E ndalova makinen perpara shtepise. Kerceva jashte. Ia hodha celesat Filipit, qe i kapi dhe qeshi me te madhe.
Ia ktheva buzeqeshjen.Tani ndihesha cuditerisht i lumtur.
-Qenkeni ne humor sot, shef?-me tha
-Vazhdo enderro,-iu pergjigja me indiference.
Hapa deren e blinduar dhe u futa brenda.
-Sheqerke, jam ne shtepi!-i fola asaj,-Eja ketu dhe me jep nje te puthur.
Prita disa sekonda, por nuk degjova asgje.
-Nina?
Hyra ne kuzhine, por nuk e gjeta atje. Pastaj ne sallon. As aty nuk ishte.
Akoma me zyren po merrej?
Zyra ishte pastruar, fletet, qe pak ore me pare po qendronin te shperndara ne dysheme, tani ishin te vendosura me rregull mbi tavoline dhe neper rafte.
Por ajo as atje nuk ndodhej.
-Kukull! Me kthe pergjigje kur te therras,-bertita.
Kjo vajze vazhdonte ta fuste veten ne telashe.
Ngjita shkallet dhe u futa ne dhomen tone. Bosh.
As ne dhomat e tjera nuk gjeta gje.
-Nina, ku je? Nina?-vazhdoja t'i therrisja.
Asnje pergjigje.
Mos...mos ishte larguar?
Mos me kishte braktisur.
Jo.
Nina nuk mund ta beje kete.
Ajo eshte vetem imja.
Nina nuk mund te largohet.
Nina me perket vetem mua.
U bera bishe. Zbrita shkallet i xhindosur dhe shkelmova deren e pasme.
Do ta paguante. Do te ma paguante shume shtrenjte.
Kalova oborrin e stergjate duke ecur si i cmendur dhe kur ktheva koken...
Atje, shtrire ne nje shezlon prane pishines, ishte ajo.Nervat me rane ne cast. Iu afrova ngadale.
Po flinte. Njeren dore e kishte vendosur siper stomakut, kurse dora tjeter ishte e lire dhe ndiqte konturet e hijshme te trupit te saj.
Mbi fytyre i kishin rene disa fije floku. Ishte kaq e bukur.
Doja qe ai moment te zgjaste pergjithmone. Sikur te vazhonte te flinte dhe une te vazhdoja ta shijhja si i marre.
Nuk lodhesha duke e veshtruar.
U ula me kujdes afer saj dhe ia hoqa floket nga fytyra. Sec mumuriti dicka neper gjume.
Menyra sesi buzet iu hapen dhe mbyllen, menyra sesi i rrinte fustani qe kishte veshur dhe menyra sesi po flinte, kaq e pafajshme...kaq e pashqetesuar.
Cdo gje me bente ta deshiroja akoma me shume.
Nuk durova dot me. U zgjata dhe e putha. I mbeshtolla krahet rreth trupi te saj dhe e shtrengova prane vetes.
Ajo hapi syte e tmerruar. Me pa e habitur dhe me shtyu kraharorin me duar.
U spraps dhe nisi te mbushej me fryme. Ne te njejten kohe po me shihte e nevrikosur.
Ne syte e saj mund te lexohej qarte inati...dhe mbase nje grime frike.
-Cfare dreqin ishte ajo? C'mendove se po beje?-me bertiti,-A nuk e pe se po flija?
Mbeta pa fjale. Isha i habitur dhe i inatosur ne te njejten kohe. Si guxonte?
YOU ARE READING
Kidnapped To Be His//Shqip
Mystery / ThrillerKtheva kokën dhe e vështrova me pikëpyetje. Instiktivisht ngrita një vetull. -E di që je shumë seksi kur e bën atë,-pëshperiti në mënyrë seduktive duke u afruar akoma më shumë. Tashmë frymëmarrja e tij ritmike më binte në buzë. Vetëm disa centimetra...