Shtrengonte dhembet nga inati,i duhej sikur ajo ishte njeriu me i trishtuar ne bote dhe ky trishtim nuk do mbaronte kure,por ajo harroi qe gjithmone pas trishtimit ka gezim,e nese ajo vjen me vonese ne duhet te gjejme ate dicka sado te vogel qe na gezon,te mos e leshojme veten ,te guxojme dhe te mos dorzohemi asnjehere.
Ne disa caste njeriu ne disa sekonda,qofte dhe ne tre sekonda i mendon te gjitha,i kalojne ne mendje si nje film ,me shpejtesi duke kujtuar momentet kryesore.I kujton edhe kur e sheh se te vjen fundi,e thua pastaj me vete "Te kthehej e njeher koha pas".Sara ne ato caste degjonte gjithcka mbytur.Boria e makines qe sa vinte e degjohej me shume do i fiksohej ne mendje njehere e pergjithmon ,nese ajo do te jetonte.
Nje e perplasur e forte nga nje makine teksa po kalonte pa e pasur mendjen rreth sec behej,beri te rezohej ne toke pa ndjenja,te pakten vetem keshtu nuk e ndjente dhimbjen qe ky aksident i shkaktoi,plaget e trupit.Vetem para ketyre situatave e kupton vleren e vertet te jetes,do doje te jetoje edhe pak per te bere shume gjera ,te plotesoje disa "sfida" .Sara ndodhej e shtrire ne toke ,ne rrezik nuk ishte vetem jeta e saj por edhe e femijes se saj.Njerzit e tmeruar filluan te mblidheshin,disa shihnin e benin gjyna kete vajze te re e disa kerkonin ndihme.
Sigurisht qe ai qe e perplasi u largua nga frika ,por qe nje dite do kapej dhe do merte denimin perkates.Pas pak castesh erdhi ambulanca.
Reagimi qe bluzat e bardha bene kur e pane ne ate gjendje te linte te kuptonte se Sara nuk mund te jetonte.Ishte e veshtire te besoje se ajo do jetonte pas kesaj.Ne hyrjen e spitalit prinderit e saj hyne me nxitim,te shqetesuar,lotet e te emes nuk kishin te sosur.Sara ndodhej ne sallen e operacionit,kishte disa fraktura ne trup.I
ati bente ecejakje ne koridoret e ftohta te spitalit,e shihte deren e dhomes ku ndodhej Sara kushedi sa here,mezi priste te hapej e te merte lajmin qe deshironte.Luteshin te dy per jeten e se bijes.Pas disa oresh me ne fund nje doktor doli nga ajo dhome.Prinderit e saj shkuan direkt drejt tij,shihnin reagimin e tij duke u munduar te kuptonin dicka.
-Si eshte vajza jone doktor?-pyet e ema me padurim,me fytyren e shqetesuar te nje nene.
Operacioni shkoi me sukses,vetem se...
-Cfare ,ka ndodhur gje e keqe ?-Pyet i ati ,duke i shkuar mendja tek me e keqja,qe nuk donte ti ndodhte kurre.
-Ajo eshte ne gjendje kome,nuk e dine kur mund te reagoje ,na duhet te presim te marrim nje pergjigje cfare pasojash ka ne trupin e saj.
-Cfare rreziku ka doktor?
-Nuk mund te them se do jete si me pare,nuk dua te flas para kohe ,me mire presim.Do e cojme ne nje dhome tjeter.Per cdo gje mua ketu do me keni.Kini kurajo dhe gjithcka do shkoj mire.
-Te shpresojme!- ishte deshira me e madhe qe vajza e tyre te behej mire.
Sara ndodhej ne nje nga dhomat e spitalit e shtrire ne krevat ,me aparate kudo qe e ndihmomin per jeten e saj.Rinte e qete,me syte e mbyllur dhe nuk reagonte per asgje.E fashuar ,te vinte keq nese e prekje sepse mendoje se e lendoje.Nga ana tjeter Baro...
Te gjithe do mendonin se ai do te kishte vdekur?E si mund te vdes nje i mare si ai,ishte i plagosur ne krah nga nje plumb qe Nikolini kishte qelluar ne drejtim te tij me synimin qe ta vriste por qe sigurisht qe reflekset e Baros nuk e lane ate ne balte.Edhe nese Baro vdiste,burgimi nuk i interesonte fare sepse kishte bere plot krime te tjera dhe e dinte qe qelia e priste shum shpejt ate.Ishte terbuar kur mer vesh se Sara e tij ishte plagosur.
Nuk qendroi ne vend perkundrazi,kerciti si nje i cmendur nga spitali ku ndodhej per ne spitalin ku ajo ndodhej,nuk i interesonte kush ishte atje apo se ke do te takonte.Nga nxitimi fryma e tij ishte renduar shume,here fshinte djerset me dore dhe kalonte gishtat neper floket e tij.Ne koridor vuri re te atin e Sares dhe nje djale bashke me te qe ishte i vellai.Te dy e shohin me habi teksa afrohej drejt tyre me nxitim.
YOU ARE READING
Dashuria E Nje Te Marri
Romance~~~Askush se priste te shkonte keshtu.Pas gjithe merzive dukej sikur jeta e secilit skishte kuptim,rendesi ka te dish te jetosh,te mesosh nga gabimi,te falesh dhe te guxosh.Ne fund te fundit ne jete ndodhin te gjitha ,e rendesishme eshte ti presesh...