Pjesa 18.

1.4K 135 172
                                    

-Do vish me mua.

-Si i bëhet që nuk dua?

-Si i bëhet që unë nuk të pyeta?

-Pirdhu trap italian! Nuk marr urdhëra nga ti unë.

-Mos ofendo zogëzë!

-Zogëzë e sateme. Nga më gjete mua zogëz ti apo?

-E di sa më ndez kur bën të egrrën?

-Po  u ndeze ik shuaju.

-Po kush më shuan mua më mirë sesa ti?

-Bianka!

-Kush është kjo ?

-Një nga kuçkat e shumta këtu.

-Edhe ti u bëre xheloze ëë?

-Pirdhu me gjithë xhelozi, thjesht sa më çau trapin duke thënë që të ka të sajin.

-Gatta!

-Mace jo po qen.Ç'i ke këto për zotin? Apo të duket vetja sikur bën interesantin? Ke erdhur për të më palluar apo si e ke hallin? Mbaro punë e ik zhduku. Vetëm ti vjen këtu e na çan trapin nga dy-tri orë me muhabet. Ske çbën më duket, ose nuk duron shumë gjatë seksit, e ke me orë të shkurtra e sdi si të shtysh kohën.

-Gjuha e gjatë, belaja e të zotit...

-Na qënke dhe poet zot rrote.

-Unë të paralajmërova kochanie.

-Lesh, lesh se ça mutin thua.

-Po të pyes me të mirë, do vish apo jo? Unë gjithsesi do të të marr.

-Mutin të ma hash more vesh? Nuk më merr dot.

-Vetë më provokove.- ishin fjalët e tij të fundit para se të hidhej në veprim.

Iu afrua me hapa të ngadaltë e në mënyrë instiktive ajo bënte një hap mbrapa për çdo hap që ai hidhte para. Nuk e kuptonte pse, por ai mashkull i lëshonte një hije errësire e misteri. Donte ta njihte më shumë dhe nga ana tjetër dukej sikur e gjithë qenia e tij bërtiste me të madhe 'rrezik!'.

Kaq ishte dhe shmangia e vogël që mundi t'i bënte, derisa arriti pas murit. Aty dukej sikur ai e kishte kapur shah mat e ajo nuk kishte nga lëvizte. Harkoi buzën duke qeshur në mënyrë ironike para se t'i lëshonte një puthje që digjte si prush i nxehtë në qafë. Aq i duhej trupit të saj të pabindur që të dridhej i tëri e mishi t'i bëhej kokrra-kokrra. Mbante sytë e mbyllur e kafshoi buzën e poshtme për të shmangur ndonjë psherëtimë që mund të lëshonte e nuk donte aspak që t'i bënte qejfin atij dhe pse vetëm me një puthje e kishte bërë të ndihej si kurrë më parë, çuditshëm.

-Nuk je aq e fortë sa dukesh, Gatta!- i pëshpëriti këto fjalë me një zë fare pak të dëgjueshem pranë veshit, para se të kthehej me shpinë nga ajo, ta linte ashtu ende konfuze nga më parë e të bënte disa hapa drejt derës.

-As ti nuk je aq i egërr sa dukesh, aq sa thonë tigrush. Madje je fare i ëmbël.- këtu e kishte provokuar, e kishte prekur në tela. Atij aq i duhej që të shpërthente, aq i duhej që të kthehej menjëherë me fytyrë nga ajo e ta rrëmbente në një puthje të zjarrtë duke ia mbajtur duart e kapura sipër kokës së saj.

Nuk i interesonte nëse nuk merrnin frymë, le të merrnin frymë brenda njëri-tjetrit. Nuk i interesonte nëse lëvizte gjuhën në gojën e saj si ndonjë i babëzitur. Ajo vetë e ftoi dhe, ai i erdhi, kaq. Donte, s'donte dhe ajo ia ktheu puthjen. E atij kjo shenjë iu duk si një aprovim që i pëlqente, jo se kishte ndonjë dyshim në fakt.

E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now