Pjesa 27.

1.4K 138 89
                                    

-Nuk mundem Enzo. Unë s'do mundem kurrë të të dua ty, sepse jam një prostitutë. Ta kam thënë që në fillim, bataku nuk më le të dua, nuk më le.-gënjeu. Ajo dinte të dashuronte me gjithë forcën e shpirtit, por ndiente sikur do bëhej ajo një barrë, një pengesë për Enzon në të ardhmen, ose ndoshta ai do të pendohej...

-Azra...

-Të lutem mos fol më. Unë të kam thënë që në fillim. Nuk të dua, fiksoje këtë.- Ç'të bënte e gjora?! Ishte rritur me një mentalitet të tillë që edhe nëse lidhesh një herë quhesh kurvë, e jo më të pallohesh me tërë ata meshkuj. Nuk ia falte dot vetes dhe nese ai nuk e kishte problem.
Dëshirat dhe ëndrrat i ishin djegur, ato ëndrra ku ajo e shikonte veten me fustanin e nusërisë, teksa bashkëshorti ia hiqte dhe kalonin natën e parë.

Ai...U shkatërrua. Zemrën ia bëri copë e çikë, se një tip si ai nuk e kishte aspak të lehtë të thoshte ato fjalë. Ajo e kishte detyruar të dilte nga natyra e tij, nga mendimet dhe parimet e veta.
S'kish besuar kurrë në dashuri, e mbi varrin e së ëmës kur kishte shkuar pasi kishte kuptuar  ç'kishte ndodhur, ishte betuar se nuk do të binte kurrë në dashuri, pasi ajo ishte një fosil që dëshmonte se dashuria nuk ekzistonte.
Por...Përsëri...Ajo vajzë e detyroi ta thyejë atë premtim,ajo vajzë i shkaktoi shtrëngime në zemër dhe në fund...E shtrëngoi me fjalë atë zemër derisa ia mori frymën.


-Doja të të thoja që po tallja pallën. Unë dhe dashuria?! Të lutem shumë, nuk më njeh?! Unë, një njeri si unë nuk mund të dojë kurrë,sepse të kam thënë, unë palloj, nuk bie në dashuri. E thashe thjesht ashtu, sa për të të provokuar nëse ti kishe rënë në dashuri me mua dhe të të vërtetoja që do e fitoja unë bastin që në fillim bëmë,kush bie i pari në dashuri humb.
Ishte lojë!

-Lojë?! Tërë këto çaste?! Nata e kaluar,melodia e pianos, ujëvara e lotëve që së bashku formuam?! Mos po ma thua vetëm se të refuzova?


-Mos të duket se unë do bie ndonjëherë në dashuri me dikë, e aq mëpak me një prostitutë-kaq duhej që tia mbushte mendjen asaj që nuk e donte, ose në të kundërt ajo do të qëndronte gjatë gjithë kohës me idenë se ai kishte ndjenja kundrejt saj, e qejfi nuk ia kishte aspak të dukej i dobët para saj që as nuk i plaste për të. E dinte që e lëndoi, e zemra i theri,por zgjidhje tjetër jo nuk i la.


-Ke të drejtë. Më fal që dyshova. Si mundet një djalë që mund të ketë ndër duar çdo femër të dojë një bushtër si puna ime?! Ndihem krenare me veten që të gënjeva pak më parë.-fjalet e saj të fundit para se ajo të largohej nga ai  vend, që e bëri të përjetojë qindra emocione brenda një nate. Ishte pothuajse mesnatë e shiu binte rrëke-rrëke.

E la atë të ngrirë,ulur në karrige, ende duke analizuar fjalinë e saj të fundit, e ajo me lotët që i bashkoheshin me shiun e ftohtë,vraponte pa e kuptuar se ku po shkonte, vraponte atje ku këmbët ta çonin.

Mendimet e godisnin përsëri si për t'i thënë zemrës që truri pati të drejtë që e refuzoi dashurinë e tij të shtirur.

Për një çast kishte menduar se dikush mund ta donte pa marrë parasysh kush ajo kishte qënë, por kush ishte, por edhe kjo ëndërr i ishte shuar brenda asaj nate.

E shpifur! E shpifur i dukej vetja, së bashku me çdo gjë që e rrethonte, madje dhe me atë trapin italian. Për një dreq basti të mallkuar, gati sa nuk e harroi se çdo të thotë të ndiesh për dikë, do të thotë të vuash.

