PSE JE TI?😢😈

51 10 56
                                    

Tashme qe asgje nuk ka me kuptim per ty, ti fle...fle derisa te harrosh kohen, jeten dhe fatin,i cili te solli deri ketu.

Por nje dite ti do te zgjohesh dhe do perpiqesh te mbyllen plagen e hapur nga kjo bote mizore, ti do perpiqesh te sherohesh ngadal duke harruar, duke e fshehur dhimbjen thelle ne zemer, por vall do ia dalesh...

Kur mendon se mjafte ke vuajtur per tani, se bolle ke humbur, fati ka tjeter plan...pasi ai do zbuloje duart e fshehura ne erresiren e gjithe atyre viteve.

Vall do duash qe te marresh hak per cdo lot te derdhur, kur te zbulohet se dora qe te shkaterronte vit pas viti ,ishte dora qe te fshinte lotet dhe te kuptonte me mire se ti veten tende...

Vazhdojme...😖

U zgjova e lodhur dhe e vetmja gje qe kisha ne mendje ishte Argosi. Lotet e kishin lagur jastekun e bardhe gjate gjithe nates dhe ende nuk kishin ndaluar edhe pse mengjes.
Syte me ishin kuqur nga lotet...doja te qaja, te ulerisja me ze, por nuk me dilte asnje tingull nga goja, vetem lotet nga syte.

Leviza pak nga shtrati, kur ktheva koken pash Xharsonin te cilin e kishte zene gjumi ne nje kolltuk ne ane te shtratit.
Ula ngadal koken dhe pash doren e tij mbi doren time.

E hoqa ngadal doren qe mos ta zgjoja dhe shkova perball pasqyres.
Si isha katandisur ashtu vall? Kjo fytyre qe deri dje ishte aq e lumtur, dhe rrezatonte buzeqeshje, vetem per nje moment u be si nje lule e vyshkur nga jeta. Atje kur dikur ekzistonte buzeqeshja, sot ka vetem lot, atje ku fytyra bardhoshe i jepte nje gjalleri te rralle, tani kane mbetur vetem gjurmet e kuqe ne faqe te lene nga lotet dhe ajo lekure e zbehte e ka humbur bukurine e pare, tani ngjan si nje e vdekur mes te gjalleve.
E cfare tjeter mund te prisje nga dikush qe gjithmon ka vuajtur....por qe qendronte e forte...deri dje te pakten.

- Je me mire tani vogelushe?- degjova zerin e pergjumur te Xharsonit pas meje.

Nuk i fola, vetem ktheva koken drejte tij dhe po e shikoja me te njejtet sy bosh dhe pajete qe po shikoja dhe veten ne pasqyre.

Nuk doja ta shikoja ne ate menyre, nuk doja qe ne vend te nje buzeqeshje te embel ti dhuroja ate shprehi te zymte...doja aq shume ti buzeqeshja, por nuk mundem...nuk me lejonte zemra ime e pervuajtur.

- Mos me shiko ashtu, mos me le te shikoje ate fytyre te embel, teksa venitet.

- Me vjen keq Xharson ,por tashme nuk mundem me..nuk kam arsye te jem perseri e lumtur!- i thash une pa e larguar vemendjen nga syte e tij, nga dhimbja qe pasqyronte kur me shikonte ashtu.

- Do te jesh perseri e lumtur, te premtoje Amisa!

- Mos premto, dhe une i premtova Argosit se do ta mbroja...por shiko tani!

- Me fal qe po ta theme kete Xharson,por kur disa njerez jane bekuar te kene gjithcka, disa tjere jane mallkuar ti humbasin pak nga pak, derisa te mbeten vetem...dhe per ironi te fatit nuk arrin ti mbrojne sado te forte te jene. - i thash une dhe fillova te qaja ne heshtje.

- Amisa...te lutem..

- Me lere vetem, dua vetem te qaje e qete, nese nuk mund te harroje, te pakten me lere ta vuaj e vetme fatin tim.

E dija qe ai ishte i vetmi person qe me kuptonte me shume se veten, dhe kisha te drejte.
U largua ngadal nga dhoma duke me lene te jem perseri e qete te vuaj pa friken se dikush tjeter do ti perjetoje vuajtjet e mia.
**************
- Argit ,mos u shqeteso, do ta gjejme Amisen!- tha Dajani sapo hyri ne zyre me te tjeret.

- Eshte faji im...une duhet ti kisha shkuar pas!

- Argit, he tani, ajo eshte Amisa..s'ka njeri me te forte se ajo!- tha gjithe krenari Leni, edhe pse brenda ishte me i shqetesuar.

SYTE E DETIT 🌸 vazhdimi nga pjesa 43.✅Where stories live. Discover now