[3]

923 73 3
                                    

Sara nga ana tjeter ishte skuqur nga inati dhe largohet me lot ne sy ,gati ne te vrapuar.E turperuar ne mes te shkolles pa shkak.

-Idioti,injoranti,vdekte.Ngaterohet kot me te tjetet.-fliste ajo me vete teksa shoqet e ndiqnin nga pas.-Epo vetem qente nuk u lehin atyre qe kane frike, un nuk jam keshtu ta dije mire ai.

Baro dhe shoket e tij ecnin dhe ngacmonin ndonje vajze qe ecte rruges pa mare parasysh kush ishte apo cfare u thoshin.

-Aldo shih ate qullin qe u zume rradhen e pare ,me duket se po drejtohet nga ne.-fliste Aldo me duar ne xhepa duke pare djalin qe skishte shume kohe qe ishin zene vetem sepse Baro i kishte ngacmuar te dashuren.

-He ky...e ka lene ajo kurva kushedi e drejtohet tek ne te kerkoj falje.

-He si jeni?-pyet ai djali me te cilin ishin zene.

-Pa dale more kec!I harrove te gjitha kaq shpejt?-I flet Baro me nerva .

-Na fal se e tepruam rradhen e pare,por edhe ti nuk ishe pa faj!Po nerva jane te shkreta dhe nxitohemi ndonjeher,ajo kurve isha sja vlente te zihesha me shokun per hic gje.Ne shenje faljeje do te vini te pime nga nje kafe?

-Mire qe e kuptove! -i pergjigjet Baro,i cili ne te vertet ai kishte faj po i pelqente kur i uleshin,- shoket nuk zihen per femra po ti aq kupton haha.

Qeshin dhe dy te tjeret.

-Ai ku blinim mallin ka vdekur,kush shet tjeter dini gje?-pyet Baro.

-Njoh une nje,po une nuk ngaterohem fol ti me te,te ta jap adresen ku do e gjesh dhe takoje.

-He more ti se hashash po blem,po me ben e ti si qullo.

-Hahah lali ti je aventurier un sdi gje..

-Ok me jepni leket dhe takohemi ne 9:00 ne club "Arena".

Kjo ishte nje bisede qe bene ne rruge dhe u shperndane secili ne rruge te vet.

Pas nje ore ai shkon ne adresen qe i dha Aldo per te blere mall.Nuk ishte shume larg shtepise se tij.Personi qe shiste jetonte ne pallat ne katin e trete.

Ngjiti shkallet ashtu shpejt sic ishte dhe Baro dhe trokiti ne dere duke pritur me duar ne xhepa qe ajo te hapej.U hap dera dhe doli nje vajze pothuajse e zhveshur.

Baro e pa nga kemba tek koka dhe haroi per ca kishte vajtur atje.Beri nje kollitje pastaj foli.

-Ketu jeton Nikolin Oto?- e pyet Baro

-Po ket..-dhe mbrapa shfaqet nje djale rreth te 30-ave,dhe ja nderpret fjalen ne gjysem.

-Une jam ,pse me kerkoni.-dhe i ben me shenje vajzes prane te largohet. Ia ben me sy Baros,si nje pyetje pa folur,"Mos ndoshta do mall?".Baro qeshi dhe u fut brenda.

-6 cigare,pagesen do e bej qe tani.-flet Baro dhe i zgjat leket.

-Po te gjithe per vete e do?-e pyet Nikolini duke i zgjatur cigaret.

-Jo,kam e per ca shok.Nejse ika ,besoj se do shihemi prap.-flet Baro teksa hapte deren dhe largohet.

-Do shihemi,do shihemi aq sa do te merzitem.-ishin keto fjalet qe Nikolini tha dhe qe ai me siguri si kishte degjuar.

Baro kishte nisur cigaren qe ne moshen 13 vjecare e me pas hashashin,nisi thjesht si nje kureshtje dhe per te bere te fortin. 

