* PAS 3 VITESH*
-Duhet të kesh kujdes. Shefi ka kërkuar trajtim special për të.
-Ik trap. Mos më thuaj mua çfarë të bëj.
-Azra ma dëgjo fjalën. Është klient i rëndësishem.
-Xhuzepe nuk e dëgjove vajzën? Harrove çfarë të bëra herën e fundit që kundërshtove?
-Si mund të harroj 12 ditë në spital? Ti je Allahu na ruajttë!
-Të paktën më njeh. Tani zhduku!- mbylli Xhovana fjalinë saj duke e goditur me shkelm në të pasmet e tij.
-Toke patoke! - i tha menjëherë asaj sapo përplasi derën e dhomës. Kishin kaluar 3 vite dhe ato ishin miqësuar shumë. Xhovana po e mësonte si të mbijetonte në atë betejë që ajo po jetonte dhe ia kishte dalë mjaft mirë.
Ajo ishte kthyer në një femër me karakter të fortë, sikur të ishte bija e Xhovanës. Meshkujt kishin filluar ta merrnin frikë pas nja dy-tre akteve për t'i goditur atje ku nuk u shkelqen Dielli e nga ana tjetër karakteri i saj ishte deformuar krejtësisht.
Nuk qante më, nuk qeshte më, nuk ishte më Sofia në kuptimin e plotë të fjalës. Tashmë ajo ishte Azra, një emër që për shumicën e meshkujve do të thoshte pasion,por kuptimin e vërtetë e dinte vetëm ajo.
Nuk ndiente më, nuk donte tia dinte më. Shpirti i saj ishte kalbur.Ajo kishte vdekur e mbi trupin e saj kishte lindur një femër e fortë,por e skllavëruar.
Donte nuk donte ta pranonte ajo ishte një e tillë. Ajo nuk ishte një femër e lirë, por e nënshtruar ndaj burrave. Ajo ishte kthyer në një skllave-seksi, ishte nënshtruar,pasi forca për të luftuar i kishte shterur. Kishte kryer çdo veprim të ulët e tashmë nuk i bënte asgjë përshtypje, sepse në fund të fundit ajo nuk jetonte më.
Nuk kishte guxuar as të krijonte ndonjë kontakt me nënën e saj. Nuk donte, jo, sepse nuk ndiente më asgjë, e kishte flakur tutje shpirtin e ndjenjat e saj, në një humnerë ku askush nuk mund t'i gjente, madje as vetë ajo.
-Erdhi patoke. Duhet të largohem. -foli Xhovana sapo dëgjoi një të trokitur të lehtë në derë. Kishte erdhur ai klienti për të cilin po flitej së fundmi. Ishte klient i rregullt e të gjitha vajzat e dëshironin, sepse sipas tyre të çonte në qiellin e shtatë, gjë që ajo ende nuk e kishte provuar. Nuk kishte mundur kurrë të merrte kënaqësi nga gjithë ato mardhënie që kishte kryer.
Kishte qënë për një udhëtim pune 3 vjeçar dhe ishte kthyer të provonte vajzën e re për të cilën kishte dëgjuar aq shumë. E re, por dinte si të kënaqte një mashkull.
Kur vajzat e tjera e kishin marrë vesh këtë ishin bërë helm e zeher, por kembës nuk ia hiqnin dot, kështu që ulën kokën e vazhduan punën.U kthye me shpinë nga ai dhe qëndronte e ulur këmbëkryq në shtrat e veshur me ca petka sterrë të zeza, një rrjetë që perdorej si bluzë lidhur me një zinxhir pas qafores së zezë ngjitur me qafën.Veshja karakteristike që duhet të vishnin të gjitha vajzat për të treguar se ishin ca kuçka, zinxhirin e të cilave e mbante mashkulli.
Nga mbrapa i dukeshin flokët, tashmë ato onde të qëndisura ishin zhdukur dhe ua kishin lënë vendin flokëve të shkurta, pas kokës dhe këto katran të zeza. Çfarë thonë kur një femër pret flokët e saj?!
E vëzhgoi që nga koka deri te fundshpina e saj e ngriti vetullën në shenjë dyshimi. Ishte femra e parë që i qëndronte me shpinë e u bë kurioz për fytyrën e saj, u bë kurioz të lexonte sytë e saj.
-Ça mutin pret? Eja më pallo dhe zhduku.- heshtjen ia theu një zë i fortë femre. Një zë që nuk e konceptonte dot çfarë ishte fshehur në të. E nuk ishte mësuar t'i flisnin kështu femrat, ishte mësuar që gjithmonë si kotele të vinin t'i lëpiheshin. E intrigoi.
YOU ARE READING
E Skllavëruara
Spiritual[+18] MATURE CONTENTED/SKENA PSIKOLOGJIKISHT TE RENDUARA/ LEXOJENI ME VETEDIJE TE PLOTE [COMPLETED] Ai u largua me fytyrën e shënjuar, me veshin e përgjysmuar,po ajo?! Ajo mbeti e shtrirë në shtrat, me trupin e mavijosur, me krahet e skuqura, e gja...