Pjesa 22.

1.5K 130 92
                                    

-Pyetje apo dënim?- pyeti qetë teksa qëndronin këmbëkryq në levenxën e zezë, pranë oxhakut ku zjarri kërciste bubulak.

-Pyetje- iu përgjigj ajo lehtë.

-Çfarë të pëlqen tek unë?

-Përse do të dish kaq shumë mendimin tim ndaj teje?

-...Sepse unë do të të bëj për vete. Do të të bëj të biesh në dashuri me mua për të të vërtetuar që një si unë nuk mund të bierë kurrë në dashuri, ama një ish-prostitutë si ti do të bierë me mua.

-Lesh, lesh. E unë të premtoj se nuk do bie kurrë në dashuri me ty.

-Do e shohim kochanie. Tani përgjigju.

-Epo  ndoshta, pak fare, mënyra sesi mendon për disa çështje.

-Si për shembull?

-Një pyetje ishte ajo.- ia ktheu ajo duke i shkelur syrin dhe i bëri me shenjë për të vazhduar lojën.

-Pyetje- vazhdoi ai.

-Përse më nxorre atë ditë nga dhoma, kur po luaje në piano?

-Duhet me patjetër të përgjigjem.

-Nëse s'do të të përdhunoj...

-Epo në fakt këtë do e doja,- nënqeshi në formë flirti.

-Trap! Përgjigju!

-Mirë, mirë- ngriti duart i dorëzuar dhe vazhdoi,- Ka qënë dhoma e nënës sime dhe...Dua ta mbaj sa më të pastër, larg çdo gjëje.

-Ke të drejtë, një femër e zhytur në batak si unë, do e ndoste menjëherë...

-Ti e di që nuk dua të them atë.

-Ti e di që nuk më plas. Unë e di të vërtetën. Jam një ish-prostitutë, jam e shkërdhyer nga nderi.

-Ndonjëherë pyes veten  se ku i ke mësuar tërë këto fjalë. Atë natë kur pashë për herë të parë në sytë e tu...

-Dënim!-e ndërpreu ajo duke mos dashur për të vazhduar më atë bisedë.

-Pra gatta, dëshiron pak aksion hë? Si thua për...-iu afrua pranë veshit dhe diç i pëshpëriti duke buzëqeshur ironikisht.

-Çfarë?! Nuk e bëj! Hera e fundit që e bëra...Nuk më doli aq për mirë.

-Je  detyruar ose...

-Ose çfarë?

Fill pas pyetjes së saj imitoi një kollë duke ngritur  vetullën e majtë në mënyrë provokative.

-Nuk mendoj se do të të pëlqente një seks mbi borë në mesnatë.- foli teksa i kujtoi dënimin. Kush nuk kryente dënimet apo nuk përgigjej pyetjeve të bëra do të dilte pisk e lakuriq në mes të borës, e domosdoshmërisht që Enzo nuk do e linte pa e shfrytëzuar atë rast, nëse do e shihte atë pa gjë.

-Je kaq i shpifur.

- E di faleminderit. Tani vazhdo me dënimin.

-Trap i dekompozuar Italian!-mërmëriti nëpër dhëmbë teksa shfrynte dhe shkonte drejt raftit të qelqtë ku shihje të rradhitura të gjitha shishet e uiskit, Maker's 46 , Bushmills, Hudson Baby Bourbon e shumë të tjerave që ajo nuk ua kishte idenë, nuk merrte fare erë. Thjesht tërhoqi një shishe,që i qëlloi një Jack Daniel's e shkoi u ul përsëri këmbëkryq përballe tij që qëndronte me një buzëqeshje dinake në fytyrë. Ah, ai djalë, ç'kish në mendje të bënte, përse e donte të dehur atë?!

-Të kam thënë që unë nuk dehem edhe nëse e pi të tërën këtë.- i thoshte këto fjalë dhe binte ndesh me mendimet e saj. Donte të hante veten me dhëmbë që po i thoshte, por shpresonte që ai të besonte këtë gjë e të hiqte dorë nga ai dënimi idiot, që ajo të pinte një shishe uiski.
Nuk dehej shpejt, ama kur dehej, kthehej në një person tjetër. I kujtohej fare mirë kur ishte dehur njëherë, ishte e vogël, aty gati 14 vjeçe e  kur kishin tentuar t'i merrnin shishen, i kishte kafshuar dorën së emës e më pas vetëm qeshte. Kishte dalë në mes të lagjes e ia kishte marrë valles, duke bërë vetë këngëtaren në mesnatë bashkë me gjithë djemtë e lagjes. Në mëngjes e kishte gjetur veten në Y Nëse do të kishte qënë esëll ndrotjtja sdo e kishte lënë kurrë të linte nam ashtu, por komandonte pija.

U përcoll me vështirësi dhe pasi pa që ai qëndronte i palëkundur i hodhi një vështrim duke rrudhosur vetullat shishes para se ta kthente me fund atë.

