[1]

2.3K 96 15
                                    

Jeta ashtu si vjen ,edhe iken.Here e qete e here me probleme,por gjithsesi duhet jetuar edhe pse shpesh eshte e dhimbshme.

E atehere kur eshte e dhimbshme e kuptojme me te vertet se si eshte jeta dhe se si duhet ta jetosh ate.

Keshtu eshte dhe historia e Baros.Nje djale 18 vjec i cili jetonte me njerken dhe babain e tij ne nje shtepi buze rruges.Nena dhe babai i tij ishin divorcuar.Arsyeja?

Si arsyja me e zakonshme per ndarjet ne cift ,tradhetia .

Per kete u ndane dhe prinderit e tij.Ne mendjen e tij i kishin ngelur copeza kujtimesh kur ishte me te emen,por i ati ia plotesonte disi ate boshllek edhe pse sishte shume i dashur.

Baro bente nje jete aventuriere.Moskokcares ne kulm,mendjemadh, ndoshta skishte qene keshtu, por qe disa keshtu e konsideronin,me nje shoqeri te madhe dhe qe jeta per te mund te ishte me e lehta e mundshme.

Shkonte ne vitin e trete ,ndoshta pjekuria me e madhe e tij ne ate moshe ka qene te mos lendonte familjen dhe ta donte ate,te tjeret si interesonin aspak.

Si cdo dite ngrihej kur ti tekej ne mengjes.Te pakta ishin ato dite qe ai shkonte ne orar ne shkolle ,kjo sepse ose rrinte naten vone me shoket ose bente biseda me sms me vajza vetem per tu tallur.U ngrit ne megjes, u vesh shpejt por me shije,me njeren dore hodhi canten ne kuriz kurse me tjetren po hante dicka.Dukej si njeriu me i qete ne bote.

Jashte takon shokun e tij te ngushte Denisin,nje djale pak a shume si Baro.

-Edhe ti vone sot?- e pyet Baro teksa e takonte.

-Vdiqa per gjume,vetem cti bej mamit qe sme la rrehat derisa u cova.-pergjigjet Denisi.

Vazhduan rrugen pa folur,ndoshta siu kishte dale akoma gjumi derisa arrijne ne klase dhe perplasen me 100 qortimet e mesueses.Moral gjithmone i cuar dem sepse asnjehere nuk ia vinte veshin.

-Me fal ,nuk e perseris me.-fliste Baro,keto fjale ishin thene kushedi sesa here ,por sa kushtonin keto per te?Ishin thjesht fjale goje ,asgje me shume.

Teksa ata shkonin ne bangat e tyre,shihje vajzat qe buzeqeshnin vesh me vesh ,vetem per tiu bere qejfin apo per te treguar qe jane fanset e Baros.

-Po cfare keni more djema se me keni merzitur tere oren e mesimit.Ka ndonje gje per te qeshur na e thoni e ne te qeshim.-fliste zysha e matematikes.

Ishte Baro dhe 4 shoke te tjere ne fund te klases qe talleshin dhe qeshnin.

-Asgje skemi zysh,nuk bejm me.-Xhoi ,e tha me shume per te genjyer veten sesa mesuesen.

-Si thua dalim ores tjeter,nuk shtyhet me ketu ,u merzitem..- sugjeroi Baro ,e kishte fjalen te linin oret mesimore.

-Po kemi bere shume mungesa ,do na perjashtojne...-flet Denisi pasi e dinte qe i kanosej rrezik.

-Hajd mo se nuk na i vene mungesat ,justifikohemi,kemi e keto te klases qe na mbrojne hahaha.

-Mire lali.

Dalin dhe cantat ua hedhin nga dritarja vajzat e klases si gjithmon ,ato dilnin vullnetare per te treguar se mund te benin gjera te keqija ,gjera qe nuk ndikonte fare per mire.

Rruges Baro takon nje kusheri qe jetonin ne te njejtin vend .

-He mo Baro ckemi?-e pyet ai.

-Po hic ja.

-Po si ja?Shkolla cthote,nuk duhet te ishe ne shkolle tani?

-Shkolla thote!Do ta le fare se do iki.Ska rendesi se ku vetem te largohem!.

-Cfare thua ti more ,te lesh cdo gje e te shkosh ne hic!Mjaft u bere aventurier se nuk do te te ecin aventurat.Pse cfare pret ti te bejne te gjithe si do ti.Jeto more me kembe ne toke!

-Lere se dje u grinda dhe me babin!

-Po pse?

-Po ja u vonova pak,vajta ne shtepi ne oren 1:00 .- fliste Baro si te mos ishte asgje.

-Ne 1:00?Pak fare qenke vonuar!Ti ke luajtur mendsh!Shkon ne shtepi ne oren 1:00 ke goje e thua u vonova pak.Po mire ku ishe?

-Ohu ku isha,me shoket isha ku isha!

-Mire Baro mire keshtu vazhdo,akoma se ke jeten ne dore qe ben si te te doje qejfi.Po me mamin ke folur?

-Po kam folur..-dhe fytyra e qeshur e tij shuhet ,dukej sikur ne ato caste shpirti i tij u pasqyrua ne fytyre.-... me kerkon gjithmon te shkoj tek ajo ne Angli,po babi kundershton ,prandaj dua te iki andej do kem nje jete me te mire.

- Mbaro njeher shkollen pastaj studimet vazhdoi andej,mos mer vendime te nxituara.

-Une mezi po mbaroj gjimnazin ti thua te shkoj ne shkoll ne Angli .Hahaha ika ika tani se kam ca pune.-flet Baro duke ikur.

-Haha ke pune ti ,mire mire.

Nga ana tjeter Sara nje vajze ne vitin e pare vetem 15 vjece.Bente nje jete normale me vellain e saj i cili ishte ne universitet dhe me dy prinderit .Ishte me e perkedhelura ne shtepi por qe nuk te jepte ate pershtypje.I donte shume prinderit e saj.Ishte nje vajze e mbyllur ndonjeher ,me shume endrra.Shpesh keto endrra e kalonin kufirin per tu realizuar.

Fantazonte teper dhe e shihte boten ndryshe nga te tjeret.

Per moshen qe kishte kishte nje strategji te te menduarit shume te mire.Cdo dite nisej per ne shkolle ,e rregullt,puthte mamin sa here qe dilte nga shtepia.Kishte pak shoqe por ato qe kishte benin shume per njera tjetren.

Dashuria E Nje Te MarriWhere stories live. Discover now