Baro gjate gjithe mbrembjes se djeshme,kishte menduar ate,Saren.Fjalet e shkurtra te saj,fytyren ,syte e saj.I kishte lindur nje deshire ta takonte perseri.Donte ta shihte,vetem kaq sepse e dinte qe nje hap me teper per te do te ishte nje turp
.Cdo e donte nje vajze si ajo nje rrugac tashme si puna e tij.Ishte ky i vetmi mendim qe e trishtonte.E kujtonte disa here castin e takimit me te,ndonjehere i ndryshonte dhe detajet dhe e krijonte sipas deshires se tij.U shkeput nga ato fantazi dhe mendonte si do vazhdonte me tej...
Ne mbremje shkoi perseri ne te njejtin vend ku kishte shkuar nje nate me pare.Perballe shtepise se saj, ,dritaren e dhomes se saj.Shpresonte qe ajo te dilte dhe te takoheshin prap edhe pse nuk i dinte emrin,sa vjec ishte..asgje rreth saj.
As e kishte idene qe fati e kishte ndeshur per here te dyte me Saren vajzen qe ne gjimnaz eshte tallur disa here.Sara u cua nga shtrati i saj .Donte te leviste,shikimi i shkoi tek dritarja.Shkoi dhe ajo te shihte.Kishte nje parandjenje qe ai ndodhej atje dhe ishte pikerisht atje duke pare drejt saj.
Per nje cast u pane ne sy.Ajo u step,nuk e priste qe ai te kishte shikimin drejt shtepise se saj.U fut brenda ne dhome dhe zemra po rrihte.Pse ai po e shihte ashtu?Kishte frike por edhe kureshtje ta mesonte psene.
Ndenji disa minuta duke u vertitur ne dhome ,here kollitej nga gripi ,pastaj pa edhe nje here jashte ai ishte po atje,por jo me shikim drejt saj.Mori dicka per te veshur dhe doli jashte.Jashte deres se saj po ngadalsonte hapat dhe po shkonte drejt tij.Shtrengonte veten sepse kishte ftohte.Edhe kete here i foli ajo e para.
Baro kete rradhe ishte shume ndryshe ,nuk ishte me ai djali qe i ngaconte vajzat sa here ti jepej mundesia pa u hezituar.Me Saren se bente dot kete,mendohej nese duhet ti fliste apo jo dhe nese po, cfare ti thoshte.
-Mesa duket ky qenka vendi i preferuar per ty.-i tha ajo duke e pare ne sy .
Ai nuk fliste vetem e shikonte me nje buzeqeshje ne fytyre,sikur e analizonte dhe sdonte te zhdukej nga ajo imagjinate.
-More te kane lene veshet ty?-i tha ajo duke u kollitur me pas,duke kthyer koken menjane.
-Me fal nuk te degjova.-u permend ai,dhe po kujtohej cfare i tha ajo.
-A po ,me pyete per...po kohet e fundit me eshte bere vend i preferuar.Duhet sikur vetem ketu nuk ndihem i huaj,ne qytetin tim.
-Dukesh shume i merzitur,me vjen shume keq per ty.-i flet Sara duke harkuar paksa buzet per poshte.
-E kujt nuk i vjen keq.E meritoj kete.Kot qe roj, per tiu shkateruar jeten te tjereve.
-Mjaft e mundove veten,gjej forca per ta perballuar.- i fliste ajo teksa u teshtit me pas.
-Te thash qe kam lindur per tiu bere keq te tjereve...edhe ti je ftohur per fajin tim.Vetem sepse ti me ofrove nje ndihme te pafajshme dhe me zemer,une e injorova.Ste thash as faleminderit.Ja cfare njeriu jam.-fliste Baro me nje trishtim.
-Jo jo ,une..une kisha qene e semure po..-u mundua ajo te shfajsonte ate .
Sa e mire ishte ajo,njeri qe sdonte ti bente keq atyre qe vuajne kurrsesi.Kete e kishte vene re dhe ai.
-Shko brenda ,ti po dridhesh.-e keshilloi ai,edhe pse sdonte qe ajo te largohej ai nuk donte qe te ftohej me shume,tashme kishte lindur edhe ajo ndjenja e merakosjes.Ai po interesohej si ndihej ajo.Kjo e beri te lumtur Saren ,e cila po dridhej dhe po kollitej vazhdimisht.Ai instiktivisht i vuri doren ne ballin e saj te vogel dhe te nxehte.
Ajo e ndjeu qe po i skuqeshjn faqet,uli koken dhe u mundua te mbeshtillte akoma me shume veten e saj me krahe.Ai e largoi doren dhe i puthi ballin.Eh ishte kjo thjesht nje imagjinate qe thjesht donte ta puthte ne ate cast.
Edhe ajo nuk donte te largohej,por duhej te largohej sepse spo ndihej mire.
-Po do shkoj,po ndjej ethe prandaj!-iu pergjigj ajo.
-Mirupafshim,shpresoj te takohemi prap.
Ajo i buzeqeshi dhe i tha:
-Edhe une keshtu shpresoj-dhe i ktheu kurizin,gati per tu larguar.Ndaloi dhe u kthye perseri.
-Mm ,harova te prezantohesha...un jam Sara.-i zgjat ajo doren.
Ai qesh dhe e zgjat doren po ashtu,ia prek aq lehte si te kishte frike mos e lendonte.
-Kurse une jam Baro.
-E di e di,Baro ngacmuesi.-tha teksa shkeputi doren prej tij ,dhe u largua.
أنت تقرأ
Dashuria E Nje Te Marri
عاطفية~~~Askush se priste te shkonte keshtu.Pas gjithe merzive dukej sikur jeta e secilit skishte kuptim,rendesi ka te dish te jetosh,te mesosh nga gabimi,te falesh dhe te guxosh.Ne fund te fundit ne jete ndodhin te gjitha ,e rendesishme eshte ti presesh...