Endej... Endej rrugeve te qytetit e pashprese dhe e derrmuar duke mallkuar diten qe kishte lindur. Pa e kuptuar kembet e kishin cuar atje, te stoli i kuq ne fund te pedonales. Ishte e cuditshme sesi ai stol i jepte shprese kur ajo ndihej e vdekur, ai stol i jepte pakez ngjyre kur ajo ndihej e venitur.
U ul dhe perqafoi fort veten e saj. Era i ngaterronte floket duke ia perplasur pas fytyres, ato floke te bera qull nga shiu. Ishte shkaterruar. Lote nuk kishte me te qante, ndjenja nuk kishte me te ndiente, jete nuk kishte me te jetonte.
Ishte dehur nga shija e hidhur e jetes se saj. Ishte dehur nga aroma rrengjethese e fatit te saj katran te zi. Ishte dehur nga pikellimi shfaroses i gjithckaje qe e rrethonte.
Qindra mendime i rrotulloheshin ne mendje. Mendonte per nenen e saj. E gjora! Cfare kishte bere per ta merituar kete?! Babai i saj, pse dreqin ishte kthyer ne nje te alkoolizuar te semure?! Dhe atehere kur nuk pinte ishte gjithe nerva dhe, i vrazhde. E me pas ajo...Cdo dite e kalonte e mbyllur ne zymtesine e saj. Nuk i qeshte asnjehere buza, nuk kishte dite qe te mos qante. Nga njera ane per vellain e saj e nga ana tjeter per nenen, babain dhe veten e saj. Pse ishte katandisur keshtu familja e saj valle?!
Po tashme, ku do te shkonte?! Nena e saj ishte bije e vetme, ishte njeri pa njeri. Nena i kishte vdekur gjate lindjes e babai 5 muaj me vone nga tumori ne tru. Kishte mbetur e vetme qysh foshnje e ishte rritur ne shtepine e femijes, ndaj nuk njihte asnje.
Edhe babai i saj po ashtu.Nuk e dinte se si por dhe ai kishte perfunduar ne jetimore se bashku me motren e tij binjake. Aty,prinderit e saj ishin njohur ,e sapo ishin bere 18-vjec ishin martuar me njeri-tjetrin per t'i dale zot vetes dhe njeri-tjetrit. Kishin qene marrezisht te dashuruar e e kuptoheshin mjaft mire. Kujt do ia merrte mendja se ai cift do te vdiste aq padenjesisht?!
U hodh perpjete nga frika sapo ndjeu nje dore t'i prekte shpatullen. Frika i hyri deri ne palce e po pergatitej per ndonje maniak kur te kthehej, por sapo kthehu koken, pa ate, djalin me ylber. Menjehere frika ia la vendin nje buzeqeshje qe lindi vetvetiu.
-Te tremba ? Me fal.- foli menjehere ai sapo kuptoi qe ajo kishte kercyer nga frika.
-Me perqafo te lutem,-nuk i behej vone per krenarine e nje femre. Nuk i behej vone cfare mund te mendonte Kleo. Ajo thjesht deshironte nje perqafim te ngrohte e te sinqerte, nga nje djalosh qe kishte vetem 2 dite qe e njihte,por qe i falte me teper qetesi se familja e saj.
Pa i thene asgje e mbeshtolli ne krahet e veta e, aq i duhej asaj qe te shperthente dhe njehere ne lote.-Eja brenda se eshte ftohte.
-Harrove qe jam e kesaj natyre?- ia ktheu ajo teksa buzeqeshi lehtas dhe fshiu lotet.
-Ti je vajza e shiut,jo e eres. Era e largon shiun.
-Ke frike per veten tende apo jo? Se nese zhduket shiu, zhduket dhe ylberi.
-A mundet te zhduket shiu valle?! Eshte e pamundur. Shiu eshte frymemarrja e gjithesise.
-Po, por vajza e shiut ,jo.
- E ke gabim. Eshte vajza e shiut ajo qe i jep jete shiut.
-Njerezit nuk e duan shiun. Duan ylberin, rendin pas tij.
-Ti mund te jesh vajza e shiut,por ama je dhe ylberi im. Dhe mos harro, te gjithe e duan shiun,mirepo nuk e dine. E kuptojne rendesine e tij kur nuk eshte.- kishte mbyllur djaloshi kete diskutim me qindra nenkuptime brenda. Ne pamje te pare dukej si nje bisede per shiun, por a ishte per shiun valle? Aty po kompozohej jeta e vete asaj. Dhe ai mendonte se asaj do ia dinin vleren kur te ishte teper vone, kurse ajo mendonte se askush nuk do ia ndiente mungesen. Kjo bote ishte shume e madhe dhe ajo nuk mund te bente ndonje ndryshim nese jetonte apo jo. Thone qe jane njerezit e dashur ata qe ta ndiejne mungesen, por a e donte ndokush ate, pervec nenes se saj ?! Askush !
Hyne brenda ne lokal te dy se bashku. Kyci deren dhe pse nuk kishte shkuar ende mesnata dhe i ofroi nje karrige te ulej. U largua per disa sekonda dhe u kthye me nje filxhan te bardhe ne dore. Ia zgjati teksa ulej ne nje karrige prane tij.
-Kakao e nxehte ne Creperie? Po prisja per ndonje krepë.
-Me fal se s'te pyeta,- beri menjehere te ngrihej por dora e saj e pengoi. I dhuroi nje buzeqeshje te cilter dhe vazhdoi.
-Bej shaka. Nje pije e nxehte do me sjelle ne vete, ndoshta.- leshoi nje psheretimi te cilen e mbylli duke kthyer nje gllenjke nga filxhani.
-Perse?!-pyeti thjeshte duke e vezhguar thelle ne sy.
-Cfare?- beri sikur nuk e kuptoi pyetjen dhe pse e dinte fare mire per cfare e kishte fjalen.
-Perse pikerisht ti ?
-Perse une?
-Perse duhet te vuash kaq shume?
-Nga e di ti qe une vuaj?
-Oh, te lutem shume. Ti thjesht sa qan ne mes te shiut nga qejfi apo jo?
Perseri nenqeshi. Po pra, perse pikerisht ajo? Perse duhet te ishte ajo e perzgjedhura e fatit te erret, lodra me e shemtuar per jeten qe e flakte tutje sa here inatosej, perse duhet te ishte ajo skllave e jetes se saj?
Buzeqeshi perseri nga dhimbja dhe piu dhe nje gllenjke tjeter. Ndjeu stomakun t'i ngrohej,por zemren e kishte akull.
E veshtroi djaloshin thelle ne sy dhe leshoi nje psheretime te thelle per te kuptuar se ishte dorezuar, nuk mund tia mbante te fshehte atij.
-Nje nate e gjate te pret djali me ylber.
-Nje nate e gjate me ylberin tim?
-Sot nuk ka ylber,sepse nuk ka shi. Pergatitu per nje termet.
-Jam gjithe sy e veshe! Por ne fillim dua te di dicka,perse nuk mund te ishe e lumtur nje njeri me shpirt si ti, perse vuan ti, perse ti ?
- Sepse... Nese nuk do te isha une, do te ishte dikush tjeter...
YOU ARE READING
E Skllavëruara
Spiritual[+18] MATURE CONTENTED/SKENA PSIKOLOGJIKISHT TE RENDUARA/ LEXOJENI ME VETEDIJE TE PLOTE [COMPLETED] Ai u largua me fytyrën e shënjuar, me veshin e përgjysmuar,po ajo?! Ajo mbeti e shtrirë në shtrat, me trupin e mavijosur, me krahet e skuqura, e gja...