Kapitulli 6-Ndeshkimi

2K 142 53
                                    

-Me premton?-perseriti Adami.

Tunda koken ne shenje pohimi.

-Me fjale Nina, ma thuaj me fjale,-nga menyra se si u tendos kuptova qe po nervozohej perseri.

-Po, te premtoj,-i thashe me gjysem zeri.

-Qe?-me nxiti.

-Qe nuk do te perpiqem me te largohem,-vazhdova te flas.

Buzeqeshi.

-Keshtu me pelqen,-tha dhe me perkedheli floket,-por nuk do t'ia hedhesh paq me kete qe bere sot.

Nje vale frike me pushtoi. Ai po afrohej drejt meje. Pas cdo hapi te Adamit une beja nje mbrapa.

E kuptova sa kisha ecur, vetem kur shpina ime takoi siperfaqen e ftohte te murit. Ai m'u afrua dhe vendosi te dy krahet anash meje, duke me gozhduar.

Veshtrova ne syte e tij. Nuk pashe asnjelloj emocioni. Asnjelloj mesazhi. Gjithmone kam menduar se syte pasqyrojne shpirtin. Syte e tij kishin ngjyrat e stuhise, por ishin te zhveshur nga cdolloj ndjenje njerezore.

Ai u perkul drejt meje dhe zeroi distancen mes fytyrave tone. Frymemarrja me ishte renduar dhe zemra sa s'po me dilte nga vendi.

Pas nje momenti ai preku buzet e mia me te tijat. Syte tane nuk u ndane per asnje cast. Gjuha e tij po kerkonte hyrje ne buzet e mia, por une qendroja e palzevizur. Totalisht e ngrire.

Nuk mund te beja asgje. Po ta shtyja do te inatosej akoma me teper. Personi qe urreja me shume ne kete bote po me vidhte puthjen e pare dhe une nuk mund te beja asgje.

Nuk e kisha menduar asnjehere keshtu. Gjithmone kisha enderruar t'ia jepja puthjen e pare nje djali qe do e doja vertet. Nje djali qe do te hynte ngadale ne jeten time dhe do ta meritonte plotesisht ate.

Jo nje njeriu qe thuajse nuk e njihja fare. Jo ne kete menyre, jo ne keto rrethana.

Me ne fund arriti te cante rrugen mes buzeve te mia, qe ishin kycur fort me njera-tjetren, dhe shume shpejt gjuha e tij po dominonte timen.

Kur nje vajze jep puthjen e pare, duhet te ndieje dicka. Ne fakt, duhet te ndieje shume gjera. Ne mendjen e saj duhet te gershetohen shume emocione.

Por une nuk ndjeva asgje. Asgje pervec frikes dhe neverise.
Asgje pervec urrejtjes.

U ndal per t'u mbushur me fryme. Po me ngulte syte teksa merrte fryme rende. E pashe me neveri. Kur vuri re shikimin tim u ngerdhesh.

-Behu vajze e mire tani,-tha me ze te ulet, para se te afrohej per nje puthje tjeter. Kete here eci akoma me shpejt. Cdo levizje, cdo rrotullim me bente ta urreja akoma me shume.

Ai vazhdonte te me puthte me intensitetin qe sa vinte e shtohej. Ngriti gjurin dhe e mbeshteti pas murit, duke me bllokuar akoma me shume nen trupin e tij te fuqishem. Trupat tane ishin thuajse ngjitur me njeri tjetrin dhe mund t'i ndieja zemren qe i rrihte po aq fort sa imja ne kraharor.

Mbylla syte. Nuk e doja me veten. Akoma lutesha qe te ishte thjesht nje makth. Nje enderr nga e cila duhet te zgjohesha.

Adami ndaloi se me puthuri dhe me kafshoi ne buzen e poshtme. Me shtrengoi edhe me teper pas vetes, si per te me treguar qe ky makth ishte realiteti im.

Nje realitet prej te cilit nuk mund te shpetoja.

