-Po nuk do me ftoni brenda?-pyet Baro pa e kuptuar cfare kishte i ati ,pse po reagonte ashtu.
-Brenda?! Ti per mua nuk je me djali im.Per mua nuk ekziston me qe diten kur hyre ne rruge te pista.Tani largohu dhe mos te ta shoh me surratin.Largohu dhe shiko jeten tende,nuk jam me i deturuar ndaj teje.
Keto fjale Baros i rane si bombe ne koke.Leshoi canten nga dora dhe po shtrengonte dhembet per te mos nxjere asnje lot nga syte.U kaperxye dhe lutej qe te ishte ne enderr.
Ku do te shkonte ai tani?A eshte e mundur kjo gje?Ta shohi djalin e tij ne ate gjendje dhe te mos iu vije keq.Prej guri e kane pasur ate te shkret zemer?
-Ske me detyrim?Vetem kaq do te thuash?E ke pyetur ndonjeher veten se cka me shtyu te mare droge,e ke pyetur ndonjeher veten pse u shtyva dhe e godita ate plere?Sot qendron indiferent sikur mos me njohesh hic.
Bote e mallkuar!Po me mohon vetem se bota ka fjale,se te thyhet krenaria he?Ne djall bota dhe fjalet para nje njeriu!
Nuk te bej me te vuash pa merak,do iki me quaj te varrosur.
Dije se nje dite nese behem baba do bej ato qe ti si bere me mua.-ishin fjalet e Baros qe u thane me ze te larte,me nje mllef qe te bente te qaje,me fjale qe i dolen nga zemra dhe qe me pare sdo te donte ti thoshte.Tha keto fjale dhe iku,u largua qe atje,e donte shume kete gje.
Degjoi vetem te perplasuren e forte te deres nga i ati.Sa doli tek hyrja e pallatit ,ndaloi nje cast .Mendja i vinte rrotull.
Te gjitha ngjarjet i kalonin si rrufe ne koke.U ul dhe po zinte koken me dore.Ndiente nje dhimbje te forte qe e godiste por jo aq sa i dhembte zemra.Gra qe kalonin ,shihnin te habitura dhe nuk guxonin te afroheshin.Peshperisnin si te shihnin nje te cmendur.Baro ngriti koken dhe u mundua te mblidhte veten.Ecte ,drejt hicit me asgje me vete .
Nuk e dinte se ku te shkonte.Kete here hapat i dukeshin me te rrende se kurre me pare.Aq te rrende sa i dukej sikur i terhiqte me zor.
Ndonjehere femijet gabojne,e teprojne me prapesit e tyre,por perseri e kuptojne gabimin.
Shpesh problemet ne familje jane shkak i prapesive.
Cfare prinder jane keta qe po kryenin pikerisht nje krim me femijen e tyre?!
Te jesh prind eshte dicka e mrekullueshme,te shohesh se si femija yt rritet para syve i sjellshem dhe i mire!Por te gjithe prinderit nuk jane njesoj ndaj dhe detyra e tyre eshte shume e veshtire.
Me disa femije duhet te punosh pak dhe disave te tjere duhet tiu kushtosh me shume kohe.Pikerisht kjo mungonte tek Baro,vemendja dhe perkujdesja prinderore.
Mosha e tij kur bente gabimet ishte si dicka mjaft e mahniteshme si prej qelqi.Mjatonte nje pakujdesi e vogel dhe ajo te binte nga dora dhe te thyhej.
Po u thye si zor qe te ngjitet.Tashme per Baron familja qe e mohoi ishte braktisja e pare dhe jo mbeshtetja e pare.Ecte ne rruge i tronditur.
U ul ne nje nga stolat e lulishtes se qytetit.E la boten te vazhdonte para syve te tij pa u menduar.
Nje dore ne sup e zgjon dhe kthen koken per te pare kush ishte.Ishte Aldo shoku i tij qe kishin bere cmendurira.
-Baro,po ti ketu?!Lali kur ke dale?Pse nuk more ne telefon?-i fliste ai me entuziazem.
KAMU SEDANG MEMBACA
Dashuria E Nje Te Marri
Romansa~~~Askush se priste te shkonte keshtu.Pas gjithe merzive dukej sikur jeta e secilit skishte kuptim,rendesi ka te dish te jetosh,te mesosh nga gabimi,te falesh dhe te guxosh.Ne fund te fundit ne jete ndodhin te gjitha ,e rendesishme eshte ti presesh...