Tashme qe ti ke humbur dhe te vetmen drite, qe kurr nuk te linte te humbisje ne erresire, por ia dilte te ndriconte sa drita e nje qiriri, trupin dhe hapat e tua...
Sado pak ia dilte te te bente te shikoje ate dritez te vogel, ne mes te nje erresire te pafund.
Por tani qe arsyeja pse ti mbroje si engjell, dhe vrisje si djall, nuk eshte me aty per te te kujtuar kush je...ti behesh nje tjeter njeri....Tani nuk je me nje engjell, nuk je as nje djall...por me thuaj cfare je ti ,ndoshta nje hije, apo mos vall thjesht nje guask bosh, qe se di ku e ka shpirtin e saj... ate shpirte qe mund ta gjeje vetem ne mes te nje lufte te sapo filluar...
Vazhdojme....
Hapa syte me veshtirsi dhe u ngrita ngadal nga shtrati.
Trupi me dhimbte si mos me keq, por perseri ne mendje kisha vetem motren time.Ula syte dhe nga te dyja anet e shtratit ishin Argiti dhe Dajani qe po flinin pran meje.
Rrotullova syte dhe e gjeta veten ne dhomen time, por shtepia kishte rene ne nje heshtje varri, sikur askush vec ne te tre nuk ishte.U ngrita nga shtrati dhe u afrova pran dritares. Ula syte nga kopeshti dhe kishte vetem roje te cilet kontrollonin sa nga nje cep ne tjetrin.
E perhumbur nga ajo drite e vaket mengjesi dhe e keputur si kurr me pare, u ktheva nga pasqyra dhe shtanga nga pamja qe mu perplase si nje stuhi ne syte e mi te kuqur nga lotet.Tani e vetmja pergjigje qe kerkoja ne cdo cep te asaj pasqyre, ishte se ku shkoje Amisa e dikurshme.
Amisa me syte e bukur blu si deti i pafund, jo kjo me sy te pergjumur, ku nuk duket as me e vogla drite, vetem nje dete i zi dhe boll.
Ku eshte ajo me lekure te bardhe dhe nje fytyre engjellore, qe te falte vetem ngrohtesi, jo kjo me nje lekure te zbehte dhe fytyren qe sot nuk shpreh asgje, vec disa vijave te kuqe nga lotet.
Po ajo buzeqeshje vall ,ku eshte, pse u zvendesua nga ato buze te thata, qe duken sikur s'do harkohen kurr si me pare...Me doren e zbehte prekja pasqyrimin tim, sikur te doja ta zhdukja nga syte e mi...por ishte e kot, sa me shume e shikoja aq me shume me trembte...heh ironike apo jo, te trembesh nga vetja jote..nga fantazma qe ke perball, te cilen e beri vet jeta keshtu..
- Amisa..u zgjove?- degjova zerin e Argitit pas meje.
- Nuk e di...- iu pergjigja me te njejtin ton te ashper dhe pa ndjenja, kur ndjeva krahet e tij qe me rrethuan pa thene asnje fjale.
Qendrova pak ne heshtje e mberthyer ne perqafimin e tij, derisa vendosa te flisja.
- Si ka mundesi...si ka mundesi qe ti nuk ke frike nga une?- e pyeta Argitin pa e kthyer fytyren nga ai.
- E si mund te kem une frike nga i vetmi njeri qe dua me shume se veten time...ndoshta ky njeri aq i cmuar per mua, nuk do me doje, por perseri une kurr s'do heq dore prej saj!
- Po tani qe ky njeri, u shkatrrua per gjithe jeten?
- Ateher une do ta sheroje perseri ate!- tha ai dhe me shtrengoje me forte pran vetes, sikur te kishte frike mos me humbiste.
- Amisa...je me mire sot?- me pyeti Dajani sapo u ngrite nga gjumi.
Nuk ktheva pergjigje, por vetem tunda koken, edhe pse dukej qarte se si isha une.
- Ku jane te tjeret?- i pyeta une te dy dhe u largova nga perqafimi i Argitit.
- Ata jane te shtepia jone ne nje fshate ketu pran...nuk donin ti rrezikonim dhe te tjeret!- mu pergjigje qete Dajani.
- Mire bete, tani dua te shoh pak perreth!- i thash une atyre dhe dola me ngadal nga dhoma.
Kudo neper shtepi nuk degjohej zeri i askujt....
Kur para disa javesh ne sallon degjoheshin te qeshurat e femijeve, tani asgje tjeter pervec jehones te ardhur nga era. Kur me pare kuzhina ishte e mbushur me gatimet e mamit, tani nuk ka mbetur asgje vetem nje shishe uji.
Neper shtepi era e alkoolit te pijaneceve, qe te bente gjithmon te mbyllje hundet ,sot nuk ndjeje asgje vec nje arome te lehte e plumbave te barutit.
Po atje ku degjoheshin zenkat e Zhulis, Edeses dhe Nadias, tani ka pllakosur heshtja dhe si te mos mjaftonte gjithmon do shikoja babin duke shfletuar gazetat, Dajanin duke pare nga laptopi dhe Xhozefi perseri me ato ngacmimet e castit, qe me benin ta vrisja, tani me mungojne aq shume.
Diku neper shtepi nuk do mungonin as zenkat e Argosit dhe Argitit, qe te benin gjithmon te qeshje ,sot ate ze e ka ndaluar vdekja...
YOU ARE READING
SYTE E DETIT 🌸 vazhdimi nga pjesa 43.✅
ActionPer arsye se kam harruar pasuordin kete liber do ta vazhdoje ketu nga pjesa ku mbeti. Librin Syte e DETIT nga pjesa e pare deri te 43 e keni te lista ime e leximit. . E di qe eshte pak e ngatrruar, por me vjen keq.