Vazhdoi ta kafshonte dhe ta thithte akoma me shume, por nuk mund te them qe ndieja dhimbje. Buzet dhe cdo pjese tjeter e trupit tim ishin teresisht te mpira.

Pastaj u terhoq. Qendronte i perkulur, me te dyja duart anash meje, ne mur, dhe po me shihte me ngulm ne sy.

Ndjeva shijen metalike te gjakut te perhapej ne gojen time, duke me lene te kuptoja se ajo puthje ishte ndeshkimi im.

E cliroi njeren dore per te kapur baluket qe po me binin mbi fytyre. I kaloi butesisht pas veshit tim dhe buzeqeshi. Ishte ajo nenqeshja qe bente gjithmone. Fillonte ne cepin e buzes dhe me pas i perhapej ne te gjithe fytyren.

Si mund te kete dikush kaq shume levizje humori?

-Me pelqen shume kur ben sic te them,-foli me ne fund,-eja shtrihemi.

Aq tha dhe me ngriti perseri ne krahe, edhe pse shtrati ishte shume afer. Sapo me leshoi u perpoqa te shtrihesha sa me larg tij, ne cepin e krevatit.

-Ku po shkon karamele?-me terhoqi prane vetes. Me njeren dore po me mbante tek beli, kurse me tjetren ma mbeshteti koken ne kraharorin e tij.

Filloi te kalonte gishtat mes fijeve te flokut dhe te me ledhantonte. Me dukej nje sjellje shume e cuditshme. Dicka e pakuptueshme. Mendja e tij ishte nje labirint i mistershem te cilin duhet ta zbuloja.

-Ke floke te bukur engjell,-tha, teksa po zgjatej per te me puthur ne balle.

Mbylla syte dhe u mundova te injoroja rrahjet ritmike te zemres se tij. Nisa te mendoj per gjyshen dhe Xheremine. Perpara syve me dilnin ata te dy, te qeshur dhe te lumtur. Ashtu doja te mbeteshin. Vetem ashtu doja ti perfytyroja.
Me ato mendime me zuri gjumi.

💭💭💭

-Mirmengjes sheqerke.

Hapa syte. Gjeja e pare qe pashe ishte fytyra e Adamit. Po luante me disa fije flokesh qe me kishin rene mbi fytyre dhe dukej shume i lumtur. Syte e tij gri po me studionin me vemendje. Per nje moment u tremba, por pastaj u kujtova se ku isha dhe cfare me kishte ndodhur.

Papritur fytyra e tij u be serioze.

-Nina, kur te them dicka, pres nje pergjigje,-tha.

-Mirmengjes,-mermerita.

Nuk duhet ta nevrikosja.

Qeshi perseri dhe me dha nje puthje te shpejte.

-Mund te bej nje dush?-e pyeta.

-Ne rregull,-u pergjigj,-vetem mos u vono. Kur te mbarosh vishu dhe zbrit ne kuzhine.

Pohova me koke, por pastaj u kujtova; Adami e urrente kur nuk i ktheje pergjigje.

-Ne rregull,-thashe.

Zgjati doren drejt meje. Mbylla syte duke pritur ndonje goditje, por, ne vend te kesaj, ai me kapi faqen dhe e shtrydhi mes gishtit te madh dhe atij tregues.

Me dhembi. Ndoshta sepse e shtrengoi gjate, ose ndoshta nga shpulla e djeshme, por nuk bera ze.

-Je shume e embel!-tha pasi ma leshoi faqen.

Me dhuroi dhe nje tjeter buzeqeshje, para se te kthehej per te dale nga dhoma.

• • •

Ckemi 💕💕💕💕
Ja nje kapitull i gjate, per t'u lare me ju ne lidhje me kapitullin e djeshem, qe ishte i shkurter. Jini te sinqerte, si ju duk?
Si mendoni qe do dalim neser me Francen??? 🇦🇱

Kidnapped To Be His//ShqipWhere stories live. Discover now