Po dridhej. As vete nuk donte ta pranonte qe dritherimat i kishin perqafuar fort cdo qelize te trupit te saj. Qendroi nje copez here ashtu para deres dhe me pas e hapi per te hyre brenda.
Menjehere, sapo hyri ne kuzhine , u has me te emen e cila bente varavingo neper gjithe dhomen duke perplasur duart e shpesh here duke kapur koken me dore. Vuri re nje te nxire ne syrin e saj e ndjeu syte t'i mbusheshin me lot. La pas cdo ndjenje tjeter dhe, u turr drejt saj duke qare me ngasherim pasi e kishte perqafuar.
-Nene! Si je? Ka vene perseri dore mbi ty ai kafsha?
-Lerme mua moj korbecke, trupi im eshte argasur me keto shenja dhe, e di qe keshtu do te jete deri ne momentin qe do te mbyll syte, po ti nga ishte tere naten e nates?! S'kam vene gjume ne sy, kam numeruar sekondat e minutat me shpresen se do te ktheheshe. Nga ishe mbreme? Nga?,- zeri i saj tregonte shume. Tregonte dhimbjen e perjetuar nje nate me pare, kur bashkeshorti perseri kishte erdhur naten vone, i bere xurxull e ia kishte nxjerre asaj nervat e vajzes e qe ajo nuk ishte kthyer. Nuk ishte mjaftuar duke e goditur me shkelma neper gjithe pjeset e trupit, por kishte finalizuar ate akt te tmerrshem e vulgar duke e goditur me grusht ne fytyre. A goditet nje femer me grusht?! A dhunohet aq makaberisht nje qenie njerezore, nje femer e per me teper nena e femijeve te tu , bashkeshortja jote? Ai e kishte bere. E kishte gjakosur, nxire e maviosur ate dhe shpirtin e saj. Bota e saj i kishte humbur ngjyrat.
Ajo nuk ishte me nje femer, nje nene a bashkeshorte. Ajo ishte nje loder, nje objekt ne duart e nje te alkoolizuari.-Une...Une...,- nuk ia nxinte goja te fliste. E cfare te thoshte?! Se babai i saj kishte dashur te abuzonte seksualisht me te?!
-Mos ke marre rruge te keqe moj qyqe? E ajo na duhet ne.
-Jo nene, c'thua keshtu? Nuk me njeh? Thjesht jam merzitur, jam merzitur nga cdo gje, jam merzitur nga zhurma e llahtari qe me shohin syte cdo dite. Kisha nevoje per pakez qetesi,por te betohem qe nuk kam bere asgje te keqe.- foli dhe e genjeu, ose me sakte nuk i tregoi cfare kishte ndodhur mes saj dhe babait te saj. I vinte turp, frike dhe nuk deshironte te hapte dhe njehere ato plage te shpirtit te saj. Sa me shume qe i kujtonte, aq me shume deshironte te zhdukej nga faqja e dheut.
E ema nuk e pyeti me. E kuptonte te bijen dhe i dha nje perqafim te sinqerte e nene e bije shperthyen ne lot, ne ca lot te nxehte qe shprehnin dhimbjen e tyre shpirterore, agonine zhvatese te shpirtit.
***
Ishte ulur ne parmakun e dritares se dhomes se saj e po shikonte piklat e shiut te trokisnin mbi dritaren e dhomes. Dukej sikur ato e ftonin te dilte jashte, te behej njesh me to e te humbiste,te shkonte larg vuajtjeve te saj. Bisedonte me shiun, e ndihej me mire. Dukej sikur vetem ai e kuptonte e i jepte force, vetem ne te perhumbej e linte pas problemet e saj per nje copez here.
Papritur degjoi kercitjen qe shkaktoi hapja e deres. E dinte fare mire se ishte babai. E dinte fare mire se cfare do te ndodhte. Cdo nate per te ishte monotone dhe e peshtire.
Nuk doli nga dhoma, pasi nuk e perballonte dot perplasjen e vezhgimit me fytyren e tij.
