Kapitulli 1-Gjyshja

3.9K 158 75
                                    

Paralajmërim: Ky libër është shkruar kur isha shumë e vogël, pra nuk ka gramatikën më të mirë dhe stilin më të këndshëm, po përsëri është i bukur. Nuk do ta ndryshoj, sepse dua të kem një kujtim të stilit tim atëhere dhe progresit që kam bërë. Lexohet kollaj brenda një ore. Lexim të mbarë 💜

Nisi si nje dite normale. U ngrita me pertesen e zakonshme te se henes ne mengjes. Nuk me behej te largohesha nga ngrohtesia e shtratit. Sapo kembet e mia preken pllakat e ftohta te dyshemese, nje drithme me pershkoi te tere trupin.

Pasi lava fytyren, mendova se cdo te vishja. Kerkova ne rremujen e dollapit tim, derisa zgjodha nje pale xhinse te grisura dhe nje bluze te zeze me mbishkrimin 'Today has been canceled" dhe mbrapa, "Go back to sleep".

Sa ironike eshte jeta!

Luftova me kapaket e syve qe t'i mbaja hapur gjate gjithe kohes qe po vishesha. Dola para pasqyres dhe veshtrova me inat floket e mi te pabindur. Ishin kudo!

Nuk kisha ndermend te krihesha, keshtu qe i lidha ne nje topuz te crregullt...e ne fund te fundit c'rendesi kishte si dukesha kur thjesht po shkoja ne shkolle?

Nejse...hodha canten ne kurriz dhe u terhoqa zvarre deri ne kuzhine. Gjyshja ishte ulur ne divan dhe po lexonte me vemendje filxhanin e kafes qe kishte ne dore.

Une dhe vellai im jetonim me te, qe pas aksidentit fatal qe i mori jeten te dy prinderve tane, shtate vite me pare. Parate nuk kane qene asnjehere problem, sepse na kishin lene shume...por dhimbja ne zemrat tona ishte e pasherueshme.

Vellai im, Xheremi, sapo kishte hyre ne klase te nente. Ziheshim gjithe kohen, sepse karakteri i tij ishte i hedhur dhe i paqendrueshem. Ashtu si i imi. Perseri e doja shume. Ishte e gjithe bota per mua.

-Xheremi doli?-pyeta gjyshen.

Ajo ngriti koken dhe me veshtroi me dashuri.

-Po,-u pergjigj,- doli pak me pare.

-Ne rregull,-i thashe dhe u zgjata per te puthur faqen e saj te bute,-po shkoj edhe une se u bera vone.

-Po fut nje gje ne goje, moj bije,-mu lut,-te te pergatis dicka shpejt e shpejt?

-Nuk kam uri,-ia ktheva me nxitim.

Ja nje genjeshter. Po nuk thote kot populli, fillimi i mbare, gjysma e punes!

Pershendeta me dore gjyshen dhe u drejtova nga dera. Sapo bera ta hap, ajo me thirri.

-Nina!

U ktheva.

-Po?

-Te lutem, ki kujdes sot,-me tha me nje ze lutes,-sikur nuk me ka rene mire filxhani.

Rrotullova syte dhe qesha.

-Gjyshe!

Por veshtrimi i shqetesuar nuk iu shkeput nga fytyra.

-Me premton?-me pyeti.

-Te premtoj.-iu pergjigja.

Edhe nje genjeshter tjeter. Rekord i ri...dy genjeshtra brenda 5 minutash.

Jane pikerisht keto genjeshtrat e bardha, ne dukje te pafajshme, qe mblidhen dhe eventualisht te ngecin ne fyt.

💭💭💭

Hapa deren e pallatit dhe dola jashte. Frynte nje ere e lehte dhe u pendova pak qe nuk vesha dicka siper.

Nxora celularin nga xhepi dhe kufjet nga canta. I ngjesha ne vesh. Muzika me bente gjithmone te ndihesha me mire. Duket sikur me te vendosur kufjet e gjithe bota rreth teje ndalet dhe cdo gje eshte me e lehte.

Me ne fund u nisa per ne burg. Prit, zhgarravite ate. Doja te thoja per ne shkolle. Ndihesha e lodhur, pa nisur akoma diten. U kujtova qe oren e pare kisha histori. Shkelqyer! Te pakten te beja nje ore gjume.

Kur hyra ne klase zilja kishte rene.

"Ndjese per vonesen."-thashe kalimthi.

Eca drejt vendit tim, qe ndodhej ne fund, afer dritares, dhe leshova canten mbi bange. Nxora librin e historise, e hapa ne faqen ku e kishim lene heren e fundit, u mbeshteta me duar siper tij dhe me zuri gjumi.

Fjeta derisa mbaroi ora. Pjesa tjeter e dites kaloi shume me shpejt. Kur erdhi ora e fundit isha duke numeruar minutat derisa te binte zilja qe sinjalizonte perfundimin e mesimit.

Kur tingulli i saj cjerre kumboi ne klase te gjithe nxenesit u ngriten me zhurme. Disa diskutonin me njeri-tjetrin, kurse te tjere nxitonin te dilnin sa me shpejt. Grup me kalamaj, ja cfare ishin!

Mora canten dhe dola. Qielli ishte me i vrenjtur se ne mengjes. Era nuk kishte pushuar.

Nuk mund te shkoja ne shtepi...ende jo. Kisha nevoje te qetesohesha. Mora rrugen per nga parku i qytetit.
Buze liqenit te vogel ndodhej nje stol. Me pelqente shume te shkoja atje pas mesimit, sepse nuk me shqetesonte asnjeri dhe mund te pikturoja e qete. Shume pak njerez kalonin nga ajo ane e parkut dhe stoli ishte zakonisht bosh.

U ula dhe nxora bllokun nga canta. Shfletova faqet derisa arrita tek vizatimi qe kisha filluar para pak ditesh. Mora lapsin dhe fillova te skicoj.

💭💭💭

As vete nuk e kuptoja se si kalonin oret. Isha kaq e perqendruar tek vizatimi im, sa kisha humbur komplet sensin e kohes. Dielli nisi te perendonte dhe parku dalengadale po zbrazej. Edhe une po behesha gati per te shkuar ne shtepi.

Degjova hapa. Ne fillim i shperfilla, por, teksa hapat sa vinte e beheshin me te afert, me hyri frika. Dikush ishte pas meje. Mund t'i degjoja frymemarrjen. Bera te kthehesha por dy duar me mberthyen. Luftova qe te clirohesha nga ai shtrengim i fuqishem teksa fytyra ime u mbulua nga nje rrobe me ere te rende.

Kloroform... E dija mire perse sherbente, prandaj u perpoqa sa te mundja te mos merrja fryme dhe te qendroja zgjuar, por qepallat mu renduan. Krejt papritur cdogje u be e zeze.

• • •

Hejjj💕💕💕...ky eshte libri im i pare shqip. Nese gjeni ndonje gabim qe me ka shpetuar ju lutem me tregoni. Keshillat dhe kritikat jane te mirepritura. Hidhini nje sy historive te tjera nese mundeni💚

Kidnapped To Be His//ShqipOnde histórias criam vida. Descubra agora