[18]

665 60 0
                                    

-Keshtu he?Perseri me kete kokfortesi ti?Si do e zgjidhesh problemin..duke iu gjunjezuar per nje pune te rendonte qe mezi ta japin apo duke pritur fatin te te vije vet ne kete qytet?Me thuaj pak,edhe sa dite do vazhdosh te vertitesh keshtu rrugeve do te presesh edhe disa dite te tjera te tmerreshme si keto do te presesh qe fati te te vije vete?Nuk ke per te gjetur kurre nje pune ketu,te gjithe te njohin dhe nuk te ndihmojne.

Pret qe ketu te te punesojne duke menduar qe ti je nje burgaxhi gjaknxehte qe mund te beje te keqija nga casti ne cast me friken se do jesh perseri i njejti.Pret qe te te besojne qe ti ke ndryshuar kur shume here ke thene une do ndryshoj me pare? Nuk mund te tregohesh kaq kembengukes vetem per te mos pranuar nje ndihme te vogel.

Tani merri keto dreq para dhe nese te duket sikur te jap shume mi kthe kur ti fitosh ne nje pune.-i tha keto fjale me nje fryme,sikur shfryu te tere ckishte brenda,dhe ja hodhi parate serish ne dore kete here jo me delikates si me pare.Baro i shtrengoi parate dhe e shihte ate ne sy.

-Ne rregull po i pranoj.Por me nje kusht...Me premton qe do ti pranosh kur te ti kthej perseri.

-Te premtoj.-i tha ajo paksa me pertese.

-Por..pse po me ndihmon mua kur askush tjeter se ka bere as mite e mi per me teper as babi im?-e pyeti ai me hezitim.

-Se di,keshtu e ndjej.Mendoj se te gjithe e meritojne nje ndihme kur kane nevoje,sado i keqij te jene.Nje jete kemi smund te ngelemi mbrapa me gabimet qe kemi bere .Kot nuk thone te harrohet e shkuara,te shihet e ardhmja.

Nje ndihme e vogel e castit per dike mund te jete dhe shpetim per gjithe jeten ne te ardhmen ...prandaj,gjithsesi ben mire me ato leke te paguash nje makine per te udhetuar jashte ketij qyteti per te kerkuar nje pune.Nese e gjen nje pune gjerat do te stabilizohen vete.-i tha ajo duke bere nje buzeqeshje dhe duhe u ngritur nga stoli gati per te ikur.

-Sa mire qe i mendon gjerat,te te them te drejten ti ke qene drite ne mes te kesaj erresire ku ndodhem..-ia tha keto fjale nga zemra,donte ti thoshte shume por nuk guxonte.I shkelqenin syte kur shihte ate keshtu ndodhi dhe ne ate cast.Donte ta perqafonte ,por ato rroba qe kishin disa dite pa u nderruar nuk do te ishte etike ta afronte prane vetes ate vajze aq te paster si ne shpirt edhe ne fizik.Kjo e torturonte gjithmone sa here qe shfaqej para saj.

-Epo ,po te mos ekzistonin njerez si ty nuk do te mundesha ta shfaqja kete "drite".-ia ktheu ajo duke i dhuruar nje buzeqeshje.-tani me duhet te iki.Shpresoj te takohemi ndonje dite.

-Sigurisht qe po!-i tha ai .

-Naten e mire.-e pershendeti Sara teksa futi duart ne xhepat e xhaketes dhe vazhdoi te ecte per ne shtepi.

-Sara!-u degjua e thirura e Baros.Sara u kthye dhe e shihte kureshtare.-Faleminderit...per te gjitha!Naten!...Ajo thjesht buzeqeshi dhe u largua.Ne vend te atyre fjaleve me shume se kurre do te donte ti kerkonte te qendronte me te ,te mos largohej ,pa u larguar mire po ndihej i vetem pa te .Sikur jetonin me kilometra larg njeri tjetrit.Pa edhe nje here leket qe shtrengonte ne dore dhe u largua per te kerkuar ndonje qoshe qe te flinte.

Kishte plane per diten tjeter.Me shpresen per nje jete te re.U cua ne mengjes,me trupin qe i dhimbte nga pozicioni i keq.Shkoi ne nje dyqan rrobash te perdorura dhe bleu nje bluze te thjeshte te zeze me menge te shkurtra dhe nje pale xhinse .Beri pagesen me leket qe i kishte dhene Sara.Ne nje qese mbante rrobat e vjetra dhe i hodhi direkt ne koshin qe ishte me afer dyqanit.Edhe pse qendronte me disa rroba jo shume moderne ai dukej po i njejti.Djali bukurosh si me pare.

Shkoi tek stacioni i autobuzit.Ishte ne pritje per tu nisur ,jashte atij qyteti te vogel.Do te shkonte ne nje qytet tjeter shume afer por qe ishte shume me i madh dhe me i zhvilluar.Shpresonte qe sot te ishte dita e tij me fat.Autobuzi niset,kthente koken nga xhami dhe shihte pamjen nga jashte.

Duke pare nga xhami,enderronte me sy hapur.Kaq shume kishte vuajtur sa vetem tek endrra e gjente ate fije gezimi.Dukej sikur endrra i zbehte sadopak egoizmin dhe hipokrizine qe jetonin disa njerez.Pastaj ne mendje i shfaqej Sara dhe buza i qeshi.Realiteti e zgjoi nga mendimet ,autobuzi ndaloi dhe te gjithe po zbrisnin po keshtu edhe Baro.Doli jashte dhe po shihte rrotull,ne ate qytet nuk kishte shkuar shume here,ndoshta kjo kishte qene hera e 3-te.


Dashuria E Nje Te MarriWhere stories live. Discover now