DERISA TE MARR PERSERI. 💔💞

38 7 40
                                    

Kur ke humbur gjithcka qe e doje me zemer, tani thjesht strukesh ne erresiren ku vet u fute.

Tani je thjesht nje zoge, krahet e te cilit u prene pa meshire nga jeta.
Cfare do besh tani zogu im, do perpiqesh te ngrihesh perseri, apo do  presesh e do shikosh se si do te kaloje jeta...

Nderkoh qe ti po prete e pashprese, dikush tjeter po mallkon veten qe s'te mbrojti dot, edhe pse premtoje...

Por cfare eshte nje premtim???

Vazhdojme....

Hapa syte e lodhur dhe pash perreth.
Gjithcka dija ishte se nuk ndodhesha ne vile.
U perpoqa te ndrihesha, por nje dore me kishte bllokuar. Ktheva koken nga ana tjeter e krevatit dhe u shtanga nga personi perball.
Viktori po flinte i pashqetesuar krahe meje.
Leviza disa centimetra dhe mora ne dore pistoleten mbi komodinen e vogel.

Nuk e mendova gjate dhe ia drejtova Viktorit, i cili ende po flinte i qete.
U perpoqa shume here ta terhiqja kembezen, por nje ndjesi e cuditshme me bllokonte trupin sapo e shikoja.

Edhe pse ai nuk ishte Oliveri....perseri ai i ngjante kaq shume.
Nese une e vrisja tani...gjithcka do te rregullohej, te gjithe do shpetonin, por une vall...si mund te vrisja sozin e njeriut qe adhuroja me shume.

Viktori nuk ishte Oliveri, por perseri gjaku i Oliverit rridhte ne trupin e Viktorit.

Pa e menduar dy here, hodha pistoleten qe kisha ne dore dhe po mallkoja veten, qe kisha nje dobesi dhe qe dobesia ime ishte fytyra qe kisha perball.

- E dija qe nuk mund te me vrisje, ndaj e lash atje pistoleten!- degjova zerin e Viktorit pas meje dhe sa u ktheva, perballa ate buzeqeshje te vetkenaqur.

- Ti...si guxon!- berrtita une dhe sa do hidhesha nga shtrati te merrja pistoleten ne dysheme, nje dore me mbertheu dhe me vendosi poshte tij.

- E shikon,  ti me do mua vogelushe, ti se do Oliverin, ti me do mua!- tha ai duke mu afruar gjithmon e me shume.

- Cfare je duke thene...ti ti je i cmendur, e vetmja arsye se pse nuk te vrava ishte...ishte se ti i ngjan aq shume atij. - i ulerita une duke u perpjekur ta largoja prej vetes, por ishte e kot... tani nuk isha me Amisa e dikurshme.
Humbja e Argosit dhe e Xharsonit, rrembimi i Henes..ishin nje goditje e forte per shpirtin tim.

- Ti..ti dashuron vetem Oliverin...por ke per ta pare qe kur te jemi vetem ne te dy..kur mos te jete askush tjeter vec meje ne jeten tende, ateher do me duash vetem mua.

- Une se dashuroja Oliverin...ai per mua ishte idhulli im, mesuesi te cilin une adhuroja, Oliveri me donte mua si nxenesen e tij, isha vetem bosja e tij...por ti...- po thoja une kur nje dore u vendos sikur gojes sime dhe nuk po me lejonte te flisja.

- Ti nuk e dije...se ai te donte ty ...ishe thjesht nje femije ateher, por tani...tani nuk po te shoh me si nje cmim, si nje trofe une te....- po thoshte ai kur une e largova prej vetes.

- Mos guxo ta thuash ate gje.... ti kurr nuk do te duash ndokend,  Oliveri e meritonte dashurine time...por ti...ti s'do ta kesh kurr!- thash une me lotet varge ne fytyre. Tashme zemra ime nuk mund te duronte me.

- Ne rregull ateher vogelushe, por te jap fjalen se nje dite do te jesh vetem e imja, kam vite qe kam dashur te te kem dhe tani qe me ne fund je e imja, nuk te le me!- tha ai dhe pasi me perkedheli lehte floket, u largua duke mbyllur deren pas tij.

Kurse une...tashme nuk besoja me asgje. Thjesht po qaja, derisa te me zinte gjumi ngadal.

- Pse dreqin vella?Pse duhet te te doje ty ajo?- u degjua  e berrtitura e Viktorit nga nje dhome e erret.

SYTE E DETIT 🌸 vazhdimi nga pjesa 43.✅Where stories live. Discover now