*Disa individe mund te bezdisen, permbajtje e skenave te papershtatshme.*
Zemra sa nuk po dilte nga kraharori.
Nga makina e kuqe doli nje djalosh i gjate biond. Fytyren e kishte te mbuluar nga qukat.-Cfare ka ndodhur?-me pyeti, duke me veshtruar i habitur.
Eci drejt meje.
Kisha nje mal me fjale per te thene dhe ato dolen te gjitha ne te njejtin moment, sepse buzet e mia ishin te paafta per te artikuluar nje fjali te sakte.
-Te lutem me ndihmo! Ti nuk e di si eshte ai...me ka lenduar...te lutem bej dicka...ai po vjen...kam nevoje per ndihme! Duhet te shkojme...nxito!
Ne kete moment e kisha kapur nga duart dhe po e terhiqja e deshperuar drejt makines se tij.
Por ai nuk levizte. Qendronte komplet i ngrire, duke injoruar lutjet e mia.
-Pse qendron si i ngrire? Cfare po ben! Duhet te me ndihmosh!!-i bertita.
Ai me ngriti ne krahe. E godita me shkelma dhe grushta, por nuk reagonte. Po ecte drejt pyllit.
-Cfare po ben? Ku po me con? Ndalo...
Fjalet e mia duket sikur nuk i hynin fare ne vesh. Vazhdonte te ecte me mua ne krahe.
Me leshoi ne toke perpara kembeve te Adamit, qe po qendronte pak hapa larg vendit ku e kisha lene.
Jo! S'mund te ishte e vertete...syte m'u mbushen me lote dhe zemra po me rrihte akoma me fort se ne fillim.
Nuk mund te ishte duke ndodhur...s'mund te ishte e vertete.
-Po c'paska qene edhe kjo Nina jote!-i tha Adamit duke qeshur.
E veshtrova me syte e zmadhuar. Po merrja fryme me veshtiresi. Qenka njeriu i tij?
Ngrita koken te shihja Adamin. Nuk po qeshte aspak. Perkundrazi, dukej i inatosur...i zhgenjyer.
-Ne rregull, Filip. Mund te shkosh,-tha qetesisht.
Mund ta kuptoja nga menyra si ishte tendosur qe gjerat nuk do shkonin mire.
Fytyra e tij nuk kishte asnje shprehje dhe ne zerin e tij nuk dallova dot asgje.
Djali nuk e beri te gjate dhe u kthye per t'u larguar.
-Prit...te lutem mos ik!-i thirra, por me kot.
Degjova motorrin e makines se tij te ndizej.
Pasi zhurma e makines nuk degjohej me, e vetmja gje qe thyente heshtjen vdekjeprurese ishte era, qe luante si te donte me deget e pemeve dhe zogjte qe ciceronin, te paperfshire ne problemet dhe telashet njerezore.
Mbeta ne toke, ne mes te pyllit, me Adamin qe nuk po bente asnje levizje.
💭💭💭
Krejt papritur me mbertheu krahun fort. E dinte qe po me lendonte. Me beri te ngrihesha ne kembe.
Veshtrova ne syte e tij. Nuk arrita te deshifroj asgje.
Filloi te ecte drejt shtepise, duke me terhequr pas vetes.
Kisha frike, me shume frike se kurre.
Nuk e dija se cfare me priste kete here.Si mund te dilja perpara makines si budallaqe? Kush tjeter, pervec njerezve te tij, mund te endej ne mes te pyllit?
Shtrengimi i tij ne krahun tim sa vinte behej me i forte. Catia e shtepise filloi te dukej dalengadale ne mes te pemeve te dendura.
Ishte e mprehte dhe e qarte. Ashtu si ndjenja e frikes, qe rrotullohej ne stomakun tim.
YOU ARE READING
Kidnapped To Be His//Shqip
Mystery / ThrillerKtheva kokën dhe e vështrova me pikëpyetje. Instiktivisht ngrita një vetull. -E di që je shumë seksi kur e bën atë,-pëshperiti në mënyrë seduktive duke u afruar akoma më shumë. Tashmë frymëmarrja e tij ritmike më binte në buzë. Vetëm disa centimetra...