Epilog

1.9K 109 47
                                    

Pas dhjete vitesh

Po krihja floket perpara pasqyres se murit. Ai hyri nga dera e dhomes. Sapo me pa me buzeqeshi.

Eci drejt meje dhe i mbeshtolli krahet rreth belit tim, teksa une i ngulja syte reflektimit te tij perfekt ne pasqyre.

Me terhoqi me afer vetes dhe me puthi lehte ne qafe. E dinte se i kisha pike te dobet perqafimet nga pas.

-Duhet te ndalosh se qeni kaq e bukur, se do me cmendesh,-me peshperiti ne vesh, perpara se ta kafshonte butesisht.

Shijova per pak momentin, para se te ktheja koken per te hasur syte e tij.

Mbajta nje shprehje serioze per aq sa munda, pastaj shpertheva ne te qeshura.

-Pervers,-i thashe dhe i nxora gjuhen.

Buzeqeshi djallezisht dhe me shkeli syrin, para se te me rrotullonte qe ta kisha perballe.

-Si me the?-pyeti teksa kalonte majen e gjuhes mbi buzen e poshtme.

I vizatova nje spirale me gishtin tregues ne muskulin e krahut, pa ia ndare syte.

Mi rreshkiti te dyja duart nga beli ne te pasme, duke me terhqeur edhe me prane vetes.

Kolonja e tij kaq familjare me mbushi mushkerite. Ishte aroma ideale. As e forte, por as shume e lehte.

I pershtatej me se miri me karakterin.

-Pervers i vogel,-perserita me ze te ulet.

Ai u perkul dhe me puthi hunden.

Pastaj e largoi fytyren nga e imja. Veshtrova ne thellesine e syve te tij. Ishte kaq e lehte te humbisje ne to.

Qendrova disa sekonda, thjesht duke admiruar vepren e artit qe kisha perpara.

Vetulla te trasha dhe sy shprehes, qe mbanin brenda te gjithe universin.
Hunde e vockel, pak e shtypur ne maje. Buze te plota, te puthshme. Dhembe te bardhe dhe te drejte. Dy vrimeza te vockla, ne te dyja faqet, qe i formoheshin sa here qeshte.

U zgjata dhe e putha. Ndoshta thjesht per te bindur veten qe ai ishte i vertete. Qe ishte i imi.

Kalova unazen e vogel metalike qe kishte ne cepin e buzes, per te gjetur rrugen drejt gjuhes se tij.

Buzet tona u bashkuan ne nje sinkron perfekt dhe frymemarrjet na u bene nje.

Me ngriti nga toka. Ia mbeshtolla krahet rreth qafes teksa ai beri disa hapa pas.

U ul butesisht ne shtrat dhe me nje levizje te shpejte me vendosi poshte vetes.

I futi te dyja duart poshte bluzes qe kisha veshur dhe ato po eksploronin cdo centimeter te lekures sime tashme te ekspozuar.

-Endrju...-peshperita duke kaluar gishtat mes flokeve te tij te verdhe.

Ai u shkeput nga buzet e mia dhe vazhdoi te linte puthje te vogla ne te gjitha pjeset e qafes, duke psheretire lehte.

-Jo tani,-i thashe duke i puthur faqen.

Ai e largoi fytyren nga e imja dhe me hodhi nje veshtrim me ato syte e qenushit qe me shkrinin te teren.

Me blune e thelle qe me kishte vjedhur zemren. Nuk ishte si bluja e qiellit. Ngjasonte me teper me oqeanin...bluja me e bukur qe kisha pare ndonjehere.

-Pse?-me pyeti duke rrudhur vetullat ne nje menyre te lezetshme.

Perfitova nga rasti per te kercyer siper tij.

-Me duhet te vizitoj dike,-i thashe.

Me hodhi nje shikim kinse te inatosur, pastaj pohoi me koke.

Kidnapped To Be His//ShqipWhere stories live. Discover now