-Mafie s'je, me drogë s'je marrë, atëherë si dreqin e ke bërë tërë këtë shtëpi ti?
-Pse s'mund të jem një princ?
-Lesh, lesh. Po të jesh ti princ unë i bie të jem sulltaneshë.
-Ku i dihet?
-Po një sulltano-prostitutë jam, ke të drejtë ashtu siç je ti një zhigolo-princ.
-Duket se kemi gjetur njëri-tjetrin.
Ajo thjesht sa rrotulloi sytë në formë bezdisje e vazhdoi ta ndjekë drejt hyrjes së vilës dykatëshe e lyer në një ngjyrë qumështi mbushur plot me dritare të cilat dukeshin të gjitha rradhë njëra me tjetrën në një simetri të përkryer. Në oborr, mes barit tashmë të tharë e tokës së mbuluar nga bardhësia e borës, shtrihej një pishinë mjaftueshëm e madhe e cila duhet të ishte mjaft qetësuese në ditët e nxehta të verës. E ajo thjesht sa vështronte kurioze, s'kishte parë ndonjëherë ashtu lloj shtëpie përveç filmave, se vetë kishte jetuar në një skëterrë në një lagjë të errët të atij qyteti aq të shndërritëshëm e ashtu kishte qënë dhe ajo, një e trishtuar mes gjithë atyre njerzve të lumtur në pamje të parë.
Pa atë që hapi derën e madhe të drunjtë e hyri brenda. U mahnit nga korridori, shandanët e varur që mund të kushtonin sa e gjithë shtëpia e saj e nga dhomat e panumërta që mund të shikoje në atë shtëpi.-Nuk ke ndonjë shërbyese a ku ta di unë? Në telenovelat turke shtëpi si këto duan dhe pastruese, kuzhiniere a ku ta di unë.
-Jeta nuk është një telenovelë fatkeqësisht.
-Boll na bëre filozofin.
Ngriti duart i dorëzuar dhe e la ta ndiqtë për në katin e dytë.
-Kjo do të jetë dhoma jote.- i tha teksa i hapi një derë të bardhë në fund të korridorit, në katin e dytë.
-Seriozisht e ke ti?
-Pse dukem sikur tallem?
-Po unë duhet të kthehem aty dhe të bëj prostitutën.
-Nuk ke për t'u kthyer më.
-Përse e bëre këtë?
-Se ashtu dua.
-Më pyete çfarë dua unë?
-Çfarë? Nuk besoj se ke qejf të q*hesh me ata matufa tërë ditën, të të shkallomojnë për 20 euro e në fund të të ulin e të të ngrenë gjitmonë me fjalën 'kurvë' ?
-Oh, për atë zot! Nuk jam kurvë unë?! Ku di ti çdo të thotë të të bëjnë tërë ato gjëra që sapo i përmende. Nuk e di jo, se ti vetëm ke erdhur aty vetëm për të palluar, për të kënaqur egon e për të ikur. Më thuaj e ke vrarë ndonjëherë mendjen çfarë ke lënë pas?
-Asnjë femër aty nuk është kurvë, asnjë!
-Vërtet? E ne që nuk na numërohen meshkujt me të cilët kemi fjetur?
-Po! Ndjenjat janë për të dobëtit. Përderisa ti nuk tradhëton askënd, nuk je kurvë.
-Unë kam tradhëtuar veten.
-Pa dëshirën tënde ama.
-Ku di gjë ti për mua?
-Më mjafton një vëzhgim i cekët e sipërfaqësor nëpër sytë e tu për të kuptuar boshllëkun që ti ke.
-Mut! - shau nëpërdhëmbe e e la këtë zënkë në mes duke hyrë në dhomën që ai i kishte treguar, përplasi derën e u shtri në shtrat. Shtrëngoi fort jastëkun dhe e përplasi duke e hedhur tutje, duke mallkuar atë dreq fati që i kishte rënë për pjesë.
