Kapitulli 21 - Me fal!

1.6K 117 39
                                    

A/N: Pas ketij kapitulli mbetet vetem epilogu, qe, sipas meje, eshte kapitulli me i rendesishem...libri eshte thuajse i perfunduar 🎉 dhe jam kaq entuziastee 😁😁😁 ju lutem me thoni po pate gabime 😉 should i re-edit this 2morrow or not???✏

vote/commet ❤

-cili ka qene kapitulli qe keni pelqyer me shume ne kete liber???

Lots of love !!

💭💭💭

Zhurma e plumbit me jehoi ne vesh. Agonia e pritjes eshte me e keqe se cdogje tjeter.

E leshova trupin ne toke me nje psheretime, duke u dorezuar perpara fatit tim.

Para se te bija plotesisht, ne piken kur gjunjet e mi ishin gati per te prekur parketin, nje zhurme tjeter plumbi ndoqi te paren. Pastaj nje e trete.

Hapa menjehere syte dhe, ne vend te tim eti, u ndesha me kurrizin e zhveshur te Adamit.

Ai dhe une rame ne toke ne te njejten kohe. Im ate qendronte komplet i palevizur ne anen tjeter te dhomes.

Gojen e kishte te hapur dhe syte te zgurdulluar. Veshtrova ne kraharorin e tij dhe pashe nje vrime te thelle plumbi, pikerisht siper zemres.

Rrjedha e gjakut i kishte ndotur bluzen. U mundua te thoshte dicka, por mundi vetem te shqiptonte disa tinguj te mbytur, para se e shembej ne toke me zhurme.

I vdekur.

Ula menjehere syte tek Adami. Ishte shtrire ne dysheme, vetem pak hapa perpara meje, me duart shtrenguar fort ne gjoks.

Koken e kishte leshuar ne ane.

Kishte marre plumbin qe supozohet te ishte per mua. Po i treti?

Pikerisht ne ate moment ndjeva nje dhimbje therese ne pjesen e poshtme te brinjes. Vendosa doren mbi te dhe kur e ngrita kishte gjak.

Isha qelluar dhe nuk kisha kuptuar gje?

Por gjendja e Adamit ishte shume me e keqe se imja.

Kraharorin e kishte te lagur nga gjaku.

Por kishte akoma ulje-ngritje ritmike, qe tregonin se po merrte fryme. Ishin te lehta dhe thuajse te padukshme...por ishin.

Ia vendosa te dyja duart ne faqe dhe ia ngrita fytyren nga dyshemeja.

-Adam,-i fola,-me degjon?

Pohoi lehte me koke dhe hapi disi syte.

-Mos u shqeteso, do te behesh mire,-i thashe me siguri,- me duhet te telefonoj ambulancen.

-Telefoni eshte ne komodine...lart,-tha me veshtiresi,-shko merre.

Veshtrova me dyshim nga trupi i babait. Thjesht per t'u siguruar qe nuk merrte fryme. Pastaj i ndala syte tek Adami.

Kishte nevoje per ndihmen time. Vendosa njeren dore siper plages dhe u ngrita ne kembe. Dola nga dera e hapur.

Ngjita shkallet me nje fryme deri ne dhomen e gjumit. Nuk me interesonte gjaku qe po me lagte bluzen. As dhimbja.

Mora telefonin dhe, duke e shtrenguar ne te dyja duart vrapova per tek Adami.

U ula ne gjunje prane tij dhe ndeza telefonin. Ishte i kycur.

-Emri yt,-tha Adami me zerin e sforcuar,-fjalekalimi eshte emri yt.

E shkruajta me te shpejte. Gishtat me dridheshin.

Fola me policine dhe pastaj ambulancen, duke u shpejguar shume shpejt situaten.

Syte e mi nuk ndaheshin nga te tijet.

Kidnapped To Be His//ShqipDonde viven las historias. Descúbrelo ahora