Syte me shkelqyen nga gezimi kur celesi u rrotullua. Isha gati te betohem qe zhurma e celesit ne brave nuk me kishte bere asnjehere me te lumtur. Vendosa doren mbi dorezen e madhe, gati per ta ulur.
Nje duartrokitje e vaket u degjua nga fundi i korridorit dhe mbushi te gjithe sallonin.
Kerceva perpjete nga frika.
-Mbreselenese...shume mbreselenese,-zeri i tij i qete beri qe te dridhesha e tera.
Po qendronte i mbeshtetur pas murit, me krahet e kryqezuara ne kraharor.
Nuk kishte me kthim. Gishtat e mi u shtrenguan mbi doreze dhe, pa menduar me, hapa deren. E vendosur, vrapova jashte.
Degjova hapa pas meje, dhe pastaj zerin e tij.
"Kthehu ketu."-bertiti.
(A/N: Ama seriozisht edhe neper filma e bejne kete..like po! meqe ti i the kthehu ketu ajo do vije tashi ehe 😑*me falni per nderprerjen though, on with da story*)
Vazhdova te vrapoj.
Thone qe kur dikush ka frike, adrenalina e ben te vrapoje me shpejt se zakonisht. Une nuk mbaj mend te kem vrapuar ndonjehere kaq shpejt. Por, edhe Adami po vraponte shume shpejt.
"Po te paralajmeroj, je ne telashe serioze.",-tani zeri i tij vinte me i larget.
Gjithsesi nuk guxoja te ktheja koken, duke pasur frike se ai ishte vetem nje hap pas meje.Pemet sa vinte e dendesoheshin per te formuar me pas nje pyll. Nese nuk i largohesha dot, mund te fshihesha ne erresiren e nates.
Zemra me rrihte si e cmendur dhe frymemarrja me ishte renduar, teksa vrapoja mes pemeve. Kembet e zbathura po me copetoheshin nga guret dhe deget e thyera, por nuk me interesonte.
Doja te ikja, te ikja sa me shpejt. Nuk kisha ndermend te qendroja ne shtepine e nje psikopati te semure qe nje zot e di se cfare po planifikonte per mua.
"Nina, te betohem, pasi te kem mbaruar pune me ty, do te me pergjerohesh qe te te vras.",-tha.
Papritur ndjeva nje dhimbje therese ne anen e majte te stomakut. Ndalova dhe vendosa duart mbi gjunje. U perkula duke marre fryme me veshtiresi.
Pastaj u ngrita dhe fillova te eci aq shpejt sa munda. Nuk duhet te ndaloja...nuk mund te ndaloja. Jo tani. Isha kaq afer.
Nderkohe Adami vraponte pas meje. Dreqi e marrte, ishte shume me i shpejte se une!
Dicka me terhoqi gershetin. Kafshova buzen e poshtme dhe u ktheva. Mora fryme thelle kur pashe qe ishte kapur ne nje dege peme. E clirova dhe llastiku u keput. Vazhdova te vrapoj.
Ndjeva nje pendese qe nuk i kisha kushtuar me teper vemendje ores se fiskultures. Do te me kapte. Duhet te fshihesha diku.
Por plani im per t'u fshehur sa vinte e behej me i veshtire, ai ishte afer...shume afer. Nuk do te funksiononte po te futesha pas ndonje peme apo shkurreje...po ku tjeter?
Per habine time, hapat ndaluan. Mos ishte larguar? Hoqi dore? Hodha syte rreth e rrotull. Askush. Asnje tingull. Ku te kishte shkuar valle? Por qetesia...Ndonjehere qetesia eshte me e frikshme se cdfaredolloj zhurme.
Vazhdova te vrapoj ne te njejtin drejtim, por pemeve nuk po u vinte fundi. Ne nje moment u ktheva majtas, duke shpresuar qe te dilja ne nje vend me te hapur.
Duke ecur e shperqendruar u perplasa me dicka. Aq shume u tremba sa rashe ne toke. Mbylla syte fort.
"O zot, bej qe te jete peme...bej qe te jete peme, bej qe te mos jete Adami, te lutem!",-thashe me vete.
Por "pema" eci drejt meje dhe me ngriti ne krahe.
Jo. Nuk mund te me kapte. I zhyta duart ne kraharorin e tij dhe e shtyva me sa fuqi pata. Rashe me shpine ne toke dhe fillova te zvarritesha per t'u larguar.
"Ndihme,-thira,-dikush te me ndihmoje! Ndihme...ju lutem..."
Nuk vonoi shume dhe me terhoqi nga krahu.
U ktheva ta shihja por, pa thene asgje, dora e tij dhe faqja ime u bere njesh. Po te mos ishte duke me mbajtur, me siguri qe do te kisha rene perseri.
-Je shume me e shkathet se te tjerat,-tha Adami, teksa po ecte permes pyllit me mua ne krahe.
-Te...te tjerat?-mermerita. Zeri me dridhej dhe isha e trembur per vdekje. C'do te me bente tani? Kush ishin te tjerat?
-Asnjera nga vajzat qe kane qene ketu perpara teje nuk ka arritur kaq larg,-vazhdoi,-por, edhe pse me zbavite shume sot, nuk ke per te dale pa u lagur. Aspak.
Dhe me pas vazhdoi te ecte i qete. Dukej sikur e dinte permendesh te gjithe pyllin, dukej sikur njihte cdo gjethe, cdo fije bari.
• • •
So...e di qe ky kapitull ta shpif, por nuk kisha frymezim sot. Ama i premtova disave prej jush qe do beja update. Me shume mundesi do e perpunoj ne te ardhmen 😜 ju lutem mos ndaloni se lexuari 🙈 ju premtoj qe kapitujt e tjere do jene me mire 😄 me jepni ndonje ide ca t'i rregulloj apo te heq dhe gjithashtu, si ju pelqejne me shume pjeset, te gjata apo te shkurtra ? 🎬 E di qe jam pak e merzitshme lol 💕 ju dua shume 💖 thanks for reading 💭 new chapter coming soon 💞
YOU ARE READING
Kidnapped To Be His//Shqip
Mystery / ThrillerKtheva kokën dhe e vështrova me pikëpyetje. Instiktivisht ngrita një vetull. -E di që je shumë seksi kur e bën atë,-pëshperiti në mënyrë seduktive duke u afruar akoma më shumë. Tashmë frymëmarrja e tij ritmike më binte në buzë. Vetëm disa centimetra...