Ne grupin e tyre kush nuk e pinte quhej qullash dhe vajze.Ne fillim i dha nje kollitje te forte dhe nje shije te hidhur,me pas nje efekt trondites , turbullim ne mendime dhe humbje ekuilibri.

Pyetja qe beri ne castin e pare ishte"Cdreqin kishte kjo cigare brenda?" .Tashme ishte e zakonshme nje cigare e tille.

Shpesh e pinte kur kujtonte te emen dhe motren qe i kishte larg,kishte te atin por ai nuk ia jepte ngrohtesin qe i mungonte,shpesh e pinte kur dilte ne lokalet e nates,e here me shoket e shpesh perseriste fjaline "Ehh...kujtimet e femijerise."

Nga ana tjeter Sara qe nuk ia kishte idene nga keto gjera.Shkoi ne shtepi nga nje dite e keqe ne shkolle dhe gjithe dita i rrinte mendja atje ,e mallkonte me zemer Baron ne mendje i kalonte si nje shirit filmi momenti ne oborrin e shkolles.

E ulur ne karrige nuk po perqendrohej dot tek detyrat ,mbeshteste koken ne dora e saj dhe zhgaraviste librin.Papritur degjon zilen e telefonit e cila e zgjon nga mendimet.Ne ekran shfaqej emri i Xhoanes.

-Sara kam nje lajm shoqe.- i flet ajo pa pritur nje pergjigje me zerin e saj si gjithmon entuziast.

-Cfare ka ndodhur?-pyet Sara e cuditur duke u ulur ne krevatin e saj.

-E di qe me duhet te ta kujtoj perseri ,por bojen ne bluze nuk ta hodhi Baro,thjesht u duke keshtu,me tregoi Ana e kishte pare vete.

-E cme duhet mua nese se hodhi ai,perseri do e bente nese do i jepej mundesia,pastaj e kisha harruar fare kete histori.

-Po pra po hahah... Cfare po beje ti?

Vazhduan biseden te dyja per pak dhe kur e mbylli tel buzeqeshi vetvetiu pa e kuptuar.Ishte e lumtur qe ngacmimi ne oborrin e shkolles nga ana e Baros nuk ishte e qellimshme per te .E nesermja erdhi si zakonisht per te.

Ne mengjes takohet si zakonisht me tre shoqet e saj,dhe presin te bie zilja per te hyre brenda duke bere muhabet.

Pastaj vemendja e tyre u terhoq nga zerat e larte te "te medhenjeve te shkolles" qe u ulen ne shkallet prane, shihnin ekranin e telefonit te Baros dhe qeshnin.

-Me siguri qe po tallen me prene e rradhes- tha Sara nen ze.

-Hahahah po kur te harxhohen ato qe ua varin me ke do luajn ata jam kurioze?-foli Ana e cila shtyhu muhabetin me tej edhe pse sdonte Sara,gjithmon ata beheshin objekt bisede.Kete nuk e kuptonte kurre,por kur fliste kishte nje revolt per ata djem.

E gjykonte shume jeten qe ata benin.

-Se po nuk me kerkuan mua ...dhe si pranova,sidomos ai...-dhe beri nje kollitje,donte te thoshte emrin e Baros,por qe stepi dhe kjo u ndoq nga e qeshura e shoqeve te saj.

Hyne ne shkolle,hapa nxenesish neper korridore.Sara kishte klasen ne katin e dyte ,kurse Baro ne katin e trete.E shihte si ai po ecte para saj,trupin e tij te gjate ,te formuar.E ecura e bukur ,gjithmon e mendonte.

"Sikur te ishte njeri i mire,do ishte perfekt".Dukej sikur ishte nje enderr e saj qe sdonte ta pranonte.

Baro u ngjit ne katin e trete,hyne ne klase dhe ulet si gjithmon ne bange te fundit.

Dashuria E Nje Te MarriWhere stories live. Discover now