-Budalla u tregova. Budalla që mendova se rashë në dashuri me ty. Me një prostitutë! Unë?! E ç'dashuri pa?! Oh të lutem...Ndoshta unë thjesht sa përmbusha atë bastin që vumë në fillim.
-Por Enzo...- E ndërpreu me një shuplakë që e bëri të binte poshtë. Pas saj u detyrua të mbante në trup shkelmat e tij të rëndë teksa e godisnin pa mëshirë.
-Çdo më thuash Sofia a Azra a kushdo qofsh?! Do më bësh shenjtoren tani kur deri dje hapje këmbët me çdo mashkull?-i bërtiste pranë teksa vazhdonte ta gjuante si të ishte një top futbolli, e aroma e alkoolit puthitej me hundën e saj.
-Por ti vetë më ke thënë. Ti më bëre të të dua. Ti më pranove ashtu si isha.
-Unë?! Ne vumë një bast në fillim. Unë e fitova, të bëra të biesh në dashuri me mua, tani...Nuk më duhesh më. Të përdora ashtu si ti e meriton.
-Kaq shumë ta shpif?!
-Prezenca jote më neverit jetën Sofia. Ti je një batak që merr me vete çdokënd që pranë të rri. Je një prostitutë, e një e tillë, kështu mbetet tërë jetën.
-Nuk mund të ma bësh këtë.
-Mundem, sepse ti je një objekt për mua, e si të tillë do të të trajtoj.
-Unë të dua Enzo.
-Kurse unë të urrej Sofia... M'u zhduk nga jeta. Shko ku të duash.
U ngrit e tromaksur nga shtrati teksa pa që ishte bërë qull në djersë. Ishte përsëri një nga ato makthet e shumta që shikonte natë për natë që kur kishte erdhur në Poloni së bashku me nënën e saj.
Pa Enzon që flinte qetësisht pranë saj në shtrat dhe buzëqeshi e frikësuar. Po sikur një ditë ato makthe të bëheshin realitet? Po sikur e shkuara e hidhur t'i ndërhynte e ta shkatërronte?! Po sikur Enzo një ditë të pendohej për të, e ndoshta ajo dashuri të zhdukej sikur mos kishte ekzistuar kurrë?
Ç'do e mbante shpirtin e saj në jetë pastaj?U ngrit nga shtrati e ashtu me këmishën e natës doli nga dhoma. Zbriti shkallët me ngadalë se nuk donte të zgjonte askënd e doli në ballkon. Kishte nevojë të kthjellohej nën prezencën e territ të asaj nate të qetë.
Menjëherë ndjeu erën e ftohtë ta përqafonte të gjithën, e për një çast u drodh, por më pas u përhumb në errësirën e qiellit.Edhe ajo e ndiente veten ashtu, të errët. Nuk ndihej mirë me veten. Kohët e fundit kishte marrë kaq shumë dashuri nga e ëma, Enzo dhe gjyshja e tij. E ndiente veten të plotë e me fat, por...I dukej vetja si një drru i shtrembër në atë familje.
E më pas... Vendosi dorën në barkun e saj. Tashmë ishte një qenie e pafajshme që po rritej brenda saj. Do të bëhej nënë, do të provonte ndjesinë e të qënurit nënë, atë ndjesi që për një moment kishte menduar se e kishte humbur bashkë me lumturinë. Ama, Enzos nuk i kishte thënë gjë... Kishte frikë se mos nga ato fjalë që do i thoshte, ai do të bëhej mosbesues ndaj saj, e makthet e saj do të vinin në jetë.
Njdeu hapa të afroheshin pranë, por nuk lëvizi. Ndoshta s'ishte askush, ndoshta ishte thjesht zhurma e gjetheve ose mendimet që trazoheshin në mendjen e saj.
-Bijë! Ç'bën këtu?!- Edhe pse kishte dëgjuar hapa, përsëri u hodh përpjetë nga frika se ishte zhytur në atë det kujtimesh. U kthye dhe pa nënën e saj.
-Nënë!-psherëtiu lehtas dhe e përqafoi fort duke marrë sadopak nga aroma që asaj i jepte ngrohtësi.
-Bijë! Ç'të shqetëson?
-Kam shumë frikë.
-Përse? Të ka bërë kush gjë?
-Nënë jam një femër e ulët. Një prostitutë. Ndërkohë ai është një djalë kaq i mirë, me zemër të madhe, i pashëm... Ç'kërkon me një femër si unë? Po sikur nesër të më urrejë? Ose...Ose të urrejë veten që më zgjodhi mua?
YOU ARE READING
E Skllavëruara
Spiritual[+18] MATURE CONTENTED/SKENA PSIKOLOGJIKISHT TE RENDUARA/ LEXOJENI ME VETEDIJE TE PLOTE [COMPLETED] Ai u largua me fytyrën e shënjuar, me veshin e përgjysmuar,po ajo?! Ajo mbeti e shtrirë në shtrat, me trupin e mavijosur, me krahet e skuqura, e gja...