-Aldoo!-u ngrit Baro dhe e perqafoi me mall shokun e tij te femijerise.Nje perqafim disa sekondeshe dhe mallengjyese.(Te pakten dikush me perqafoi pas kaq shume muajsh).Mendoi ai me vete pasi e kishte aq te nevojshme ate perqafim.
-Si je mor?Sa me ke munguar.
-Edhe mua Aldo.Te gjithe mire jane.Nacut cthone?-E pyeste Baro me nje buzeqeshje ne fytyre,teksa kujtonte kohet e bukura qe kishin kaluar.
-Mire mire jane,flasim ndonjeher ne telefon.Veten Ariani eshte ketu te gjithe jane larguar te tere jashte shtetit.Vetem Sardi u transferua ne nje qytet tjeter.Une ktu,sic e shikon.
-Me ca meresh,shkon ne pune?
-Po shkoj.Kamarier jam tek lokali ku shkonim gjithmone.Cte besh se vazhdova dot shkollen e larte.
-Ver forca dhe vazhdoje Aldo.
-Ehh Baro ,Baro.Te shohim.I lire tani e? Te shkuara !
-I lire Aldo i lire po ce do ,me mire te kalbesha atje ne burg..
-Cfare thua?Nuk thua shyqyr qe mbarroi.
-Ehh,dola po tani jam ne mes te hicit.Nuk me pranojne ne shtepi,shkova tek babi dhe me perzuri si te isha nje qen rrugesh.Ja ku me ke tani miku im.Pa asnje nje gje.Nje Baro krejt i kunderti nga ai qe kujtojme..
-Jo,ska mundesi!Po si keshtu?Nga do shkosh tani?-i fliste Aldo i habitur,nga cfare i degjonin veshet.
-Nuk e kam idene.-ishte pergjigjia me e thjeshte qe mund te jepej prej tij.Ferkoi fytyren me duar dhe shfrynte,per te lehtesuar sadopak dhimbjen.
-I paske keq punet Baro.Do doja shume te te ndihmoja po une me prinderit jetoj,ti i di mundesit e mia.Ne shtepi skemi vend per te fletur per vete.Ben mire te gjesh nje pune ,te marresh veten.
Keto fjale te Aldos,Baros i dukeshin me shume justifikim.Nje shok i ngushte qe linin koken per njeri tjetrin?!Ku ishte tani shoqeria.Thjesht nje "skam mundesi te te ndihmoj",ishte njesoj si ti thoshte,eshte problemi jot e jo i imi,ishte nje diferencim per te.Qe ne ate cast ai e kishte ndjere paragjykimun qe e priste,perbuzjen dhe vencatimin nga njerzit.
-Nuk ka gje Aldo.Pasaj ckusur ke ti te merresh me nje kriminel qe sditi ta menaxhoj jeten e tij.-I foli Baro me ironi.
-Jo nuk thash kete.Prinderit e mi nuk do te te pranonin ne shtepin tone ,me kupton..
Jo nuk ka problem thash,nuk kerkova te me maresh ne shtepi.
-Do te te ndihmoj ,me veshje dhe ushqim sa here te kesh nevoje.
Baro nuk tha asgje vetem ,kthehu koken nga ana tjeter dhe shtrengoi dhembet.Aldo u ngrit nga stoli.
-Ika une tani!Duhet te shkoj ne pune.
-Mire Aldo,une verdall do jem.Mirupafshim.
-Mirupafshim!Edhe mos e merzit veten.-i tha Aldo duke i vene doren ne sup.
Baro mbeti atje vetem.Njerez qe e pershendesnin pa e ditur se tani ai ishte nje endacak rrugesh.Pershendetja e tyre ishte e vaket sepse po i drejtoheshin nje krimineli qe kishte vene ne koma nje viktime per 1 vit rresht.Tani i mendonte,kuptonte dhe ndiente shume thelle te gjitha fjalet dhe veprimet.E kuptonte cdo te thoshte te vuash.Ajo dite ashtu kaloi mes mendimesh dhe ecejakesh kot me kot.Gjumi e kishte zene ne nje nga lulishtet e asaj qyteze,ku fjalet shperndaheshin si rrufe.
-Baro eshte ky?
-Me duket se po...prit se po zgjohet..
Degjoi keto fjale qe e zgjuan nga gjumi .Hapi syte dhe sheh qe ishte i rrethuar nga disa gra dhe shoke klase qe kishte pasur.Grate peshperisnin me njera tjetren.Ai ferkoi syte dhe u ngrit.
-Ka ndonje shfaqje ketu qe shihni?-Flet Baro.
-Si qenke katandisur keshtu more?As te shtepise nuk te pranojne.-u degjua zeri i nje djali.
-Shihni punen tuaj.-Ua ktheu Baro dhe u largua.Lajmi qe ai ishte braktisur nga familja ishte shperndare ne te gjithe vendin.Ai ishte objekti i thashethemeve koheve te fundit.
-Moj ky eshte djali i Bledit ?
-Ky me duket eshte,ky eshte ky!Po pse me pyet?
-Me thane grate e pallatit,qe kur doli nga burgu i ati se pranoi ne shtepi.
-Vertet?E gjora nene qe e ka ne Angli dhe se ndihmon dot.
Flisnin grate dhe e analizonin ceshtjen me hollesi.
Baro urente veten sa vinte e me shume.Disa mendonin se veprimi i te atit ishte i drejte dhe disa i gabuar.Por tashme agje nuk vlente.Ne keta njerez ishte dhe Sara.Po Sara, ajo vajza e vogel dhe e zgjuar,qe tashme ishte rritur dhe ishte 19 vjece,tre vjet me e vogel se Baro.Tashme e rritur,shume me e bukur,e pjekur dhe qe vazhdonte shkollen e larte per avokate.Objekt bisede ishte ai ne familjen e saj nje mbremje.
-Ia ka sjelle ne maje te hundes te atit,se ska prind mos e pranoj femijen e vet.-foli i ati i Sares.
-Sa gjyna ai djale qe endet ashtu rrugeve.Do vdesi nje dite ne kete gjendje si eshte.-shtoi e ema e saj.-Pse nuk flet me te atin njehere mos nderoj mendje.
-Po jo moj grua,une skam pasur ndonjeher muhabet me te.Edhe nese i them sdo e mare parasysh fjalen time.
E une te isha ne vendin e tij,besoj ne te njejten menyre do kisha vepruar.Ai droge pinte,supermarketin kishte shkuar te vidhte,sherre bente,tjetrin e goditi prapa kokes pa meshire e la ne koma,burgaxhi ka qene.
Ashtu ta pesoj se njeri borxh si kishte.
YOU ARE READING
Dashuria E Nje Te Marri
Romance~~~Askush se priste te shkonte keshtu.Pas gjithe merzive dukej sikur jeta e secilit skishte kuptim,rendesi ka te dish te jetosh,te mesosh nga gabimi,te falesh dhe te guxosh.Ne fund te fundit ne jete ndodhin te gjitha ,e rendesishme eshte ti presesh...