-Një krepë Super Sweet per ylberin tim të kripur.- i tha sapo ajo u ul ne tavoline. E mbremshmja kishte qene me te vertete nje nate e gjate. Ajo i kishte hapur barkun dhe ai e kishte mbeshtetur, e kishte perqafuar fort dhe i kishte dhene nje batanije per te fjetur. I ishte lutur qe ta merrte ne shtepi, por ajo kishte kembengulur te qendronte aty pasi do te ishte mire. Ai ishte larguar sepse kishte patur disa probleme ne shtepi, ama qe pa zbardhur mire kishte erdhur pasi mendjen e kishte te ylberi i tij.
-E kripur? Zakonisht thuhet e embel per komplimente.
-Kush tha qe po te beja nje kompliment ? Une po them realitetin.Je nje krijese e kripur qe jeton ne nje bote te hidhur, por qe deshiron te mbushet me shpresa dhe dite te embla.
Ajo nuk i ktheu pergjigje por i buzeqeshi lehte e mori krepen qe ai i kishte pergatitur e kafshoi nje kafshate. Mbylli syte dhe kujtoi fjalet qe ai i kishte thene, deshiron te mbushesh me shpresa dhe dite te embla. Vertet... Deshironte...Ama deshira nga realiteti jane shume larg.
-Me duhet te iki.- tha para se te fshinte buzet me nje pecete dhe te ngrihej nga tavolina.
-Ku do te shkosh ?
-Boll pune te kam hapur. Rri naten ketu, por s'mund te rri edhe diten.
-Jo...
-S'dua kundershtime. Do te hallakatem neper qytet. Ne shtepi s'mund te shkoj. Shihemi ne darke.- foli ne te dale te deres.
Menjehere era iu perplas ne fytyre. Ndihej cuditshem. Nuk jetonte me familjen e saj por me nje djalosh. Nje djalosh qe e kishte mbeshtetur me mire se kushdo tjeter. Ishte me fat qe e kishte. Ku do te shkonte nese nuk do te ishte ai. Thone se...Zoti te mbyll nje dere e te hap nje tjeter. Asaj, zoti i mbylli deren e shtepise, por cilen dere i hapi?!
Ne shkolle nuk mund te shkonte. Canta, rrobat i kishin mbetur ne shtepi dhe nuk kishte asnje kacidhe me vete, pervec disa qindarkave qe Kleo i kishte futur ne xhep me gjithe kokfortesine e saj, ama ne fund i kishte pranuar se nuk kishte zgjidhje tjeter.
Po ecte pergjate Bulevardit Republika , e ne nje fast-food qe gjeti aty prane, bleu nje hamburger.Kishte nevoje per dicka te kripur t'i mblidhte barkun. Shkoi u ul ne stolin e nje lulishteje aty dhe perseri mendimet e goditen fuqishem. Nuk mund te rrinte nje cast pa menduar, e sa here qe mendonte nje shtullunge lotesh i mblidhej ne fyt. Donte te shperthente,por nuk kishte kuptim. Asgje nuk kishte kuptim tashme...
***
-Me pushoi nga puna.
-Perse?! Mos me thuaj qe u bera une shkaktare. O zot... Te futa ne probleme. Prit po shkoj te flas m...
-Jo nuk je ti arsyeja. Shkurtoi stafin per te rritur perfitimet e veta.
-Oh, sa njerez egoiste. Perse nuk mund te jetojne te gjithe por vetem disa?!
-...Sepse jeta eshte si nje xhungel. Mbizoteron me i forti.
-Atehere une po shkoj.- foli ajo teksa u be gati ta perqafonte.
-Ku do te shkosh ti ? Eja ne shtepine time.
-Je ne vete? Nuk ka kuptim.
-Eja, te lutem.
-Degjoje ylberin djale.
-Nuk mund te iki . Me mire te rrime gjithe naten bashke. Si mund te qendroje nje femer vetem gjithe naten ?
-Kush tha qe do te qendroj jashte ?
-Do te shkosh ne shtepi ?
-Nuk mundem. Nese shkoj ai lendon nenen time. Kam frike te shkoj, ama do te shkoj te halla, e vetmja qe kam dhe qe njoh. Jeton ketu, diku afer.
-Ti e di. Me thuaj per cdo gje. Dera e shtepise sime eshte e hapur per ty.
-Faleminderit per gjithcka djali me ylber. U bere shpresa ime e embel ne ditet e mia te hidhura.
-Vajza e shiut... Ti u bere ylberi im ne ditet e ftohta me shi, me tregove se cdo te thote te jesh nje vajze shiu, cdo te thote te luftosh per jeten.
U perqafuan dhe u ndane. Secili shkoi ne dy drejtime te ndryshme, dy rruge te ndryshme. A do i bashkonte perseri fati ata?! Apo mos ndoshta u ndane per te mos u pare me kurre?
Do te takoheshin me njeri-tjetrin, e ndoshta jo, ama ajo cka perjetuan se bashku u dha jete te dyve. I dha shprese nje adoleshenteje te dhunuar fizikisht e shpirterisht nga babai i saj, te pastrehe e nga ana tjeter nje djaloshi me zemer te madhe, te mbyllur ne boten e tij, ajo vajze i dhuroi ngjyra.
Nje vajze shiu pa ngjyra, krijoi ylber ne shpirtin e nje djaloshi...
Kjo pjese shkon per shejtanin tim te preferuar qe me ka mbeshtetur qe ne fillim♥ Te dua shume o shejtan!
YOU ARE READING
E Skllavëruara
Spiritual[+18] MATURE CONTENTED/SKENA PSIKOLOGJIKISHT TE RENDUARA/ LEXOJENI ME VETEDIJE TE PLOTE [COMPLETED] Ai u largua me fytyrën e shënjuar, me veshin e përgjysmuar,po ajo?! Ajo mbeti e shtrirë në shtrat, me trupin e mavijosur, me krahet e skuqura, e gja...