Pjesa 9.

1.4K 137 87
                                    

Kishin kaluar disa dite qe jetonte te halla e saj. Nuk dinte dhe per sa kohe do e shtynte, por duhet te bente dicka. Duhet te gjente pune, por askush nuk punesonte nje minorene e nga ana tjeter gjendja ekonomike ne te cilen jetonin te gjithe ata ishte per te ardhur keq.

Ne nje shtepi te rrenuar,ne nje lagje te vjeter me shtepi prej guri e te vogla. Ate dite kur kishte shkuar, ajo e kishte futur menjehere brenda. Diten e pare te gjithe e kishin mirepritur, halla , kater kusherinjte e saj madje dhe burri i halles, por cdo dite e me shume po vinte re se sikur i kishin varur turinjte nga prezenca e saj. Ishin nje familje e madhe dhe e varfer. Ata mezi siguronin buken e gojes per vete, tashme duhet te mbanin dhe ate. Ajo ndihej fajtore, por nuk kishte cte bente. Perse e godiste jeta here pas here?!

Hoqi tepsinë ne te cilen kishin ngrene te gjithe bashke trahana e u nis drejt dhomes se halles per t'i thene se do te dilte te kerkonte per pune. I vinte keq t'u shtonte atyre dhe nje goje me teper per te ushqyer kur ata nuk mbushnin dot me buke barkun e tyre.

-Me kupto Marieta. Nuk mundemi me.Ajo eshte vajze e mire, por te bejme dicka. Ta kthejme ne shtepi.

-Si Kristo ? Im vella eshte cmendur, do e vrase te gjoren. Me vjen keq, e kam shpirtin e shpirtit tim.

-T'i gjejme nje djale te mire, ta martojme. Une nuk mundem më Marieta, nuk mundem ta ushqej më, dëshira është e madhe, por nuk kemi mundësi, dritat, uji, borxhet për të paguar. Fatosi po na vjen çdo ditë në dera për lekët që i morëm muajin e kaluar. E di që vetëm një gojë është,por...

-Por Kristo...

-Marieta! S'dua diskutime.

-Kristo... Nese iken ajo, iki dhe une.

-Une e thashe fjalen time Marieta.

Shtangu ne vend nga fjalet qe kishte degjuar. E dinte qe u kishte hapur probleme. Per faj te saj ata po debatonin. Nuk mund ta lejonte kete gje dhe nga tjeter nuk mund te martohej, ishte e pamundur. Dreq! Ishte vetem 17-vjece. Perpiqej t'i mbushte mendjen vetes se ajo do ia dilte, se ajo ishte e forte dhe ndoshta do ia dilte mbanë.

***

Kishte me ore te tera qe endej rrugeve me gazeten ne dore.Kishte shkuar ne qindra vende si shitese rrobash, por per dreq s'e kishin mbaruar. A thua duhet fakulteti per te shitur dy pale sandale apo fustanë?

Kishte vizituar pothuajse cdo vend ne gazete e i ndiente kembet e ronitura. Jashte kishte filluar te erresohej e ajo ishte derrmuar e sapo vendosi te clodhej ne një stol, syte i zune nje copez letre te ngjitur ne deren e nje ndertese tre kateshe me mbishkrimin se kerkohej nje mirembajtese per katin e trete te hotelit.Nje shprese i rilindi, dukej sikur e gjithe lodhja i iku dhe pa hezituar hyri ne deren e tejdukshme prej xhami.

Sapo hyri brenda ndjeu nje ngrohtesi t'i mbeshtille trupin. Ishte nje ambient mjaft i ngrohte i ndricuar nga drita te bardha qe e benin edhe me te qete. Ne sfond ishte nje muzike e lehte dhe e kendshme. Me hapa te lehte u afrua drejt recepsionistit. Pyeti djaloshin qe qendronte ne krye te hollit dhe ai e drejtoi drejt nje dere ne qoshe te atij vendit.

