Kapitulli 17- Lotet

1.5K 123 63
                                    

Author's note: E di qe jeni ne suspance dhe doni historine dhe thoni c'eshte kjo shtrige qe na ben 'author's note'..po si llapazane qe jam s'kam c'bej.. thjesht doja t'ia dedikoja kete kapitull njerit nga ju.
Menjehere me shkoi mendja tek iljena qe ka komentuar dhe votuar cdo kapitull dhe me ka mbeshtetur me mesazhe te vazhdoj te shkruaj...shume...(ka ndodhur qe edhe me ka kercenuar per te bere update😂 dhe e falenderoj disi...jo disi por e falenderoj per gjiiithe mbeshtetjen) por pastaj mendova per te gjithe lexuesit e tjere qe me mbeshtesnin dhe me frymezonin ne cdo fjale qe shkruaja...(akoma e beni) jeni shume dhe nuk ju bej dot tag nga frika se do harroj dike 😯 por dua qe gjithesecili nga ju ta dije se ju jam shuume mirenjohese ❤ jeni seriozisht te mrekullueshem 😍 edhe pse shumicen nuk i njoh ju dua vertet 😄 Thanks a million 💋

Vote 💭 Feedback 💭 Share

P.S; Sic mund ta shihni nuk kane mbetur edhe shume kapituj deri ne perfundim te librit. Per cfare duhet te shkruaj ne te ardhmen? Do i vleresoja idete/sugjerimet dhe do te te doja te kisha mbeshtetjen tuaj edhe ne projektet e mia te tjera 💙

💭💭💭

Heshtja pllakosi dhomen e vogel per disa minuta. Cdogje qe mund te degjoja ishin te rrahurat e zemres sime dhe tik-taku i ores se varur ne mur.

-Adami eshte cfare? Lidia...m'u pergjigj,-i bertita, duke humbur durimin.

Lidia psheretiu per te kushedi se saten here dhe me pa ne sy.

-Adami eshte vellai yt!-praktikisht peshtyu helm mbi mua duke thene ato fjale.

E veshtrova sikur te ishe personi me i cmendur qe kisha pare ndonjehere.

-Ve..ve....vellai im?-e pyeta gojehapur.

As kur fjalet dilnin nga goja ime nuk mund t'i besoja.

Adami ishte vellai im?

Nuk ka mundesi.

Thjesht po mundohesha te siguroja veten qe e kisha degjuar gabim.

Duhet ta kisha degjuar gabim.

Nuk ishte e mundur!

Lidia beri 'po' me koke.

-Nena jote ishte disa jave shtatzene kur u arratis qe ketu. Ne fillim, kur e kuptoi, donte te te abortonte, por ne jeten e saj u fut babai yt...burri qe ke njohur si baba... dhe e bindi te mos e bente,-me shpjegoi.

M'u zu fryma dhe fillova te dridhesha.

Isha rrembyer dhe perdhunuar nga vellai im.

Vete vellai im.

Gjak i gjakut tim...

Hapa gojen per te folur, por fjalet me kishin ngecur ne fyt. Isha e paafte per te formuar cfaredolloj fjalie.

-Nuk ka pasur asnje vajze tjeter perpara teje, cdogje ishte e sajuar. Ti nuk ishe nje zgjedhje e rastit. Perkundrazi, Adami e dinte shume mire kush ishe. Rrembimi yt ishte planifikuar. Dhe prinderit e tu...ai nuk ishte aspak aksident...

Me te degjuar te flitej per prinderit e mi, nje lemsh m'u mblodh ne stomak.

-Nu...nuk i vrau ai...apo jo?-pyeta e frikesuar.

E frikesuar nga pyetja qe bera.

E frikesuar nga pergjigjia qe do merrja.

E frikesuar nga reagimim qe do kisha ne rast se pergjigja do ishte pozitive.

Me ne fund kisha mundur te nxirrja nje fjale nga goja.

-Naten e aksidentit, ne makine nuk ishin vetem prinderit e tu,-vazhdoi.

Kidnapped To Be His//ShqipWhere stories live. Discover now