Pjesa 5.

1.7K 157 135
                                    

-Je më mirë? - e pyeti djaloshi sapo pa atë te hapte syte . E kishte marre per te fjetur ne lokalin ku puntonte si kamarier e tashme shenonte ora gjashte e mengjesit .

-Po, faleminderit.- i dhuroi nje buzeqeshje te ngrohte teksa pa qe rrobat e varura ne dy karrige ishin thare tashme . I mori e shkoi ne tualet per te hequr nje perparese qe i kishte dhene Kleoja per te kaluar naten.

Floket i kishte nje katrahure te vertete , por nuk kishte cfare tu bente pervecse nje dore sa per ti ulur disi.

-Do largohesh?
- Mos ki merak, nuk ta ze më deren.- i foli ajo duke qeshur
- Nese do hajde prapë. Ti e di, prania jote s'me merzit asnjeherë , vajza e shiut .

Buzeqeshi dhe njehere teksa degjoi zerin e tij te embel e te thelle ne te njejten kohe ta therriste atë, ashtu; vajza e shiut . I pelqente!

E pershendeti dhe doli ne rruge. Gjithe naten shiu nuk kishte pushuar e tashme mengjesi ishte i fresket , rruget ende te lagura , aroma dehese e shiut ende nuk ishte larguar . Mori njehere ffryme thelle e u nis drejt shtepise.

Si do te kthehej perseri aty? Ç'do i thoshte e ema qe nuk kishte erdhur gjithe naten ne shtepi? Si do mund ta duronte babain e saj, pas asaj vepre te felliqur qe tentoi te beje? Jeta e saj ishte per te erdhur keq . Jeta e saj ishte nje liber i vjeter , i paperfunduar , i berë cope-cope , i zverdhur nga koha e i nxire nga pluhuri. Ishte nje liber i mbetur mbrapa ne kohe, i harruar nga gjithcka e gjithkush.

Mberriti ne lagjen e saj e shoqeruar me mendimet qe nuk e linin as nje copez here te qete , ama nga ana tjeter aroma e shiut ia shponte hunden e kjo gje i pelqente. Jeta e saj ishte rremuje e nuk donte te ndiente asgje perpos shiut. Shiu ishte gjeja me e bukur qe ndodhte ne jeten e saj.

Edhe pse ishte shpejt, rruges pa shume fytyra njerezish. Fytyra te tensionuara qe nxitonin per te arritur ne pune. Puna ishte gjithe bota e tyre e nese dicka nuk u shkonte mire, benin namin. S'e dinin ata qe puna eshte nje nga sfidat me te lehta te jetes? Vertet! Cdo te benin nese do te duronin dhimbjen e saj?

Hyri ne oborrin e shtepise , kur veshi i kapi nja dy zera ashtu krejt rastesisht te vinin nga rruga e  te perplaseshin me veshin e saj.

-S'erdhi ditëzeza. Tere naten harboi lart e poshte e tani e gjeti deren e shtepise. E dinim per cupe te mire moj korbe, po na doli kjo nje që! E hengert flama feçkën!"

-Aman, aman. Keshtu jane te tera. Shikon rrushi-rrushin e duan te behen te tera një markë.  Mjer ata prinder qe e kane se keto te ketillat, ta nxjerrin bojen."

-Shiko kur te na sjelle kollovaret ne lagje tashi. Pupu, do bejne dashuricka lart e poshte . Puthu neper pemkat e sokaket . He bela , bela! I fshiftë mortja, i fshiftë!"

-Le t'i sjelle . Se po nuk ua keputa buzet t'ua var ne balle. Ca eshte ketu, bordell ë?"

Degjoi keto fjale te shemtuara te fliteshin për te e nje pike perveluese i pikoi ne zemer. Sa egoistë ishin njerezit! Thjesht per te permbushur ate deshiren e tyre per thashetheme pergojonin nje vajze te re pa ditur asgje. Shoqeria ne te cilen jetojme eshte per te ardhur keq. Te gjithe  bejne gare se kush do beje me teper thashetheme, kush do trilloje historite me te bukura, kush do u jape fundin me emocionues . I marrin jetet e te tjereve ne nje moment dobesie e i shnderrojne ne nje telenovele dramatike per te kenaqur vetveten e per te shtyre kohen.

Deshironte te hynte brenda e t'i injoronte fjalet e tyre, por nje fjale tjeter qe degjoi e pengoi.

-Se di ti? Ajo sjell dashnoret cdo nate ne shtepi se ate familje ka. Të atin pijanec, e ema e gjora ca tu beje te dyve ketyre, ia moren shpirtin. E bija kurve, i shoqi drogaxhi. E zeza!"

Hapi deren qetesisht e duke buzeqeshur iu kthye dy zonjave qe ishin ulur ne gurin para deres se saj e ndertonin jeten e saj nga e para.

"Teta Marika shiko ndonjehere dhe ate mbesen tende Pamelkën se ka gati një muaj qe nuk vete ne shtepi. E ti teta Dhimitra mbaje mire nusen e djalit se fluturon ndonjehere zoçka. Po e dini si thote nje shprehje nga me te moshuarit? Shiko tymin e oxhakut tend, po te eci drejt, s'ke pune me te tjeret. Per mendimin tim, drejtojeni njehere oxhakun e shtepise suaj se eshte goxha i shtrembër, pastaj hajdeni te na rregulloni oxhakun tone."- me keto fjale i kishte lene dy zonjat te heshtura e nuk bene, as gëk as mëk.

Atyre ua kishte mbyllur gojen, ia kishte hedhur. Po cdo te bente kur te hasej me fytyren e babait te saj? Do te mundej valle te duronte neverine qe do perjetonte?  Do te mundej te duronte doren e tij te rende te prekte dhe njehere lekuren e saj?
E pergatiti veten mire para se te fuste celesin ne dere. Me te degjuar hapjen e deres , zemra e saj filloi te rrahe me shpejt se normalisht.

Kishte frike...Kishte frike nga babai i saj. Ku do e conte kjo frike?! Ne cfare deti do perfundonte ndonje dite?! Ku do e conte rrjedha e shiut kur dhimbjen mos e mbante dot me?

E dinte qe jeta ishte e veshtire, por me të ishte absurde . Jeta e jetonte ate...

E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now