-Isha vetëm një adoleshent pesëmbëdhjetë vjeçar. Fëmijë i vetëm, tepër i përkëdhelur nga mami dhe babi. Vetëm mua më kishin si frut të dashurisë së tyre.
Babai ishte aksioner në një kompani në Poloni, vec kompanisë së tij që kishte këtu në Itali.Në mbledhjen e bordit të parë në Poloni, i njoh me nënën time. Ranë në dashuri e me gjithë kundërshtimet nga gjyshi, pra babai i nënës, se i thoshte që im atë nuk ishte njeri i pastër e i drejtë, por ajo vendosi t'i besojë një të panjohuri para babait të saj, u martua me tim atë.
E mbronte familjen, e donte edhe pse vetë merrej me punë të pista. Kjo ndodhi derisa kompania e tij këtu në Itali falimentoi, gjyshi e kishte hequr si aksioner nga kompania ne Poloni, se u inatos që me nënën u martua, e mbeti pa asnjë kacidhe, i zhytur në borxhe.
Po, si mund të jetojë zhytur në skamje një person që gjatë gjithë jetës ka qënë i rrethuar nga pasuria e luksi? Në fakt, një njeri do e bënte me ndihmën e familjes së tij, por një kafshë si ai jo.
Me një lëvizje të vetme, hodhi poshtë 17 vite dashuri që kishin,hodhi poshtë nënën, së bashku me mua, së bashku me fjalën familje.
E detyroi nënën të bëhej prostitutë, nëse s'donte që të vriste prindërit e saj, së bashku me mua.Ç'të bënte e gjora?! Ne na donte më shumë sesa veten e saj. Hodhi poshtë nderin, shpirtin e dinjitetin.
E skllavëronte me qenër, e sfiliste duke e detyruar të pallohej me kë t'i dilte para, e i merrte ato kacidhe që mblidhte.
Ajo kthehej në shtëpi e rraskapitur, e i vinte turp që mua të më afrohej, po unë çbëja?!E shtyja tutje se im atë më thoshte që ajo po shkatërronte familjen për kënaqësitë e saj, e si një adoleshent që isha e besoja, e e kuptoja çdo të thotë kënaqësi seksuale.
Më helmonte me fjalët e tij... Unë e besoja, e besoja se s'dija gjë dhe nënën e shtyja tutje, e urreja.Ajo mund të duronte duart e ndyra të meshkujve ta preknin, shkatërrimin që i bëri dashuria, por përbuzjen nga fëmija e saj?!
Të gjitha bashkë iu mblodhën. Fjalët e njerzve që e paragjykonin se familjen kishte braktisur, tortura që përjetonte çdo natë,fjalët e mia të rënda e fytyra e tim ati që i kujtonte se gjithçka po e kalonte për faj të tij.
Nuk duroi dot më, por vrau veten. U hodh nga tarraca e një ndërtese të rastësishme duke rënë mes këmbëve të shumë njerzve.U bë copë e çikë para gjithë gojëve që e paragjykonin, para gjithë fytyrave që e perbuznin, para gjithë syve që e përçmonin.
Nëna ime u dënua me jetë nga dashuria. Duke rënë në dashuri ajo i hapi gropën vetes, e gjeti veten të shfrytëzuar nga një mashkull, nga dashuria.
E më pas askush nuk i doli krahë, por të gjithë i kthyen shpinën, vetëm e vetëm se ishte prostitutë.Sa kurva ka në çdo çast të ditës? Sa femra shkojnë me qindra burra duke patur familje dhe askush nuk e di? E ç'ndodh me to?! Respektohen e ngrihen ne piedestal...Po nëna ime?!
Vetëm e vetëm se të gjithë e dinin që ishte një prostitutë, të gjithë e goditën ashpër me mendime.
