Pasi Adami doli, u ngrita dhe u drejtova per nga banja qe ishte e lidhur me dhomen e tij...epo, teknikisht, me dhomen tone.
Hapa deren dhe hyra brenda. Ishte me e madhe sec mendoja. Muret ishin te veshura me pllaka te bardha, kurse dyshemeja me pllaka te zeza, me te vogla.
Kishte nje vaske, nje dollap te vogel, nje pasqyre siper lavamanit dhe nje komodine me sirtare. Dritarja e vockel ndodhej shume lart, fare prane tavanit.
Hoqa fustanin dhe u futa ne dush. Mora fryme thelle teksa uji i ngrohte rreshkiste poshte shpines sime, duke me lagur dhe freskuar te gjithe trupin.
U mundova te qetesohem dhe te pastroj mendjen. Ndenja per disa minuta me syte e mbyllur, pa levizur, pa bere asgje.
Vetem merrja fryme.
Nuk doja te dilja me.
Nuk doja te largohesha.
Por nese qendroja me teper ai do
nervozohej. Dola dhe e mbeshtolla veten me nje peshqir te ngrohte.Thava floket dhe lava dhembet me furcen e re qe Adami kishte lene per mua, para se te kthehesha ne dhome.
Te kembet e krevatit ndodhej nje tjeter fustan. Ishte nje bust i kuq i shkurter. Dreqi e marrte, ishte mesi i nentorit!
E vesha pa u menduar me shume. Dola para pasqyres se murit dhe veshtrova reflektimin tim.
Vajza qe pashe ne pasqyre nuk isha une.
E vetmja gje qe pashe ishte nje vajze e mundur, e deshperuar, qe ishte e paafte te luftonte per veten. Nje vajze e frikesuar.
Syte me shkuan tek faqja. Nje pjese e lekures ishte nxire dhe skuqur. Krahet dhe kembet me ishin mbuluar me plage dhe te gervishtura nga vrapi i mbremjes se kaluar.
"Shpirt?"-u degjua zeri i tij qe nga poshte.
💭💭💭
-Cfare te mori kaq shume kohe?-tha, teksa po me terhiqte ne preherin e tij. Ishte ulur ne tavolinen e madhe te dhomes se ngrenies.
-Me fal,-thashe me gjysem zeri.
Qeshi dhe me puthi ne faqe. Perseri qendrova e ngrire. Nuk e kuptoja dot sjelljen e tij.
-Nuk ka rendesi, tani duhet te hash dicka. Lidia, ku mbete?-thirri, teksa po kalonte gishtat neper floket e mi.
-S'ka problem, nuk jam e uritur,-thashe pa u menduar. Gishtat e tij u tendosen dhe u shtrenguan neper fijet e flokut.
Menjehere kafshova buzen, pasi kuptova gabimin qe kisha bere. Por ishte e vertete, edhe pse kisha me teper se 24 ore pa ngrene, nuk me haej.
Ne ate moment hyri ne dhome nje grua topolake ne moshe te thyer. Kishte veshur nje uniforme te zeze dhe floket e gjata i kishte kapur gershet. Ne dore mbante nje tabaka te madhe te mbuluar.
I buzeqeshi perzemersisht Adamit, kurse mua nuk m'i hodhi syte fare. Mund te them qe u mundua te shmangte komplet kontaktin.
Vendosi dy pjata omelete dhe dy gota leng portokalli ne tavoline, pastaj u kthye nga ai.
-Me therrisni nese keni nevoje per gje tjeter. Me leje?
Ai pohoi me koke dhe shkundi doren me pertese per t'i thene te largohej.
(Just so y'all can picture their food lolz 😂💛)
BINABASA MO ANG
Kidnapped To Be His//Shqip
Mystery / ThrillerKtheva kokën dhe e vështrova me pikëpyetje. Instiktivisht ngrita një vetull. -E di që je shumë seksi kur e bën atë,-pëshperiti në mënyrë seduktive duke u afruar akoma më shumë. Tashmë frymëmarrja e tij ritmike më binte në buzë. Vetëm disa centimetra...