Pjesa 1.

4.2K 198 319
                                    

Shikonte gjallerine e rrugeve te Korçës qe perplasej pa meshire me zbrazetine qe ndiente shpirti i saj . Ishte e zbrazet, boshe , pa jete. Jeta e saj kishte marre fund vite me pare, tashme ajo vetem sa merrte fryme, merrte fryme pa e kuptuar perse ende e bente .

Me kufjet ne vesh e me kenget  e Alban Skenderaj te cilat  ishin te vetmet qe i benin shoqeri kishte zgjedhur te pushonte ne nje nga stolat e shumte te Parkut Rinia , fare prane nje burimi . Shikonte ujin qe rridhte paturpesisht , ishte i lire... I lire dhe i pandrydhur, ndryshe nga ajo . Ajo ishte e burgosur ne jeten e saj, e burgosur nga monotonia e zymte qe ia shkerrmoqte cdo dite frymen , ishte e denuar nga fati e jeta e saj.

Injoronte shikimet e etura te cunave qe kalonin aty prane duke i hedhur e ndonje fjale per ta bere per vete , ndonje fjale te bukur a provokuese , por ata nuk e njihnin ate . A mund te genjehej ajo nga dy fjalka te bukura kur jeta e saj ishte nje katrahure e vertete? A i interesonte asaj te bente qejfe ashtu si shoqet e saj? Asesi! Jeta e saj ishte sunduese mbi te . Ajo nuk e jetonte jeten, por jeta e jetonte ate .

-Sheqerke moj , sa e mira qe je te keqen lalka ty !

Ishin pikerisht keto fjale të nje djali qe i sollen neveri. U ngrit nga stoli e vazhdoi rrugen mes gjetheve te rena te vjeshtes . Degjonte kercitjen qe shkaktohej nga shkelja e gjetheve e ky tingull i perseritej ne mendje e ne zemer per te harruar melodine e ashper te jetes se saj, deshironte cdo gje tjeter ,perpos kujtimeve e mendimeve qe s'e linin rehat qofte edhe nje sekonde te vetme.

Ndjeu dike ta ndiqte , por nuk e beri qejfin qeder ta kthente koken e te shikonte personin,derisa ai i doli para me nje biçiklete te kuqe . Ishte djali qe para pak minutash e kishte ngacmuar me fjale te embla ,gjasme.

-Eme s'do ma varesh? Na, merre numrin e telefonit , te pakten te flasim ndonjehere . -, foli ai sikur te ishte gjeja me normale qe bente , por ajo... Ajo e injoroi perseri. Injoroi fjalet e tij , budallallekun e tij te pashok , madje dhe numrin e hedhur ne nje leter midis dy gjetheve te thata, uli koken dhe vazhdoi te ecte pergjate pishave te larta e ajrit freskues te tyre.

Mendja e saj ishte diku tjeter. Edhe pse kishte dale te merrte ajer , te qetesohej nga zhurma gjemuese qe e priste ne shtepi, mendja e saj nuk ishte larguar per asnje cast nga shtepia e saj. A do te ishte larguar ai valle tashme? A do e shihte serish shtepine te kthyer permbys ashtu si cdo dite? A do e gjente nenen e saj te pragu i deres duke qare e sapo te shikonte fytyren e se bijes te fshinte lotet ?

Normal qe keto do shikonte perseri, sepse kjo ishte jeta e saj qe prej 2 vitesh tashme ; e kercenuar nga vete babai i saj, i shnderruar ne nje drogaxhi te semure i afte per te shkaterruar gjithcka vetem qe te permbushte deshiren e tij per te thithur ndonje miligram , e i paafte per te mbrojtur familjen nga vete ai.

Ironike!  Ironik eshte fati! Perse nje burre i martuar e me familje te binte pre e ketyre lodrave te shemtuara  e te pista per adoleshentet e pagdhendur ?!

Vdekja e djalit te tij te vetem nga leuçemia kishte qene shfarrosja e kesaj familjeje . Kreu i shtepise ishte shnderruar ne nje drogaxhi e alkoolist , e ema ne nje te dhunuar qe nuk i dhimbte trupi e plaget nga bashkeshorti i saj aq sa i digjej  zemra e shpirti nga malli per te birin e, ne fund qendronte ajo. Nje 17-vjecare e shtypur, e mbyllur ne vetvete ,  e vecuar nga shoqeria , e vrare nga vdekja e vellait te saj, e shkaterruar nga babai i saj , e pashprese , pa nje fije ngushellimi. Familja e saj ishte shkaterruar , jeta e saj kishte marrë fund...
----------

Guess who's back! Ju mori malli per mua? Andd....Erdha si 16-vjece tani , ju lutem shume keni te beni me nje nivel tjeter(gjasmeeee) 😂😂😂 Jam e njejta debile , so donët worrëyy!

E di qe sma ndiete fare mungesen po po beja cik sikur me donit😂 , ama me thene te drejten me ka marre malli shume per te gjithe ju , per ato komentet tuaja qe me bejne te qesh si debile para ekranit, per verejtjet dhe fjalet e embla.

Jam back ne vetvete . Nuk e di pse , por une vdes ti shikoj cik personazhet e mi te vuajne, vdes te pershkruaj dhimbje , lote , momente te trishta. Eshte libri i pare qe ngjarja zhvillohet ne territoret e Shqiperise e per me teper ne Korçë, ne te bukuren Korçë! Nese Sofia do e dinte se cfare do e priste me vone, do e dashuronte jeten e saj te meparshme. Keshtu qe kurre mos mendoni se dhimbja juaj eshte me e madhe. Cdokush ka probleme te ndryshme, e si thone halli-hallit nuk i ngjan, por mendoni se ka dhe me keq .
Libri Do te jete kind of spiritual . Shpresoi tu pelqeje , sepse e kam nisur me qejf .

15.11.2017

E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now