Author's note: E zbuta Adamin...hajde me thoni qe me doni shume tani 😄😄😄😄❤❤❤ thanks for 1.52k...i srsly can't believe it 😢
Paralajmerim: ky kapitull ta shpif!P.S; me falni per ndryshimin e shpeshte te kendveshtrimeve, por me duket me e lehte, si per autoret qe pershkruajne, edhe per lexuesit qe ta kuptojne. Me thoni po gjetet gabime 💙 Dhe nuk e di kur vjen kapitulli tjeter sepse jam disi ne 'author's block' keni ndonje ide si te frymezohem???
meanwhile; vote & comment on this one and on my other chapters if you haven't already 💋
P.S.S; Sa i gjate P.S.-ja 😂😲
💭💭💭
Degjova hapa neper shkallet e drunjta. Lidia hyri ne dhome.
Veshtroi Ninen, pastaj syte e saj po me zhbironin mua.
-Urdhero bir,-me tha me zerin e saj te bute.
-Pergatit dicka per Ninen,-iu pergjigja, me shikimin ne dysheme.
Kur ngrita koken pashe qe ne fytyren e saj rrumbullake u vizatua nje buzeqeshje.
Pohoi me koke dhe doli.
💭💭💭
*Kendveshtrimi i Nines*
Sapo Lidia doli nga dhoma, ai u ngrit. Eci dhe u perkul drejt meje.
I ngjeshi buzet pas ballit tim dhe qendroi ashtu per disa sekonda.
Une mbylla syte.
Pastaj u terhoq.
-Me duhet te shkoj ne pune. Ha dhe pusho pak,-tha.
-Ne rregull,-iu pergjigja pa e veshtruar.
Ai u kthye perseri.
Me vendosi doren tek mjekra dhe ma ngriti koken deri ne nivelin ku syte tane u takuan.
Duart i kishin djersitur.
Grija ne syte e tij, disi te zmadhuar, ishte me e thelle se zakonisht. Buzet e tij te plota ishin bashkuar ne nje vije perfekte te lakuar.
-Nina, me shiko,-me tha, edhe pse po e shihja drejt e ne sy,- kujdesu per veten.
-Ne rregull,-iu pergjigja e habitur.
Ne cepin e buzes iu shfaq ajo buzeqeshja karakteristike.
Kerkoi me sy per valixhen e vogel te zeze, e gjeti te rrasur ne dysheme dhe doli nga dhoma.
E degjova te zbriste shkallet me shpejtesi para se dera kryesore te hapej dhe te mbyllej me zhurme.
💭💭💭
Pas pak Lidia hyri ne dhome me nje tabaka ne dore.
-Si ndihesh sot?-tha duke e leshuar tabakane mbi shtrat, pasi ishte ulur perballe meje.
Syte tane u ndeshen.
-Me mire,-iu pergjigja, duke i hedhur nje sy ushqimit ne tabaka. Isha vertet e uritur.
-Ha bije,-me tha Lidia e buzeqeshur.
Futa pirunin ne pjate dhe e veshtrova mendueshem.
💭💭💭
-Ka ndonje gje qe te shqeteson?-me pyeti, pasi kisha mbaruar se ngreni.
-Ne fakt, po pyesja veten...pse eshte keshtu Adami? Dua te them...kaq shume levizje humori; nje here me lendon, pastaj kujdeset per mua sikur jam gjeja me e rendesishme per te... Pse me rrembeu?-vazhdoja te flisja, duke nxjerre cdogje qe kaq shume me mungonte nga kraharori,-Perse me shkaterroi jeten? Perse me ndau nga familja ime??
ESTÁS LEYENDO
Kidnapped To Be His//Shqip
Misterio / SuspensoKtheva kokën dhe e vështrova me pikëpyetje. Instiktivisht ngrita një vetull. -E di që je shumë seksi kur e bën atë,-pëshperiti në mënyrë seduktive duke u afruar akoma më shumë. Tashmë frymëmarrja e tij ritmike më binte në buzë. Vetëm disa centimetra...