-O,o kochanie. Qetësohu. Merre lehtë.

-Vetë më the. Tani shiko që nuk më ze.

-Mirë, mirë e kuptova, lere tani.- u përpoq tia merrte, por ajo e shtyu, e ktheu dhe njëherë shishen e më pas e shtyu tutje  Enzon duke qeshur me gjithë shpirt. Ah, sa kohë kishte pa qeshur ashtu.

Ai e pa i habitur, se kurrë s'e kishte parë në atë gjendje e buzëqeshi me veten, jo një qeshje ironike apo djallëzore, një qeshje e vërtetë.

-Trapush! Nuk ma merr dot.

-Kë?- provokimet s'i linte.

-Çdo gjë. Asgjë nuk më merr dot.

-Thua?!

-Jo...-I tha këto fjalë, e iu afrua fare pranë atij. Hoqi pulovrën gri, së bashku me tutat e së njëjtës ngjyrë duke mbetur vetëm me të brendshme e kanatiere.  U ul në prehërin e tij, e me njërën dorë i preku lehtas mjekrën e ashpër, ndërkohë që me dorën tjetër nuk lëshonte Jack Daniel's. Ia hodhi të dyja duart në qafe duke bërë që të dy të binin mbi njëri-tjetrin  e për herë të parë ishte ajo që bashkoi buzët e tyre.

Të dy përhumbën në atë puthje. Ajo kundërrmonte erë alkool, por ai mund të nuhaste vetëm aromën e vaniljes që vinte nga qafa e saj e hollë. E ajo, ajo u deh më tepër nga kolonja e tij.
Tashmë nuk ishte vetëm ajo e dehur, por mbi njëri-tjetrin, të shtrirë pranë vatrës, qëndronin dy të dehur nga frymëmarrja e njëri tjetrit.

Qëndronte me sytë e mbyllur, duke pritur për një puthje tjetër nga ajo, kur në fakt, ajo çka mori ishte një shkelm në bark. Hapi sytë i habitur e pa atë që ishte ngritur në këmbë  e duke i nxjerrë gjuhën si një fëmijë i llastuar, vrapoi si harrakate drejt daljes së shtëpisë. Nja dy-tri herë për pak sa nuk humbu ekuilibrin, por arriti ta menaxhonte.

E kishte lënë në mes punën, e atë e kishte lënë në të thatë. Në fakt, ishte ai që i linte femrat ashtu nëse mërzitej e asnjë femër nuk kishte guxuar ta bënte këtë.

Qeshi duke tundur kokën para se të ngrihej e të dilte në kopsht.Borë kishte në tokë, e borë vazhdonte ende të binte. Hodhi sytë tutje, dhe pa atë të vazhdonte të pinte teksa rrotullohej në vend duke kënduar një këngë në një gjuhë që ai nuk e kuptonte, shqip.

'...Erdhëm nga ëndrra në jetë, duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë, dhe mbollëm një rrezë diku,'- këndonte duke marrë frymë me vështirësi një nga këngët e Alban Skënderaj, se vetëm këngët e tij kishte dëgjuar e që atëherë, nuk kishte kënduar kurrë...

Performanca e saj u ndërpre sapo iu morën mendtë dhe ra në  borën e ftohtë. E flaku shishen tutje, e ashtu qëndroi e shtrirë vetëm me kanatieren veshur, duke vështruar qiellin e errët se nuk dukeshin as hëna e as yjet.

-Çohu se do të ftohesh.- Nuk i ktheu përgjigje. E ai, mori shishen duke pirë atë çka kishte mbetur nga ajo  e vajti u ul pranë saj.

-Ti do më vdesësh mua!- shfryu teksa ndjeu rrobat t'i bëheshin qull nga bora.

Përsëri nuk mori asnjë përgjigje nga ajo. E vështroi thellë në sy e ishin gati të përlotur, ndoshta nga pija, ndoshta nga i ftohti, ose ndoshta diçka tjetër.

-Më në fund po shikoj diçka në sytë e tu përveç boshllëkut. Dua të dish diçka Azra,unë do të bëj çmos që të shikoj jetë në sytë e tu, as vetë nuk e kuptoj përse, por jam kurioz të të shikoj të jetosh dhe jo të marrësh frymë.

Ktheu kokën nga ajo, e pa se tashmë sytë i kishte të mbyllur. E kishte zënë gjumi. U ngrit, e mori në krahë dhe e çoi në dhomën e saj.

Atë natë, pa patur asnjë dëshmitare, as hënën e as yjet, por vetëm errësirën ata kishin dhënë shenjat e para që mund të jetonin...Dinin që ishin dehur nga alkooli, por nuk dinin gjënë më kryesore, ata ishin dehur nga njëri-tjetri.

Alkooli u lëvizte ndër vena, e prania e njëri-tjetrit në çdo qelizë të trupit të tyre.

E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now