Kapitulli 14-Gjerat nuk jane ne rregull (edited)

1.6K 121 50
                                    

Author note: Hii !! Perpunova dhe zgjata kapitullin...Si ju duket? Nese ndodh ta keni lexuar ka ndryshime ne detaje dhe eshte pak me i gjate...Me falni qe e vonova disi updatin. Kam nje arsye te shpjeguar pak me poshte... Ky eshte i gjate...prandaj meritoj pak dashuri nga ana juaj? ❤❤❤

Karma eshte e vertete sepse isha ne lisharse (yup..im childish asf) dhe ishte nje gjimnaziste e veshur me armani qe me rrasi lisharsen tjeter ne kurriz..sepse donte t'i binte nje cuni...ikr nasty... (lisharse druri...la shenje) dhe nuk kerkoi falje...dhe hem dua ta rraf sepse jam super e inatosur...me prishi humorin 😐 (btw tani e kuptova si ndihet Nina auc)

Vote🌟Comment 💬 Share 💕

P.S: po gjetet gabime me thoni, se pertoj ta lexoj nga e para 😄😛

💭💭💭

Por pas disa sekondave dera u hap dhe Lidia hyri brenda.

Dukej me shume e zemeruar se e trembur.

Adami u kthye rrufeshem dhe syte e tyre u ndeshen.

-Po tani cfare do?-e pyeti i acaruar.

Ajo nuk iu pergjigj, por filloi te ecte drejt nesh.

Adami e leshoi shishen e shampos ne dysheme. Ajo beri nje zhurme te forte.

Menjehere me mbuloi me shpinen e tij, pa e lejuar Lidian te me afrohej.

-Cfare po i ben vajzes se gjore?-e pyeti ajo me ze te ulet.

-Dil qe ketu,-i tha ai ftohte.

-Perse e torturon keshtu? A nuk e sheh qe po vuan?

-Ty nuk ka c'te duhet se cfare i bej une asaj. Ajo me perket mua dhe mund ta trajtoj si te dua.Nese po vuan eshte sepse e meriton. Largohu,-bertiti.

Ajo i preku butesisht krahun.

-Bir...ne cfare perbindeshi qenke kthyer? Ti e do vajzen. Pse po ia ben kete?-i tha me syte e mbushur me lot.

Ai ngriti doren. Per nje moment mendova se do ta godiste, por ai i ra murit me grusht.

Lidia nuk beri asnje hap pas. E veshtronte e patundur.

Ai psheretiu, e shtyu lehte dhe doli nga dera, pa thene asgje.

Te dyja morem fryme te lehtesuara. Thuajse e kisha harruar ujin e perveluar qe po me digjte shpinen.

Ajo mbylli pa humbur kohe rubinetin dhe me ndihmoi te dilja jashte. Mori shpejt nje peshqir te bardhe nga dollapi i vogel dhe me mbeshtolli me te.

Me perqafoi me shume kujdes. I hodha krahet ne qafe dhe fillova te qaj me denese ne kraharorin e saj.

-Shume faleminderit...Nuk e di se cdo te me kishte bere po te mos kishe ardhur ti,-i thashe, mbeshtetur ne kraharorin e saj.

Ajo ma mori fytyren ne duar dhe me largoi pak nga vetja, qe te me shihte ne sy.

-Nuk do te te bente gje,-peshperiti.

Mund te kuptohej qarte se edhe ajo vete ishte e pasigurt per fjalet qe sapo tha.

Lidia me terhoqi jashte banjes dhe mbylli deren. Pastaj te dyja u ulem ne krevat.

Degjova motorrin e makines se Adamit. I ngula syte tavanit dhe mora fryme thelle, pastaj i mbylla dhe psheretiva.

Te pakten po largohej.

Lidia me afroi prane vetes me kujdes.

-Lidia, ai do te me vrase,-thashe mes loteve.

Me fshiu lotet nga fytyra me delikatesen qe e karakterizonte.

Kidnapped To Be His//ShqipDonde viven las historias. Descúbrelo ahora