-Kleo?!- i foli e habitur, por tepër e ftohtë. E atij i bëri kaq shumë përshtypje kjo gjë. Ku ishte ajo vajza e fortë që gjente qetësi në përqafimin e një të panjohuri, mes shiut në mes të natës?Ku ishte ajo vajza që dhimbjen e nxirrte me lotë dhe jo me diçka tjetër? Ku ishte ajo vajza që ai kishte njohur, ajo vajza e veçantë që do të preferonte të bëhej qull nga shiu e jo të vraponte për të shpëtuar prej tij? Ku ishte ajo, vajza e shiut që ai kishte njohur? Ku ishte ylberi i tij?!
Oh, kishte vdekur, por ai s'e dinte. Nuk kishte qënë në varrimin e saj.Nuk e lodhi më veten me pyetje që po e torturonin, por u sul drejt saj si një i marrë dhe e mori fort nën përqafim duke zhytur kokën në qafën e saj e me njërën dorë i ledhatonte flokët.
Pa e kuptuar filloi të lotojë, nuk e dinte përse, thjesht ideja se ylberi i tij mund të torturohej, se atë vajzë shiu mund ta vrisnin, kjo ide atë e tmerronte, ndaj i kishte munguar si dreqi, ajo dhe aroma e saj.Arriti që mes lotësh të belbëzojë ca fjalë.
-Më në fund të gjeta. Kam tre vite që përpiqem të të gjej, që prej asaj nate që hipe në makin...- Nuk e la te vazhdonte, por e ndërpreu duke u ndarë nga përqafimi i tij. Në sytë e saj nuk shikoje asnjë pikëz loti, asnjë shenjë malli, asgjë.
-Përse?- pyeti teksa i ktheu shpinen dhe e la atë të shushatur, ende konfuz mbi veprimin e saj.
-Çfarë?- ia ktheu me një pyetje, sepse nuk kishte kuptuar. Çdonte të thoshte?
-Përse erdhe deri këtu?
-Si përse Sof...-
-Sofia ka vdekur Kleo. Që sot e tutje unë jam Azra.Mos e përmend më kurrë atë emër.
-Ti je vajza e shiut... Unë të të shoh ty kështu...Oh dreq, sa më vret.
-Atëherë largohu dhe mësohu me këtë pamje. Kjo jam unë tashmë.
-Eja me mua. Do shpëtojmë. Të premtoj se do shpëtojmë. Do të të ndihmoj të jesh përsëri Sofia, do të të ndihmoj të buzëqeshësh përsëri. E di, është e vështirë, por kthehu pas në kohë. Shiko...
-Çtë shikoj Kleo për atë zot? Të shikoj babain teksa përpiqet të më pallojë? Apo nënën time që duron atë copë trapi pa e denoncuar se ka turp? Po pra, ka turp, turp dhe duron shkelmat që i vijnë në vend të bukës? Çtë shikoj Kleo? Të shikoj sesi vëllai vdiq nga ajo mut sëmundje? Të shikoj varfërinë në të cilën jetoja? Çtë shikoj në të shkuarën time? Të shikoj atë dreq jete që bëja? Jetoja se nuk vdisja dot...
-Të paktën buzëqeshje ndonjëherë. Atëherë kur binte shi...Atëherë humbisje mes rrugëve të qytetit tënd. Atëherë uleshe në atë stolin e kuq, në fund të pedonales e bëheshe njësh me shiun. Ti u bëre ylberi im, më bëre të besoja se forca ekziston. Ti...Ti meritoje ditë të ëmbla e të mbushura me shpresë, jo këto ditë të zeza. Atëherë buzëqeshje dhe mes dhimbjes, atëherë ndieje, atëherë jetoje dhe pse mes dëshpërimit, po tani? Tani ti nuk di çdo të thotë të jetosh. Tani ti nuk di të buzëqeshësh apo të ndjesh. Tani ti ke vdekur.
-Çtë bëj Kleo? Të vras veten? Unë tashmë e kam pranuar. Ky qe fati im, kjo është jeta ime tani.
-Eja me mua. Kapma dorën dhe të premtoj qetësinë. Të premtoj jetën e shpresën. Do luftojmë së bashku.- foli me lot në sy i gjori teksa i zgjati dorën. E ajo u kthye dhe e pa drejt e në sy. Lot nuk kishte, por në ato momente donte të qante, donte të ndihej më mirë. Por..çdo të ndodhte më pas? Lotët do e bënin të dobët atë e të kishte ndjenja në atë skëterrë nuk ia kishte aspak qejfi. Çdo të ndodhte nëse shkonte me Kleon? Oh, ai nuk i njihte këta njerëz. Këta nuk të vrisnin, të bënin t'u përgjëroheshe për vdekjen... Do e ngatërronte dhe atë në këtë lëmsh që vetë ishte zhytur e nuk ia kishte aspak për borxh. E mira ishte që ai të largohej nga ai vend, të largohej pa u ngatërruar më shumë.
