Pjesa 13.

1.4K 139 88
                                    

Kishte rreth katër orë që qëndronte pisk e lakuriq duke pritur mbi lëkurën e saj të ftohtë pikat e akullta të ujit. Katër orë në dush, në praninë e ujit duke shpresuar se pisllëku në të cilin ndodhej do të largohej, duke shpresuar se ai ujë i ftohte do të merrte me vete batakun që kishte pushtuar qenien e saj, por e kishte gabim. Ai ujë nuk mund t'i sillte paqen shpirtërore, kur para disa orësh ajo kishte humbur vajzërinë në një mënyrë makabre, vajzërinë që e kishte ëndërruar krejt ndryshe, në ditën e parë të martesës, me personin e zemrës së saj teksa i hiqte fustanin e bardhë të nusërise,por kishte qënë krejt ndryshe. Nje harbut, oficer policie, kishte shqyer rrobat e saj, e kishte dhunuar fizikisht dhe shpirtërisht e për të kënaqur egon e tij të shëmtuar seksuale e kishte palluar si një kafshë duke mos e vrarë mendjen për të.

Nuk qante më. Lotët i ishin tharë me kohë. Ajo thjesht sa qëndronte e ulur, e mbledhur kruspull duke përqafuar fort vetveten. Herë-herë fërkonte trupin rëndë për të nxjerrë pisllëkun, dhe kur shikonte se asgje nuk largohej, shfrynte e nervozuar dhe bosh. Ajo gjithmonë ishte ndjerë bosh, por tashmë ajo ndihej pa pikëz jete në shpirtin e saj. Ai nuk i mori vetëm nderin e vajzërine...



Ai i mori edhe fijen më të vogël të shpresës. Thonë se shpresa vdes e fundit, e praktikisht i bie që ky të ishte fundi i saj, ndoshta jo fizik, por shpirtëror.
Ata ia morën shpresën të gjorës vajzë. A ka më keq sesa të të marrin shpresën?! Ç'mund të bëjë një njeri pa të?



Ndoshta një pjesë e vajzave nuk do e kishin kaq problem këtë pjesë, sepse në ditët e sotme ishte kthyer në diçkja të rëndomtë ideja e të pasurit virgjërinë në moshën e saj, por ajo...Ajo qëndronte ende me atë të vjetrën, dashuronte ato dashuritë e moçme, ku dashuria të zgjonte qindra ndjenja , ashtu si kishte lexuar se për ta përjetuar nuk e kishte bërë asnjëherë  dhe ishte e lumtur për këtë gjë. Ishte e lumtur, sepse ajo vlerësonte martesën, vlerësonte çastin kur do të bëhej për herë të parë e dikujt, dhe  e atij do të mbetej përgjithmonë. Ah, sa e rrallë ishte kjo gjë në këto ditë, aq  e rrallë sa u zhduk, u bë shkrumb e hi dëshira e saj, bashkë me të.



Pas disa çastesh dëgjoi një të trokitur në derë. Nuk reagoi, qëndroi ashtu siç ajo ishte, pa jetë, ndoshta sepse nuk e dëgjoi,pasi ishte tepër e përhumbur në mendime e ndoshta nuk i interesonte më asgje në këtë jetë.


Derën e kishte lënë të pa kyçur kështu që pas disa minutash ndjeu atë të hapej. Nuk e ngriti kokën për të parë personin që kishte hyrë në dhomë,por vende-vende gërricte me thonj lëkurën e saj, i ishte neveritur vetja.

-Dio mio! Dolcezza!  Çfarë i ke bërë vetes kështu?- dëgjoi një zë femre paksa të thellë e të trashë,por i vinte shumë larg, aq larg sa mezi arriti ta kuptonte.

Ajo menjëherë mbylli rubinetin e ujit dhe u ul në gjunjë për të parë vuajtjen e vajzës së re. Eh...Sa kishte parë si ajo! Të gjitha i ishin përulur fatit, të gjitha ishin nënshtruar në një formë a në një tjetër, nuk kishin zgjidhje tjetër.

I vendosi dorën në sup dhe duke lëshuar një psherëtimë të thellë, i tha

-Eja me mua dolcezza!

Ajo nuk i ktheu përgjigje e as provoi ta shikojë femrën që para po i qëndronte. Thjesht  rrinte e ulur, e bërë kruspull në pjatën e ftohtë të dushit, me buzën mavi nga i ftohti e trupin mavi nga rripi.

I hodhi nje peshqir kraheve për ta ngrohur, por për dreq! A mund të ngrohej një shpirt i ngrirë tashmë?! A mund të shkrinte akulli i zemrës me një rrobë të ngrohte? A mund të ringjallej jeta kur kishte vdekur? A mund të ngjitej ajo kur ishte thyer e copëtuar?

Dëshironte të kundërshtonte. Tia nxirrte inatin asaj që po e ndihmonte, sepse do të ndihej me e lirë, por nuk kishte fuqi. Pranoi të ngrihej e lejoi atë ta ndihmonte të shtrihej në shtrat.

