NJE SOZI E RREZIKSHME 😈😣

65 12 48
                                    

Kur nuk je e sigurt kujt ti besosh, ti degjon rrahjet e zemres,te cilat si besove me pare..

Ti dyshove te zemra, por e kuptove shume von.
U genjeve  nga nje sozi dhe thjesht e bindje veten qe ishte ai...
Kishe frike te pranoje ,ndaj e mohove zemren, por me nje cmim te madhe....

Por tani me shume se kurr duhet te zgjedhesh te kthehesh perseri ne ferrin e realitetit sesa te mohosh gjithcka duke u strukur ne parajsen e rreme..

Vazhdojme....😍

Tashme kane kaluar rreth 3 dite qe kur gjetem Oliverin,por perseri e kam ndjesin e larget me te.
Ai eshte sikurse e mbaja mend, por sjellja e tij ka ndryshuar shume.

Menyra si me sheh gjate gjithe kohes eshte pak te thuash e fiksuar.
Duket sikur gjithcka rreth tij eshte e pavlere, perfshire dhe jeta.
Here-here humbas ne syte dhe perpiqem te gjej Olin e dikurshem, por pa asnje rezultat, perseri perball te njejtet sy boshe.

Ja dal duke e bindur veten se njerzit ndryshojne, madje dhe Xharsoni kete me tha" thjesht ka ndryshuar, asgje me shume " ,por a ndryshon ndonjeher Oliveri???

Hapa syte e rraskapitur dhe ktheva koken nga ana tjeter e krevatit. U tmerrova kur se pash Argosin pran meje, plus dhe makthet qe kam pare keto dite nuk po me bejne te llogjikoje me.

Dola me vrap nga dhoma duke therritur pa pushim. Ishte pak te thuash sa frike kisha.
Po vrapoja nga te me conin kembet, derisa perplasem me silueten e dikujt.

- Amisa, cfare ka ndodhur?- me pyeti konfuz Argiti kur pa gjendjen time.

- Argit...ku eshte Argosi?- i thash une duke qare.

- Qetesohu Amisa, ai doli pak, tani kthehet, vetem ti...- po thoshte Argiti, por une mora vrapin nga dera sa u shkeputa prej tij.

Sapo hodha pragun e deres, perball meje ishte Argosi me nje qesk ne dore.
Nuk e di nese po qaja nga lumturia qe ai ishte mire, apo nga frika qe kisha, nese ato endrra dilnin te verteta.

- Argos!!! Ku ishe e mori djalli, pse nuk lajmerove!- i berrtita une dhe kur ngrita koken ,ai kishte shtangur.

- Amisa..por ti po qan!- me tha ai duke mermeritur dhe sa do me perqafonte, trupi im levizi instiktivisht large tij. Dukej sikur dicka po me largonte nga Argosi...ose ate prej meje.

- Me fal Amisa, por meqe sot do kthehet Xhozefi, mendova te blija nje torte per te gjithe!- tha ai dhe uli krahet njesh me trupin.

Nuk duhej te isha sjelle keq me te, por zemra dhe mendja me ishin bllokuar nga frika per nje moment.
I vendosa doren ne faqen e djathte dhe e gjuajta lehte ne fytyre.

- Kam frike te humbas perseri dhe nje tjeter ne jete, nuk dua te perjetoje me ate dhimbje, as me ty dhe as me kedo tjeter ne kete shtepi!- i thash dhe u largova me vrap drejte dhomes.

- Amisa...pse e the ate fjalin te dera, cfare te shqeteson kaq shume!- degjova zerin e Argitit pas meje.

- Asgje, Argit, thjesht dua te rri vetem!

- Perseri ajo enderr Amisa, qe kur erdhi Oliveri, ti po sheh te njejten enderr, ngrihesh qe me nate dhe kontrollon cdo cep te viles!

- Nuk e di Argit, Sapo mendoje se do fle e qete shoh sikur jemi te gjithe ne sallon dhe ju po qani....kthej koken ngado dhe jane te gjithe, pervec Argosit....me pas ngjitem ne dhome per ta kerkuar, por sapo e gjej ai fillon...zhduket, vrapoje drejte tij..kur nje dore me mberthen dhe sado perpiqem si iki dot ....vetem shoh ate teksa zhduket!- tregova une dhe lotet me binin varge ne fytyre dhe perplaseshin ne dyshemen e dhomes.

SYTE E DETIT 🌸 vazhdimi nga pjesa 43.✅Where stories live. Discover now