-Mjaft Kleo. Nuk kam nevojë për ndihmë. Unë ja çfarë jam, shiko trupin tim, rrobat e mia. Jam një bushtër, një prostitutë që zarbavitet rrugëve të Italisë, që është palluar me aq shumë meshkuj sa nuk mund të numërohen. Nuk jam më ajo vajza e pastër, e brishtë si kristal. Nuk jam më e ndjeshme, as më plas më për asgjë. Jam një copë kurve që ti tani duhet të ishe duke e q*rë, për këtë vijnë të gjithë meshkujt këtu.
-Mos Sofia. Mos. Dëgjoje lalkën, hajde me mua të keqen, mos rri këtu. Mos u bëj skllavja e tyre.
-Ikë Kleo. Unë zgjedh këtë rrugë. Nuk jam më ylberi yt i pastër, jam një ylber i zi.
-Mos ia bëj vetes këtë. Hajde, do rregullohet gjithçka.
-Kush do e dojë një ish prostitutë? Kush do e dojë një femër kaq të pandershme, kaq të ndyrë? Kush do më dojë mua pasi të dal që këtu Kleo? Kush?
-Unë. Unë. Unë... Unë do të jem pranë teje, do të të mbroj nga çdo gjë.
-Jo Kleo, mos ia bëj këtë vetes. Mos e dëno veten me mua. Unë jam një dënim, një mallkim. Largohu.
-Nuk mundem Sofia, nuk mundem. Si të ta bëjë lali ty këtë? Si të të le këtu mes kuçedrave si ?
-Unë jam një kuçedër tani Kleo. Unë jam. Largohu se nuk dua të ta thyej zemrën.
-Zemra ime bëhet copë e çikë kur të shikon ty këtu, të veshur kështu.
Nuk donte më të fliste me të. Ia ktheu përsëri shpinën. Duhet të largohej, të largohej pa u ngjyer dhe ai në atë llum.
-Kleo. Unë e zgjodha vetë këtë jetë. Është më e mirë se ajo që jetoja. Askush nuk më mori me zor. Unë zgjodha vetë të ndryshkem, askush nuk e zgjodhi këtë jetë për mua. - E dinte që ai do të zhgënjehej nga ato fjalë aspak të vërteta, por nuk kishte zgjidhje tjetër. Jeta e zgjodhi atë.
-Çfarë? Nuk të morën? Por...Si?
-Ik se duhet të pallohem me ndonjë klient.- i dhembi dhe asaj kjo fjalë. I dhembi të bënte Kleon të mendonte ashtu për të, por çtë bënte...
-Jo,Jo,Jo! Nuk të besoj.Do të kthehem.
Ishin fjalët e tij të fundit para se të largohej nxitimthi. Thellë-thellë brenda vetes nuk donte ta besonte se ylberi i tij kishte zgjedhur të vetëshkatërrohej e kishte besim te ajo, por ndoshta ajo kishte nevojë për pak kohë, ndoshta kur të rikthehej do ishte bindur se nuk i përkiste këtij vendi,por nga ana tjetër nuk dukej sikur e kishin sjellë me zor aty. I gjori ç'kishte hequr gjatë këtyre tre viteve për ta gjetur. Kur kishte parë lajmin në televizor kishte gjetur hallën e saj e i kishte treguar gjithçka me lot në sy e gjora. Nuk ishte aq naiv sa mos e kuptonte që pronari i lokalit kishte të bënte. Në fund të fundit çne një takim për punë së shërbyese? Do bëhej thjesht shërbyese në hotel e jo drejtoreshë. S'e kishte gjetur më atë, por ishte lidhur me lloj-lloj tipash derisa kishte zbuluar kush ishte Xhoni. Kishte hyrë në muhabet, u kishte bërë ndere vetë djajve për të arritur deri aty ku ishte, se policia shqiptare e kishte mbyllur çështjen në përfundim të vitit të dytë të zhdukjes së saj, por ai kishte vazhduar, kishte vazhduar derisa e gjeti e si përfundim ja, ajo i tha një mal me gënjeshtra vetëm e vetëm që të largohej.
U largua me lot në sy e zemrën e plagosur, shpresa të copëtuara,por jo të vdekura...
YOU ARE READING
E Skllavëruara
Spiritual[+18] MATURE CONTENTED/SKENA PSIKOLOGJIKISHT TE RENDUARA/ LEXOJENI ME VETEDIJE TE PLOTE [COMPLETED] Ai u largua me fytyrën e shënjuar, me veshin e përgjysmuar,po ajo?! Ajo mbeti e shtrirë në shtrat, me trupin e mavijosur, me krahet e skuqura, e gja...