Të gjithë i urrejnë prostitutat, e thonë fjalët më të rënda për to, por askush nuk qëndron një copëz here të pyesë veten, përse është bërë prostitutë? Askush nuk e bën këtë dhe më vjen plasja me këta njerëz të etur për thashetheme, të etur për të rikrijuar jetën e çdokujt.- psherëtiu lehtas teksa pa që lotë ishin formuar në sytë e tij. Kurrsesi s'e kishte pasur të lehtë të tregonte atë histori që as vetes nuk ia tregonte.
Për vite me rradhe ishte ndjerë fajtor që nënës nuk i kishte dale zot. Për vite me rradhë kishte urryer babain e tij,i cili ishte zhdukur njëherë e përgithmonë pas vdekjes së nënës së tij, duke e braktisur djalin bashkë me dhimbjen e mjermin. Për vite me rradhe kishte mbajtur dhimbjen brenda ta gërryente, kishte ndezur luftën midis zemrës dhe trurit, e si duket së fundmi fitimtare kishte dalë zemra.
Kurrë s'i kishte përcaktuar prostitutat si kurva se kurva e meritonin të quheshin ato që tradhëtonin pa arsye, ato që vishnin petkun e shenjtores ditës, kurse natën hapnin këmbët me kë t'u dilte para.
Qëndronin të dy ulur në barin e njomë të atij parku me fytyrë nga hëna që ndriçonte qiellin, yjet që kishin dalë pas atij shiu rrebesh, e qiellit tashmë të kthjellët.
Ajo e kishte dëgjuar me zemër, ishte përlotur e kishte përhumbur në atë histori, në të shkuarën e djaloshit që zemrën ia kishte vjedhur, e shumë herë ia kishte thyerë.
-Për këtë arsye nuk beson në dashuri apo jo? Për këtë arsye mendon se dashuritë janë të destinuara të sjellin shkatërrim?
-Kam frikë kochanie... Kam frikë nga dashuria, mos lëndoj ty a veten time. Po ti?! Përse?
-Nga e shkuara ime edhe unë. Nga prindërit e mi. Një dashuri e shndërruar në shkatërrim dhe ajo...
-Ndoshta s'ka dashuri kochanie.
-Ndoshta...
-Ama...
-Çfarë?-pyeti kurioze teksa shikonte fytyrën e tij tashmë në vend të hënës.
-Ndoshta ne do të bëhemi krijuesit e dashurisë, asaj që sprovohet, por nuk shkatërron. Dy persona që kurrë s'kanë besuar në të, ta ndërtojnë vetë nga e para sipas mënyrës së tyre.
-Si kështu?!
-Ja ashtu në themel vemë zemrat...
-Ti trap italian i adhurimshëm*!- nënqeshi fort teksa iu zhyt në kraharor duke e rrëzuar mbi bar. Nuk i interesonte më asgjë, nuk donte tia dinte për asgjë veçse të shijonte aromën dhe qetësinë që ai i falte.
-Sa të dua moj shqiptare e çmendur! Ma ke vjedhur zemrën, Azra...
-Sofia...
-Çfarë?!
-Ajo që vdekur kishte ka rilindur. Zgjove shpirtin e burgosur në skutat më të errëta të qenies sime, atë shpirt që dhimbja e vrau, dashuria e shëroi.
-
Kjo pjese u dedikohet dy skutheve te vocka ketu ne watt qe i kam shummeee xhan @_anavisaShabanii dhe @RedonaDona
Faleminderit per mbestetjen tuaj dhe qe me kujtoni gjithnje te bej update😂😂. Seriozisht jeni nga ata njerez qe me beni te qesh duke lexuar komentet tuaja. Thanks for being part of this book.
YOU ARE READING
E Skllavëruara
Spiritual[+18] MATURE CONTENTED/SKENA PSIKOLOGJIKISHT TE RENDUARA/ LEXOJENI ME VETEDIJE TE PLOTE [COMPLETED] Ai u largua me fytyrën e shënjuar, me veshin e përgjysmuar,po ajo?! Ajo mbeti e shtrirë në shtrat, me trupin e mavijosur, me krahet e skuqura, e gja...