Ashtu lakuriq, vetëm me peshqirin e bërë pellg tashmë qëndronte në shtrat me sytë e hapur e të fiksuar në pllakat e bardha të dhomës. I dukej sikur në një projektor po shikonte gjithë ngjarjen e mbrëmshme, ku e kishin bërë fërtele, vetëm se tashmë kishte një ndryshim. Çuditërisht ajo nuk ndiente më as trishtim, as dhimbje...

-Xhovana bëje gati shpejt atë. Ka klientë.- u dëgjua një zë mashkulli fill pas hapjes së derës.

-Ikë se t'i qi*a ropt ty! S'e shikoni si e keni bërë? Ku ka forcë të ngrihet ajo?

-Mos ka ardhur për të bërë regjim këtu? Duhet punë Xhovi, punë! Nuk është në hotel.

-Antonio mos me acaro se t'i preva bolet e t'i vara si vathë në të dy veshët. M'u hiq sysh para se të ndyj duart me pallën tënde të vogël.

-Sa për pallën time, mos fol kot kur s'e ke provuar dhe çfarë dreqin t'i them shefit?

-Duket sikur më plas? Thuaji çfarë të duash, vajza sot nuk do bëjë gjë. Tani zhduku!

U largua nga sytë këmbët. Xhovana Bianchi ishte një kërcimtare në atë klub. Kishte qënë aty që prej moshës 14 vjeçare e kishin rrëmbyer e atëheresh ishin kohët ndryshe, ndaj ishte përshtatur si një striptiste, tepër e vogël për punë ato punë të pista që e rrethonin në çdo kohë. Kishte rreth 26 vite aty, ishte rritur në atë vend, mes potereve përcëlluese, zhurmës rrëngjethëse e të bërtiturave për mëshirë.

Kishte kaluar fëmijërinë duke dëgjuar e duke parë skena të tilla që as nëpër filma nuk i shikon, në vend të që të luante me pellushin e saj. Ishte rrahur me vaj e me uthull qysh në fëmijëri, ishte mësuar me këtë jetë e kur kishte kaluar të tridhjet e pestat e kishin lënë përgjegjëse të vajzave të tjera. Fjala i kishte vend shume se ishte shumë e vjetër aty, e disa ia kishin frikën që kur e la steril njërin nga klientët. Ajo ishte një kërcimtare e ai kishte provuar të abuzonte me të në mes të të terve duke u ngjitur në skenë, aty te tubi. Ishte vetem 22 vjeçare, por burrin e thinjur e kishte plagosur në vend të keq, duke e lënë për disa ditë të shtruar në spital, me biçakun, kujtim nga i ati, që as sot nuk i ndahej.


-Si ndihesh?- më në fund guxoi dhe i foli të gjorës vajzë, pas një heshtje të gjatë.

-Si një kurvë.- ia ktheu qetë, me syte e fiksuar ende te pllakat e dhomës.

-Mos e thuaj këtë. Ti nuk e zgjodhe këtë jetë, kjo të zgjodhi ty.

- A ka rëndësi kjo?! Rëndësi ka që unë jam një e tillë tani.- fliste pa asnjë lloj emocioni në sytë e saj, pa asnjë lloj emocioni në zerin e saj. Gjithçka ishte kaq bosh, bosh si asnjëherë më parë.

-Unë...Do te te ndihmoj të mos sillen keq me ty. Kaq kam në dorë, do doja të të ndihmoja për tu arratisur, por është e pamundur. Nëse hyn këtu , vetëm e vdekur mund të dalësh.

-Ç'rëndësi ka kjo? Mua më ndynë njëherë, ç'rëndësi ka nëse e bëjnë përsëri? Asgjë nuk ka më rëndësi tani.

-Dolcezza mos fol kështu.- e kapi nga krahet duke ia drejtuar fytyrën përballë saj. Nuk arrinte te shikonte asnjë gjë në shpirtin e saj nëpërmjet syve. Nuk arrinte te shikonte lot në sytë e saj, as frikë e dëshpërim. Nuk shikonte asgjë veç ftohtësisë e boshllëkut. Dukej sikur ajo kishte burgosur shpirtin e saj, ndjenjat e saj diku tjetër, larg vetes së saj.

-Më ler vetëm!- e pa njëherë pa interes dhe u shtri përsëri në shtrat, ashtu pa rroba. Mishi i ishte bërë kokrra-kokrra, lëkura i ishte nxirë nga i ftohti, por as këtë nuk e ndiente.

Ajo kishte vdekur. Kishte vendosur të mos ndiente më, të bashkohej me shpirtrat e vdekur,sepse në këtë formë do të ishte më pak e dhimbshme.

Ajo ëmbëlsi, ajo ngrohtësi, ajo shije që ajo përmbante ishte djegur. I kishte humbur esenca e jetës...Acari mbizotëronte tashmë...

E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now