Hapa syte. Koka me dhimbte tmerresisht shume. Veshtrova rreth e rrotull. Gjendesha ne nje dhome te madhe me dekor klasik.
Muret ishin te kuqerremta dhe shkonin me se miri me orendite e gdhendura. Ne tavan ndodhej nje shandan i madh.Tek kembet e krevatit ku isha shtrire ndodhej nje fustan i zi, i shkurter, si dhe nje pale kepuce me taka.
U perpoqa te kujtoja se cfare me kishte ndodhur. Gjeja e fundit qe mbaja mend...isha ne park, degjova hapa dhe...mos me kishin rrembyer? Kjo duhet te ishte.
Kisha lexuar libra qe flisnin per vajza qe rrembeheshin dhe zgjoheshin ne nje dhome te erret, e me pas binin ne dashuri me rrembyesit e tyre. Brrockulla!
Por kjo s'kishte per te ndodhur me mua.
U mundova te qendroja e qete. Duhet te mendoja shpejt.
Syte me zune nje dritare. Nxitova drejt saj. Zgjata doren ta hapja por ishte e mbyllur. Pashe jashte. Ishte nate. Hene nuk kishte, as yje. Vetem zbrazeti. Vetem erresire.
Degjova celesin te rrotullohej dhe u ktheva e tmerruar nga dera.
Ajo u hap dhe hyri nje djale. Floket i kishte te erret dhe syte te zinj shpues. Ishte shume me i gjate se une dhe trupin e kishte te formuar. Kishte veshur nje kemishe te bardhe dhe xhinse. Nuk dukej me shume se njezete vjec.
-Qenke zgjuar?-me pyeti si pa te keq.
-Kush dreqin je ti?-i bertita.
-Jam Adam,-tha qetesisht,-por ti mund te me therrasesh si te duash,-dhe me kete me shkeli syrin.
-Cfare do prej meje,-i thashe,-perse me ke sjelle ketu?
-Ti ben shume pyetje Nina,-mu pergjigj.
U habita. Nga me njihte ky person qe nuk e kisha takuar kurre me pare?
-Nga e di ti emrin tim?-e pyeta.
-Une di shume gjera per ty, Nina Sheane Blejk,-tha dhe ne buzet e tij u vizatua nje ngerdheshje.
Pra dinte emrin tim te plote? Kjo do te thoshte se mund ta dinte se ku jetoja, mund te njihte familjen time.
-Cfare kerkon nga une,-perserita,-me ler te iki!
-Vishu dhe zbrit poshte, moj miushke llafazane,-tha prere, duke bere me dore nga fustani mbi shtrat.
-Nuk kam ndermend te shkoj asgjekundi me ty!-iu pergjigja dhe e shtyva.
Ai e beri doren grusht dhe e shtrengoi fort. Syte e tij po me veshtronin koke e kembe, me nje urrejtje qe nuk e deshifroja dot.
-Pse duhet te behesh kaq e veshtire,-tani zeri i tij ishte me i larte dhe me i ashper,-te thashe te besh dicka dhe ti nuk ke pse e diskuton!
Grushti i tij goditi murin dhe une u drodha. Ftohtesia dhe egersia e ketij mashkulli te cilin kisha kaq pak caste qe e njihja filloi te me trembte disi. Por nuk do ta lija te shihte se isha e frikesuar. Asnjehere.
Adami nuk me la me kohe ti pergjigjesha, sepse doli dhe perplasi deren pas shpines.
Vrapova perseri tek dritarja. U perpoqa me te gjitha forcat ta hap, por me kot. Fillova te godisja deshperimisht siperfaqen e ftohte te xhamit.
Me ne fund u dorezova, vesha fustanin qe ndodhej mbi shtrat dhe me pas kepucet. Topuzi kishte rene. E hoqa dhe i bera floket gershet.
💭💭💭
Rrotullova dorezen e deres dhe dola nga dhoma. Kalova ne nje korridor te gjate, te tejmbushur me piktura abstrakte dhe vazo antike. Dukej si muze. Pastaj fillova te zbres shkallet.