Ajo e kishte pranuar, kishte pranuar të jetonte ashtu, e skllavëruar, e nënshtruar gjithë jetën, mjaft që mos ndiente më dhimbje, atëherë përse të gjithë po vinin të ndryshonin tani rrjedhën e jetës së saj? Ku dreqin ishin më parë kur ajo luftonte për pak shpresë? Përse erdhën të gjithë tani, tani që ajo e groposi shpresën bashkë me shpirtin e saj? Po, nuk e dinin ata...Nuk e dinin çdo të thoshte të kaloje netë të tëra duke qarë deri natën vonë, se kafshët kishin abuzuat me ty, të kishin bërë të bëje veprime që as nëpër makthe nuk i kishe parë e më pas të zgjoheshe në tre-katër të mëngjesit nga djersët e një ëndrre të keqe që në mëngjes do të bëhej realitet e ashtu zgjuar e mbledhur kruspull duke qarë të qëndroje deri në agim.
Ah, sa dhimbje kishte kaluar e rruga më e lehtë i qe dukur të vdiste për të rilindur si një femër tjetër, si ajo pa ndjenja, sepse kështu do e kishte më të lehte të mbijetonte në skëterrën që fati i kishte zgjedhur.Ata po mundoheshin ta rikthenin atë, por nuk e dinin që kështu do e shkatërronin, do e vrisnin shpirtërisht, sepse Azra mund të jetonte si një prostitutë por Sofia, e dobëta Sofia, jo.
***
E kishte zënë gjumi e kur u ngrit e gjeti veten të mbuluar nga një batanije që me siguri ia kishte hedhur ai. Më në fund ajo dhimbja e tmerrshme e kokës i ishte larguar e u ngrit në këmbë për të vështruar nga dritarja, tashmë errësira kishte zaptuar vendin.
Doli nga dhoma e zbriti në katin e parë duke ndjekur tingullin që vinte nga një piano. Një melodi e ëmbël i përshkoi veshët e kur hapi derën u ndesh me siluetën e tij duke kuruar me kujdes tastat e pianos në errësirën e asaj dhome.
-Ditke dhe të luash në piano hë?- më në fund vendosi të thyejë heshtjen, pasi kishte qëndruar një copë herë duke e dëgjuar.
Ai menjëherë sapo vuri re prezencën e saj, largoi duart nga tastat, sikur ato të digjnin e u ngrit menjëherë në këmbë duke shkuar drejt saj. E kapi ashpër nga krahu dhe e nxorri jashtë duke kyçur derën e dhomës që sapo dolën.
-Mos m'u sorrollat kështu nëpër shtëpi e mos hyr ku të të teket.
-Na fal zotëri, harrova që jam mysafire.
E lëshoi krahun, sapo kuptoi që e kishte shtrënguar pak si shumë e u largua drejt sallonit ku u ul rëndshëm në kolltukët e zinj prej meshini.
-Përse?- e pyeti menjëherë sapo dhe ajo zuri vend përballë tij.
-Çfarë?- ia ktheu ai ende konfuz për pyetjen.
-Përse më more në shtëpi?
-Se skisha asnjë të m'i çante veshët çdo mbrëmje.
-Pra qënke dhe i vetmuar? S'ke familje ti?
-Jo, jam si Mogli, më ka rritur ulkonja.
-Seriozisht përse më more?
-Azra më ler të qetë.
-Nuk ke frikë se ata do të të vihen pas, do të të ndjekin derisa të na kapin, ty do të të vrasin e mua do më rikthejnë përsëri aty ku kam vendin? E ia vlen e gjitha kjo për mua? Një prostitutë që e ke palluar vetëm dy herë? Mos më thuaj që djaloshi i keq Enzo, paska ndjenja...
Fjalët e saj e acaruan. Padashur ajo me një fjalë kishte prekur një çështje që ai s'do donte kurrë t'i kujtohej.
-Të mora se dua një kurvë personale në shtëpi. Të të palloj sa herë të dua e të të kem çdo ditë në dispozicion. - këto fjalë i tha e furishëm bëri drejt derës kryesore duke e përplasur fort.
E atë e kishte lënë të hutuar në mes të sallonit, vetëm në tërë atë shtëpi të madhe, por aspak të lënduar. Fjalët e tij nuk e mërzitën se ajo ato fjalë ia thoshte vetvetes çdo ditë.
YOU ARE READING
E Skllavëruara
Spiritual[+18] MATURE CONTENTED/SKENA PSIKOLOGJIKISHT TE RENDUARA/ LEXOJENI ME VETEDIJE TE PLOTE [COMPLETED] Ai u largua me fytyrën e shënjuar, me veshin e përgjysmuar,po ajo?! Ajo mbeti e shtrirë në shtrat, me trupin e mavijosur, me krahet e skuqura, e gja...