Author's note: Jam super e lumtur qe historia ime ka terhequr disa njerez. Thanks to everyone who kept reading, especially to those who supported me with votes and comments ily💙 do thoni pse gjys shqip gjys anglisht well nuk me vijne fjalet se jam shuume e lumtur 😃.
💭💭💭
Kur nuk me ktheu pergjigje fillova ta shkelmoja dhe ta gjuaja me grushta me gjithe fuqine, por ai nuk po reagonte.
Ngjiti shkallet dhe kaloi korridorin per tek dhoma ku u
zgjova ne fillim. E kuptova se ishte e kote te luftoja. Hapi deren dhe e mbylli me kembe.Me leshoi butesisht ne shtrat dhe u shtri prane meje. Ngriti carcafin e holle dhe me mbuloi, pastaj kaloi doren rreth belit tim. Njeri i cuditshem!
Me terhoqi me prane kraharorit te tij dhe me peshperiti ne vesh,-Sot me lodhe, embelsire. Te mos perseritet me,-perpara se te me puthte lehte ne qafe.
Frymemarrja e tij e nxehte binte ne shpinen time te zbuluar nga fustani qe kisha veshur. Kur ajo u be ritmike kuptova se e kishte zene gjumi.
Fillova te studioja te gjitha mundesite e mia. Me dritaren nuk ia vlente me te perpiqesha, por...dera! Deren nuk e kishte kycur.
Po si do te dilja jashte? Me siguri do te kishte nje menyre. Do gjeja dicka! Po, duhet ta provoja patjeter.
Mendova te prisja edhe disa minuta te tjera, sa per te qene me e sigurt...po sa? Pese minuta m'u duken mjaftueshem.
Jam gati te betohem qe ato pese minuta ishin me te gjatat e gjithe jetes sime. Dukej sikur ora ne komodine kishte ngecur dhe nuk punonte me fare.
Akrepat po leviznin kaq ngadale, dukej sikur e benin per inatin tim.Pese minutat e uruara kaluan me ne fund dhe une u bera gati te ngrihesha.
Po ta beja shpejt, do ta zgjoja. Por edhe nese do ta beja shume ngadale, krevati do bente me siguri ndonje zhurme. Duhet te tregoja shume kujdes.
U perpoqa te ngrihesha, por ndjeva dicka qe me pengonte. Ula syte dhe pashe doren e Adamit mbi stomakun tim. Dreq! Mora fryme thelle dhe e kapa.
Me shume kujdes e largova nga stomaku im dhe e leshova bute mbi shtrat. Psheretiva e cliruar kur pashe qe Adami ishte ende ne gjume. U ngrita nga shtrati dhe, ne maje te gishtave, eca drejt deres.
Dora ime u shtrengua rreth dorezes teksa ktheva edhe njehere koken per t'u siguruar qe ai po flinte. E ula me ngadale dhe u drodha kur dera beri nje zhurme si kuisje.
Kafshova buzen dhe u ktheva e trembur nga Adami. Tha dicka te pakuptueshme neper gjume. U rrotullua, duke me kthyer shpinen, por nuk u zgjua.
Mora fryme e lehtesuar, para se te dilja nga dhoma. Deren nuk e perplasa, sepse kisha frike. Kalova korridorin e gjate dhe zbrita nje nga nje shkallet.
A thua te kishte sherbetore? Nese po, a ishin zgjuar?
Eca e trembur pergjate sallonit dhe drejt deres se jashtme. Ishte e blinduar dhe, domosdoshmerisht, e kycur.
Ku mund te ishte celesi. Asnje vend nuk po me vinte ne mendje.
"Atehere, nese do isha nja psikopat i fiksuar, ku do ta lija celesin rezerve te deres kryesore?"-thashe me vete.
Rrotullohesha kot me kot neper dhome, pa e ditur se c'po beja. Pastaj shkova ne kuzhine. Hapa nje nga nje raftet dhe sirtaret, por nuk gjeta asgje prej gjeje.
"Zyra!"-mendova.
Sigurisht.
U ktheva ne sallon dhe, pas nje korridori te shkurter, u gjenda perpara nje dere te zeze. E shtyva dhe hyra brenda. Pashe rreth e rrotull.
Zyra e tij ishte e stermadhe. Mbi tavolinen e drurit ndodhej nje kompjuter dhe nje pirg dokumentash. Rafti me libra, dosje dhe letra te grupuara zinte nje faqe muri.
Kerkova ne tre sirtaret e tavolines, duke bere lemsh cdogje qe ndodhej aty brenda. Rremova me kot neper rafte, duke hedhur ne toke dosjet e trasha dhe librat e medhenj qe me pengonin.
Kur isha gati per te hequr dore, syri me kapi nje tabele te varur ne mur, si ato qe hasen rendom neper zyra. Ishte mbuluar e gjitha me letra dhe shenime.
Fillova te lexoja secilen prej tyre, por nuk gjeta ndonje gje qe mund te me ndihmonte. Pashe nje foto te Adamit. Dukej shume me i vogel. Syte i qeshnin dhe dukej shume i gezuar. I kishte hedhur krahun dikujt, por pjesa tjeter e fotografise ishte e grisur.
Kalova gishtin mendueshem mbi te. E ngrita. Poshte fotos, i varur ne nje grep te vogel, ishte nje celes. Sa origjinale!
E rrembeva pa u menduar dy here. Kembet e mia donin kaq shume te vraponin jashte ketij ferri, por u permbajtja. Dola nga zyra. Kalova sallonin dhe arrita perpara deres se jashtme.
Zemra me rrihte si e cmendur nga adrenalina. Nese ai psikopati mendonte se mund te me mbante ketu, e kishte shume gabim. Do te largohesha dhe nuk do e shihja me kurre fytyren e tij.
Buzeqesha me idene e lirise se rigjetur. Liri qe e kisha humbur vetem para pak oresh.
Mora fryme thelle dhe, me zemren qe me rrihte si e cmendur, e futa celesin ne brave.
• • •
Po kjo si ju duk? Nese mendoni qe duhet te ndryshoj dicka ju lutem me thoni 💚 vote & comment if u like it 💜 e di qe gjerat po ecin pak shpejt po nuk dua te jete shume i gjate si liber 💛 shohim e bejme 💕 meqe ra fjala si thoni qe do mbaroje ndeshja???
YOU ARE READING
Kidnapped To Be His//Shqip
Mystery / ThrillerKtheva kokën dhe e vështrova me pikëpyetje. Instiktivisht ngrita një vetull. -E di që je shumë seksi kur e bën atë,-pëshperiti në mënyrë seduktive duke u afruar akoma më shumë. Tashmë frymëmarrja e tij ritmike më binte në buzë. Vetëm disa centimetra...