Chapter 34

825 40 8
                                    

Merrte here pas here fryme thelle dhe mbante shtrenguar fort trupin e saj pas te tijit, ishte kaq e lumtur te flinte serish pas kaq kohesh e mbeshtjelle nga ato krahe...

-Bonbone je mire? -pyeti Krisi me nje ze te mire kontrolluar por me nuanca shqetesimi qe ishin lehtesisht te dallueshme e sidomos prej saj.

-S'kam qene ndonjehere me mire se kaq! -iu kthye tejet e buzeqeshur tjetra.

-Ke ndonje dhimbje... frymemarrja jote e renduar... je mire vertet? -kishte filluar te behej edhe paranojak dhe degjonte e shikonte me i vemendshem se kurre cdo reagim te sajin.

-Nuk po ngop dot mushkerite me aromen tende, -iu pergjigj serisht qete e ai buzeqeshi.

-Me fal thjeshte... -e kuptonte qe tek ajo here pas here sillnin bezdi gjithe keto pyetje edhe pse ajo asnjehere nuk e jepte veten.

-Eja me perqafo serisht, -kerkoi me nje ze femije duke e terhequr pak per ta kthyer ne pozicionin e meparshem.

-Cfare po mendon? -u afrua prane tij dhe lehte i puthi faqen pas pak castesh.

-Hm, asgje. -genjeu.

-Ndersa un po mendoj per neser, -pranoi tjera dhe ai ktheu shikimin drejt fytyres se saj qe kete here ishte shume me prane se tijes.

-Ke frike? -ndoshta nuk do ta kishte bere ate pyetje nese do ta kishte menduar vetem pak fare me shume, por ai s'mendoi aspak thjeshte e mendoi me ze te larte.

-Nuk e di ne fakt nese kam frike, thjeshte ndjeje shume gjera... dhe nuk di te dalloj ne eshte edhe frika ndermjet tyre, ama ndihej cuditerisht e forte Kris nuk ta pershkruaj dot. -fliste e perhumbur tek shikonte tavanin.
Po ti... ti ke frike? -ia ktheu pyetjen dhe shikimin me pas drejt tij.

-Pak ndoshta po, -i pranoi si kurre me pare, sonte kishte nisur te kuptonte mire qe per Ermelen po edhe per te do te ishte me mire sikur te shprehnin hapur e pa doreza mendimet e ndjenjat e tyre.
-Por kam kaq besim qe do tia dalim, -shtoi serisht e ajo embelsisht i buzeqeshi.

- E ke menduar ndonjehere se ku do te ishim tani nese lajmi qe do te merrnim ate dite do te ishte shtatzeni? -theu ate heshtje qe i pushtoi per disa minuta te mira.

-Jo! -fshehu nen ate pergjigje te shkurter nje genjeshter te bardhe, tani nuk ishte momenti te flisnin per endrrat mendoi.
Por mendoi gabim, tek e fundit a nuk jane ato te bekuara endrra shpresa se nje e neserme ndryshe do te vinte, se ditet e zymtesise dikur do te mbaronin? A mund te fshihemi duke thene gjithmone per fat te keq ne njerzit te tille jemi te projektuar, si Krisi i cili zgjodhi te mos e prekte ate zone te te panjohur e te minuar me friken semos me nje fjale shperthente.

-Un e kam bere, -foli me entuziazem vajza, -mendo se tani do te ishim duke perkedhelur barkun tim... tone te fryre nga e vogla jone qe me siguri tani do te ishte duke me shkelmuar, -vendosi lehte doren mbi barkun e saj te sheshte dhe perkedheli duke mbyllur syte.
Ose... ose mumd te ishim duke u zene per emrin e saj, ose mund te ishim edhe duke vallezuar nje vals si nje cift te sapoartuarisht te dashuruar... shume te dashuruar me te voglen tone qe kercente mes nesh ne barkun tim...
Krisi vetem mbylli syte dhe lejoi lotet tinzare te dilnin qe aty, jo jo nuk i ishte druajtur reagimit te saj pak me pare, kishte pas droje ndaj reagimit qe do te dilte prej tij, e vetja e tij mire e kishte ditur se nuk ishte me aq i forte sa te duronte kete...

-Si mendon se do ta quanim nese do te ishte vajze? -ajo nga ana tjeter ishte kaq e qete tek fliste, tmerresisht ndryshe nga ai qe edhe me ajer nuk po mbushej dot.

-Se di... -kete vertete nuk e dinte kaq shume nuk kishte menduar ne fakt.

-Un e di, me siguri do ta quaja... hmm Soleil, te pelqen? -ktheu koken drejt tij e ai tundi koken ne pohim.
E di kuptimin? -pyeti serisht dhe tjetri tundi koken ne mohim.
Do te thote drite, dielle... eshte shprese... nje femi eshte shprese eshte bekim e per ne do te ishte dielle, ndricues ditesh te zymta...

-Me pelqen, -shprehu me te larte kete here dhe vajza buzeqeshi.

-Edhe mua shume!

-Vogelushe fli tani, neser do te jete dite e lodhshme per ty! -nderpreu dhe ktheu serisht ne realitet ndonese jo me qellimin qe ta nxirrte nga flluska e saj e lumturise, dhe vajza u bind rrethoi duart rreth belit te tij dhe vendosi serisht koken ne qafen e tij, kishte nevoje te ndjente qetesine ne oazin e saj te lumturise e ai i puthi lehte ballin dhe nisi ti perkeldhete kurizin ne te cilin mund ti numroje lehtesisht cdo brinje e cdo kocke qe kishte.

Mbylli syte per nje momente dhe mendoi pikerisht ate cfare ajo kishte thene pak me pare, mendoi veten duke perkedhelur e duke i folur barkut te saj te fryre nga ku here pas here do te merrte ndonje goditje... mendoi se me siguri spitalet do ti vizitonin vetem per te bere eko-t per te pare zhvillimin e vogelushes se tyre, nuk do te ishin makthi, tmerri i tyre...-shkundi koken dhe hapi syte per tiu kthyer realitetit qe dhimbte me shume shuem me shume, por ne fund zhgenjente me pak... shume me pak.

'SOLEIL' -peshperiti me vete dhe ktheu veshtrimin drejt dashurise se tij qe i frymonte fare lehte prane veshit.

-Zot te lutem me ndihmo, na ndihmo! -peshperiti duke ngritur syte drejt tavanit.
Mos mi merr te lutem! -kerkoi i deshperuar... -te voglen time, shpresen, te ardhmen, mos ma merr, dua... dua nje Soleil, dua nje dielle pas kesaj zymtie, dua shprese, bekim. Zot te lutem me ndihmo! -kerkoi serisht dhe mbylli lehte syte me qellimin per te fjetur ama pa i shpetuar imazhit te se ardhes qe ajo kishte krijuar, kishte qene kaq prane e me pas larg... shume larg.

Besoj se per pak pjese historia do te mbyllet, do te perpiqem te bej update me shpesh.
Faleminderit qe e ndiqni historine!
Xhan-xhan nga un.❤

Mos më lësho!!!Where stories live. Discover now