E ajo, ajo ishte një idiote që e kishte lënë veten të ndiente për të. Kishte filluar të kishte ndjenja për të që në fillim, që kur kacafyteshin me njëri-tjetrin, e ajo e gjente veten të mbrojtur në ndonjë fjalë që ai padashje thoshte. Kur ai e prekte, si prushi përvëlonin prekjet e tij e ajo bëhej shkrumb e hi nga ato prekje plot zjarr.
Kur kishte qënë e sëmurë, u ndje njeri...Njeri që pa se më në fund dikush u kujdes për të.
Por...Nuk e kishte kuptuar ç'ishin ato ndjenja... Ishte pikërisht koha kur ai u largua, mungesa e tij që e bëri të kuptonte se kishte qënë e plotë, por nuk e kishte kuptuar. Edhe pse ai e kishte lënduar, ajo përsëri ia ndiente mungesën, e nuk donte gjë tjetër vetëm ta kishte pranë e të shikone se ishte mirë. Nuk i interesonte më vetja, por vetëm ai.
Ajo mund të sakrifikonte veten për të, por kurrë atë për veten e saj dhe kjo kishte qënë arsyeja që e refuzoi, nuk e shikonte veten të denjë për dashurinë e tij,sepse ai meritonte dikë më të mirë.

Ajo kurrë s'kish besuar në dashuri. Prindërit e saj ishin një shembull i gjallë që dashuria nuk ekziston, por zbehet se s'ka qënë kurrë e tillë, por ai, ai e bëri të dilte nga binarët, e bëri ta donte. Ajo dinte të dashuronte, por jo ta jetonte këtë dashuri, se frika ishte më e madhe.

Kështu kishte menduar ajo, po ai?! Ai abuzoi me termin e dashurisë vetëm e vetëm që të kënaqte egon e tij dhe t'i tregonte asaj se çdo fjalë e tija do të dilte.


Këto mendime e godisnin furishëm në çdo zgavër të qenies së saj e lotët nuk shternin e as shiu. Iu kujtua ajo kohë kur ishte në Korçë, ajo kohë kur gjente shpëtim në pikëzat e shiut, shpëtimin nga babai i saj.

Në ato momente do të dëshironte një përqafim, një përqafim kockëthyerës nga Kleo, e ta qetësonte, ashtu si vetëm ai dinte, t'i hapte derën e brenda ta merrte, se përsëri u gjend në të njëjtën situatë, pa shtëpi.


Kishte ndodhur ashtu si dhe kishte menduar. Ishte bërë copë-copë pasi kishte filluar të shërohej. Pasi kishte filluar të mendonte rreth dashurisë, dashuria e goditi me fjalë të vrazhda.

Nëse më parë dikush do ia thoshte këto fjalë,problem nuk e kishte, se dhe vetes ia thoshte vazhdimisht, kjo ishte edhe arsyeja që donte të kishte shpirtin e vdekur, se e dinte që shpesh do të goditej nga fjalët e me një shpirt të vdekur, jo nuk mund të lëndohej,por...Shpirti i saj i brishtë thyhej shpejt, thyhej nga fjalët...

-Kochanie! Prit!- dëgjoi një zë nga mbrapa.Ai e kishte ndjekur, e kishte ndjekur sapo kishte kuptuar budallallëkun që kishte bërë, sapo kishte kuptuar atë çka ajo donte të thoshte kur kishte thënë se ishte krenare që e gënjeu, e gënjeu mbi ndjenjat e saj. Qelizat që dikur i jepnin jetë e kishin sulmuar për atë që bëri, e këmbëve iu dha me sa shpejtësi kishte që pranë t'i shkonte.

Nuk mund të humbiste dashurinë, atëherë kur kuptoi se ishte e vërtetë.

Me të dëgjuar zërin e tij, filloi të vrapojë edhe më shumë, sikur donte t'i shpëtonte atij, sikur donte të arratisej nga realiteti.

Atëherë kur mendonte se ai u dorëzua, fare pranë një parku të boshatisur, ndaloi vrapin për të marrë veten, e menjëherë ndjeu ca krahë të fortë ta mbështillnin të gjithën.

Mbeti e habitur teksa nuhati aromën e tij, teksa ndjeu praninë e tij ngjitur me të sajën. Ndjeu ngashërimin e tij, psherëtimën e thellë të buronte thellë nga shpirti.

E shtrëngoi aq fort,sepse nuk donte ta humbiste. Nuk donte t'i linte zemrat pa shoqërinë e njëra-tjetrës, nuk donte pafajësinë t'i zhdukej.


Një prostitutë ishte kthyer në kultin e pafajësisë për të...Këtë të bën dashuria...


Këtë të bën dashuria

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now