-Ku eshte ajo kucka?"- papritur degjoi te bertituren e tij t'i hapte nje hapesire, nje vrime te madhe ne zemer, ne thellesi te shpirtit te saj. Kishte frike.
-Fol se do me mbetesh ne dore."- degjoi perseri zerin e tij qe aq shume e urrente. Doli menjehere nga dhoma dhe perseri u gjend perballe asaj skene mortore per te, ku shikonte nenen e saj te dhunohej ne nje menyre harbute nga babai i saj. I shkoi prane dhe e perqafoi teksa qendronte e mbledhur e kruspull ne dyshemene e ftohte e me lageshtire.
-Mjaft! Kafshe! Perse ia ben asaj kete? Perse?
- Se s'po te gjeja ty. Hajde ketu,bushter. Nga zarbavite mbreme tere naten? Ke shtepi ti?
-Vertet kaq shume te intereson ndershmeria ime? Nje baba qe provon te cenoje ndershmerine e se bijes,interesohet per ndershmerine e saj?! E cuditshme!- e ema kishte mbetur si e shushatur nga fjalet e saj dhe nuk po kuptonte asgje, kurse ai shtrengonte dhembet per te tregouar se durimi po i sosej.
E kapi mbrapa kokes duke gershetuar nje shtullunge flokesh me gishtat e tij, e rrotulloi per flokesh dhe po e terhiqte zvarre neper gjithe dhomen,nderkohe qe ajo po perpiqej te duronte dhimbjen e te mos bertiste. E ema ishte ngritur e po perpiqej tia hiqte nga dora te bijen,por ishte e pamundur. Ai e shtyu fort duke bere qe koka e saj te perplasej mbi tavolinen e drunjte e te humbiste ndjenjat.
-Nene!- doli nje e bertitur rrengjethese nga buzet e saj. Dhimbja e flokeve nuk ishte asgje para kesaj dhimbjeje shpirterore qe ndieu per te emen. I dhimbte shpirti ta shikonte ne ate gjendje.
-Me lesho, kafshe!- bertiti perseri, kurse ai injoronte te bertiturat e saj dhe e nxorri jashte per flokesh. E perplasi rendshem me kalldremin e rruges duke i shkaktuar gjakosje neper berrylat e nje tufe flokesh kishte mbetur ne duart e tij.
-Te me shporresh nga kjo shtepi! Po te pashe me, do te te vras ty dhe ate tjetren. Me keni merzitur jeten, kucka.- bertiti fort teksa perplasi deren kryesore dhe u fut brenda pa e lene ate te fliste as dhe nje fjale.
Shpertheu ne vaj, ne ne vaj pervelues e dergjes qe mbyste gjithcka gjente para. U shtri barkas ne sokak, e duke kapur koken me dore vazhdonte te vajtonte per fatin,jeten e saj.
Ndiente se ketu kishte vdekur cdo shprese per te, kishte vdekur dhe ajo.
Nje 17-vjecare e perzene nga shtepia nga babai i saj alkoolist, ku do te shkonte valle?! Nga ana tjeter zemra i behej shkrumb e hi dhe per nenen e saj. A do ishte mire?! Dreq! E si mund te ishte mire ne kthetrat e nje kafshe?Leshoi nje alurimë te lehte nga dhimbja, nje psheretime te thelle nga zhgenjimi me jeten e nje lume te dendur lotesh per te nxjerre dufin e shpirtit. Ah, ajo vajze! Ku do te lumosej?!
YOU ARE READING
E Skllavëruara
Spiritual[+18] MATURE CONTENTED/SKENA PSIKOLOGJIKISHT TE RENDUARA/ LEXOJENI ME VETEDIJE TE PLOTE [COMPLETED] Ai u largua me fytyrën e shënjuar, me veshin e përgjysmuar,po ajo?! Ajo mbeti e shtrirë në shtrat, me trupin e mavijosur, me krahet e skuqura, e gja...