Mori fryme thelle dhe trokiti dy here. Po qendronte mjaft nervoze duke pritur per pergjigjen qe te hynte dhe nderkohe qe po kafshonte buzën nga nervozizmi degjoi nje ze te thelle mashkulli t'i jepte leje per te hyre.

Skaliti nje buzeqeshje te ngrohte ne fytyren e saj dhe shtyu deren duke ecur me nje qendrim kryelarte për të treguar vetbesim,por duart e tradhëtonin pasi kishte filluar të luante me to në mënyrë të pavetëdijshme.

-Pershendetje. Kam erdhur per vendin per pune.

-Domosdo, ndryshe s'kishe pse te ishe ketu.- ia preu shkurt djaloshi 25-vjecar qe po qendronte perballe saj qe si duket ishte pronari i ketij vendi. Ia shpifi serioziteti i tij, por nuk e beri veten.

-Me dukeni e vogel. Sa vjece jeni ?

-Une...Tetëmbëdhjetë.- u mundua ta genjente sy per syri.

-Karten e identitetit.

-E kam harruar.- ajo as qe ishte nje genjeshtare e zonja. Duke perjashtuar faktin qe u be flake e kuqe ne fytyre apo zerin qe i dridhej , ajo as qe kontrolloi ne cante.

-Genjeshtra eshte vesi qe urrej me shume.

-Kerkoj ndjese zoteri. Jam vetem shtatembedhjete.

-Perse kerkon pune ne 17-vjecare?- ishte nje pyetje idioti. Seriozisht...Perse te kerkosh pune nese ske nevoje?!

-Ndoshta sepse ka vertet nevoje.

-Me lejoni te ta kujtoj zonjushe se femijet nen moshen 18-vjecare nuk mund te punojne,ose dhe nese punojne lejohen vetem pune te lehta, gjate pushimeve te shkolles, kur ne fakt eshte fillimi i shkolles.

-E di këtë gjë.

-Atehere?!

-Atehere po iu them se kam vertet nevoje dhe e dua kete pune.

-Vetem me nje kusht.

-Vazhdoni.- foli ajo paksa nervoze nga kushti qe do kerkonte ai djalosh. Po sikur ta tepronte me ato që do të thoshte?

-Neser mbrema ne oren 11, do te vini ketu per nje darke pune, gjate se ciles do kryejme intervisten e punes, do disktojme kushtet e punes si dhe rregullat qe duhet te ndiqni.

-Nuk mund te behet tani? Në 11? Dua të them është tepër vonë dhe...

-Nuk jam ne dispozicionin tuaj. Kam gjithë ditën punë. Nese deshironi eja neser, nese jo do zgjedh nje nga kandidatet e tjera.

Ia preu shkurt dhe nuk i la me vend per fjale. Dhe ajo e dinte qe do te vinte, sepse kishte me te vertete nevoje per ate pune. Nga ana tjeter mendonte se mund ta bindte ate ta merrte ne pune dhe nese kjo realizohej, ndiente se ajo embelsia e krepave do i vinte ne jete...


Përshëndetje muchachas/muchachos, Hola mis amoress!!
Dua tiu falenderoj për mbështetjen tuaj deri më tani...

@AuroraSiller , faleminderit nga hija jote që fillove të lexosh këtë paçavuren që unë jam duke shkruar. Mos guxo ta lesh përgjysmë se të grij me rende!


@Eriiisa muchacha ime ka postuar nje liber te ri qe do iu ngreje peshe kraharorin e do iu mbertheje pas vetes. Shkoni shpejtt ta lexoni e po u zhgenjyet dal une garant muahaha! *dy pika p*

Gjithashtu dua tiu sygjeroja të gjithëve të lexonit librin e meçit tim @doubletrouble54 sepse bicja ime e preferuar, shkruan shumëë super!!

Dhe duke i uruar mirëseardhjen një dashurie të re këtu në watt @November_Rain16 , iu ftoj t'i hidhni një sy librit të saj të parë, që me thënë të drejtën është thjesht adhurim!!

LOTSS OF LOVEE!!

A.B

E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now