Mendja me shkoi teke gjyshja dhe Xheremi. Kushedi sa ishin shqetesuar per mua...me siguri kishin telefonuar policine. Po. Dikush do te me shpetonte, heret a vone, do te kthehesha tek familja ime.
-Dukesh e bukur, karamele,-mendimet e mia u nderprene nga fjalet e tij.
Qendronte ne nje sallon te madh. Dekori i sallonit ndryshonte. Muret ishin ngjyre mente dhe divanet te bardha. Tapeti ishte i zi dhe perballe divaneve ndodhej nje televizor plazma, me ekranin me te madh qe kisha pare.
Ai po rrinte para televizorit me telekomanden ne dore, sikur cdogje te ishte normale.
-Ulu,-me tha, duke prekur lehte divanin prane tij.
Tingellonte me shume si urdher sesa si kerkese.
Qendrova e palzevizur ne mes te sallonit.
-Kam nevoje per shpjegime...Pse me ke sjelle ketu? Pse pikerisht mua? Cfare kerkon prej meje?
-Shohim ndonje film?-tha ai me ze krejt te qete, duke injoruar teresisht pyetjen time.
Si dreqin guxonte? Si mundtte?
-Ti me rrembeve, me solle ne shtepine tende idiote, me mbylle ne dhomen tende idiote dhe nuk i pergjigjesh asnjeres prej pyetjeve te mia. Dhe po me pyet nese dua te shoh nje film? Epo nuk dua ta shoh filmin tend te mallkuar more bastard i pafytyre! Ne rregull?-tanime zeri im ishte ngritur ne kupe te qiellit dhe trupi me dridhej. Jo me nga ankthi, as nga frika. Po dridhesha nga inati.
Ai u ngrit furishem dhe erdhi drejt meje. Dukej i inatosur. Me kapi krahun dhe me terhoqi prane vetes.
-Ja, kjo ndodh kur ju femrat trajtoheni keshtu. U mundova te jem i sjellshem me ty, u mundova te te bej te ndihesh mire, por ja cfare marr si shperblim!-zerin e kishte te larte dhe dukej shume i zhgenjyer.
-Duhet te mesosh edhe ti rregullat, se nuk behet ndryshe me ju,-vazhdoi.Me shtyu tek divani dhe me detyroi te ulem.
-Rregulli numer nje,-tha, duke me pare drejt e ne sy,-do te besh si te them une, dhe, po te duash te besh dicka, do me pyesesh mua me pare. Rregulli numer dy,-veshtrimi i tij nuk u shkeput na i imi,-do behesh vajze e mire. Nuk do mundohesh te me inatosesh. Rregulli numer tre; Nuk do provosh te arratisesh. Thyej njerin prej tyre dhe do te ndeshkohesh. Jo vetem ti, por edhe vellai yt i vogel bashke me gjyshen tende te dashur.
Sapo degjova te permendej emri i tyre kerceva perpjete.
-Mos i prek ata. Mos guxo t'u besh asgje!-bertita.
-Kush je ti qe me jep urdhra mua? Per sa kohe qe nuk me shkakton probleme, ata s'i gjen gje.
Ai zgjati doren dhe me kapi nga mjekra.
-Nuk po te ndeshkoj sot, sepse eshte nata jote e pare ketu,-tha,-por do te na duhet shume pune me ate gjuhe tende te gjate.
Pa thene asnje fjale tjeter, me ngriti ne krahe sikur te peshoja me pak se nje pupel dhe dolem nga salloni.
-Ku po me con?-bertita me sa kisha ne koke.
• • •
Hola♡...si ju duket deri tani?
Me cilin celebrity ju ngjan Adami???
Po Nina?
☆Vote☆
YOU ARE READING
Kidnapped To Be His//Shqip
Mystery / ThrillerKtheva kokën dhe e vështrova me pikëpyetje. Instiktivisht ngrita një vetull. -E di që je shumë seksi kur e bën atë,-pëshperiti në mënyrë seduktive duke u afruar akoma më shumë. Tashmë frymëmarrja e tij ritmike më binte në buzë. Vetëm disa centimetra...