Pjesa 25.

1.5K 137 38
                                    

Kishin kaluar ditë...Ditë agonie të zhytura në mjerim me qindra mendime vrastare për të dy.Ditë të cilat do të kishin qënë më mirë nëse s'do të ishin jetuar. Thonë se çdo gjë ndodh për një arsye. Përse dreqin do të donte universi që ata të vuanin aq shumë?! Përse do e shtynte atë universi të lëndonte atë femër në atë mënyrë? Atë që gjithnjë thoshte se femrat ishin lindur për t'u vrarë nga meshkujt, e ajo padashje kishte krijuar shpresa të kota se ai nuk ishte një nga ata, gjuetarët e shpirtit femëror.

Ajo zhytur në lotët e mjerimit e agonisë, e rraskapitur fizikisht dhe shpirtërisht, qëndronte në dyshemenë e ftohtë, e shtrirë pisk e lakuriq duke qarë me dënese në mungesë të tre viteve lotë,kështu i kishte kaluar ditët e fundit të dhjetorit. Tashmë ato ditë janari po i jetonte nën petkun e ngrohtë të batanijes së dhomës së saj. E qeshur jo, s'kishte si të ishte, por më pak e lënduar po. Dhimbja po i zinte kore dita-ditës e mungesa e tij në shtëpi po ia lehtësonte më tepër gjërat. Herë-herë kujtonte atë ditë e gulçonte me veten duke nxjerrë ndonjë shtullungë ajri e ca lotë, por e mblidhte veten duke psherëtirë thellë e arrinte të qëndronte ashtu. Shikonte borën e po i mërzitej, po i mërzitej gjithë ajo bardhësi, acar... Boll e kishte acarin që brenda vetes kishte.

Ai zhytur në një vorbull pendimi, zhytur në fajin që kishte shpërthyer e e kishte përpirë të gjithin, duke i sjellë një lëmsh të errët gurra e së cilit ishte nga thellësia e gjithë qenies së tij. Qëndronte i ulur në stolin e drunjtë të një bari në një nga lagjet më të zhurmshme të Italisë. Ditë...Kishte ditë që nuk kthehej në shtëpi se nuk ia kishte ënda të hasej me një zemër të copkavitur e ndosht nuk ishte aq guximtar sa të shikonte atë që kishte thyer, atë që pas kishte lënë. Kurrë s'e kish vrarë mendjen për një femër ashtu, e këto ditë larg saj kishin qënë mungesë fryme për të. Ishte mësuar që çdo mëngjes të hasej me fytyrën e saj, çdo mbrëmje me buzëqeshje, të kalonin ndonjë nga ato zënkat që mbylleshin duke përfunduar në krahët e njëri-tjetrit të tërhequr nga pasioni e dëshira e zjarrtë seksuale.
Por...Nëse pas do kthehej e atë pranë do kishte mundësi ta kishte me një përqafim do të mjaftohej. Tashmë po kuptonte se kishte diçka më të zjarrtë sesa epshi seksual midis tyre, ato ditë larg saj i kishin lënë të kuptone gjëra që as vetë nuk donte t'i pranonte.


-Hë trimosh, përsëri këtu ti?- i foli brunia sy-kaltër që e kishte parë dhe para disa ditëve në të njëjtin klub. Kishin pirë bashkë e pastaj ashtu tapë kishin përfunduar në katin e sipërm, duke ndarë një shtrat bashkë.

-Po Teresa.

-Është Viviana, po gjithsesi... Ende nuk ke shkuar në shtëpi?

-Si dreqin të shkoj? Ajo do ma bëjë varrin me sy e do përpiqet ta fshehë se zonjusha kokëfortë nuk do të tregojë ndjenjat.

-Më ler të të them per të dhjetën herë që e ke djallosur.

-Faleminderit. Nuk e dija.

-Ik në shtëpi. Duke u fshehur nuk zgjidh dot gjë.

-Mendon se po fshihem? Nga se?!

-Jo more çne, thjesht sa po endesh rrugëve të Italisë prej një muaji. Si fillim t'i fshihesh nga ndjenjat e tua.

-Ç'ndjenjash thua për atë zot?

-Je trap apo bën vetë?! Nëse atë femër s'do e doje, përse dreqin do e vrisje kaq shumë mendjen nëse e ke lënduar apo jo? Përse ke frikë të hasesh me zhgënjimin a trishtimin e saj shkaktuar nga ti? Përse pi çdo natë për të harruar sado pak atë trapllëk që ke bërë?

-Nuk e di.

-Quhet dashuri nëse s'ke dëgjuar më parë. E hidhur zeher, e ëmbël sheqer, pikante si spec...Të mbështjell si një gjarpër, ja ashtu si kobra të mbështjell e frymën ta merr kur pranë njeriut të zemrës s'je, Diellin e jetës të sjell kur pranë e ke. Ti nuk e kupton, por ndihesh çuditshëm se më mirë të lëndohesh ti me qindra herë sesa ajo njëherë, se e ke në zemër e lëndimi i saj do të cënonte drejtpërdrejtë zemrën e qenien tënde. Quhet dashuri, por ka një sinonim të fortë, sfidën, jetën...- foli ajo para se të rrëkëllente dhe nje gotë tjetër.

-Qënke pirë më shumë sesa duhet, po flet sikur të kesh rënë në dashuri.

-Ku i dihet! Një këshillë nga një putanë si puna ime, shko para se të jetë vonë. Një zemër femre di si të falë për aq kohë sa ajo ka shpresë se ajo falje do i vijë. Si për shembull unë prita për një dreq falje, do e kisha falur edhe tradhëtinë për dashurinë, po ai iku mbrapa Diellit se aspak s'ishte penduar. U bëra bushtër për të harruar atë ashtu siç ti po bëhesh në një të alkoolizuar për të harruar fajin e ajo kushedi si po e kalon këtë periudhë, për të të harruar ty ose dhimbjen.

-Të kërkoj falje?- e pa vëngër.

-Jo të hash m*t. Falje është, zemra shëron, ikë zhduku që këtu e bëje vajzën për vete.Ti e do atë.

-E ke gabim. Thjesht ndihem në faj.

-Po, shko njëherë pranë saj dhe shiko që nuk do duash më kurrë t'i ndahesh, aty do më kujtosh.

-E çmendur!!!

-Kjo e çmendur di pak më shumë sesa ti trimosh.

***

Parkoi makinën në kopsht e hyri brenda qetë. Gjithë dritat e shtëpise ishin fikur, e për një moment në mendje i erdhën fjalët e Vivianës. Çdokush e zgjedh një mënyrë për të harruar diçka ose dikë, po sikur ajo të ishte larguar e të ishte kthyer në atë skëterrë? Shumë mendime po i vinin në mendje teksa ngjiste shkallët drejt dhomës së saj.

Hapi derën pa trokitur, e ajo u hodh përpjetë nga frika. Sa e sa ditë e kishte pritur makinën e tij që nga dritarja e dhomës, por këtë natë kishte qënë fjetur.

Errësira nuk e ndaloi të ndiente një tjetër frymëmarrje në dhomë veç të sajës e e dinte mirë se frymëmarrja e kujt ishte. Zemra mori një ritëm të shpejtë e ca momente të hidhura iu sollën në mendje. U tremb se mos bënte sërish të njëjtën gjë me të.

E ai bëri disa hapa para duke shkuar drejt shtratit të saj. Askush nuk guxonte që dritën të hapte e ta shihte tjetrin në sy.

U ul pranë saj, mbi shtrat e ajo kërceu përpjetë nga frika.U ndje keq, u ndje keq që kishte shkaktuar terror te ajo, u ndje keq që zemrën ia kishte mbushur me frikë.

Nuk foli, por i preku fytyrën me kurrizin e dorës.Ajo instiktivisht mbylli sytë e sikur u qetësua, frika sikur iu largua disi, kurse ai s'donte të shpëtonte kurrë nga ajo prekje që i ngrohu zemrën e bërë kallkan prej kaq ditësh. Dëgjonin të dy frymëmarrjet e njëri-tjetrit, tashmë të rënduara nga intensiteti i pranisë së njëri-tjetrit.

Dorën e përshkoi në flokët e saj e, e mori në një përqafim para se në ballë ta puthte. I vinte turp që dhe buzët tia cënonte tashmë asaj femre.

Ajo nuk reagoi, thjesht duroi në heshtje flakën që i zgjuan buzët e tij mbi lëkurë e më pas ndjeu dorën të përshkohej nga dora e tij, zjarr e nxehtë.

Vendosi që errësirën ta thyejë me blicin e telefonit teksa zbrisnin shkallët dorë-për-dore duke u drejtuar drejt një dhome... E lëshoi atë ulur në shtratin e dhomës e vetë u ul pak më tutje, përballë pianos.

Lëvizte gishtat tërë mjeshtëri duke përkëdhelur tastat e pianos e duke dhuruar një melodi po aq të bukur sa edhe të trishtë. Herë bëhej e qetë e herë e rrëmujshme, ashtu si mardhënia që ata të dy kishin.

E ndiente dhe ajo çdo notë që përshkohej e çdo tingull që dilte e me sytë mbyllur po jetonte jetën e saj të kompozuar nga gishtërinjtë e tij.

Pasi melodia përfundoi, një heshtje shurdhuese i zaptoi për disa minuta e askush nuk guxonte të thoshte asnjë fjalë apo të lëvizte derisa ai u ngrit e pranë saj u ul.

-Më fal kochanie. Më fal! Fale këtë idiot që zemrën ta theu. Fale këtë njeri të gjorë që më përpara nuk ka ditur ç'është jeta,lëndimet e gëzimet. Nuk ka ditur çdo të thotë të ndiesh lëndimin e dikujt që vetë e shkakton. Më fal kochanie...- përfundoi këto fjalë duke e ngjeshur kokën e saj në kraharorin e tij e u desh pikërisht një puthje në kokë që ajo të shpërthente dhe njëherë në lotë.

Ashtu të përqafuar,mes lotësh e errësirës, mes tingujve ende të pazhdukur të pianos, mes zemrës që gati sa s'po dilte nga kraharori e gjakut që u vlonte ndër vena, u shtrinë së bashku në atë shtrat që kishte 13 vite pa u ushqyer me lotë...

E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now