Pjesa 3.

2K 163 161
                                    

-O Sofia! Perse te eshte nxire syri keshtu moj? - degjoi Marian ta thumbonte me fjale, sapo ra zilja e mbarimit te ores se shtate , por ajo e injoroi , ashtu si bente gjithmone , i injoronte gjithmone. Nuk i pelqente te sqaronte te tjeret per jeten e saj, nuk i pelqente te krijonte miqesi e me pas kur ajo te mendonte se e kishte vertet mike t'i ngulte thiken pas shpine. Boll thika po duronte zemra e saj, nuk kishte nevoje per te tjera.

Bëri te fuste librat ne çante , por nje dore e pengoi duke ia flakur tutje. Ishte perseri Maria. Ishte ulur mbi banken e saj duke ia perhapur librat e fletoret kudo neper klase . Te gjithe ua kishin ngulur syte prerazi.

-O Maria. Çfare do?
-Mua me injoron ti me ? Ikë se t'i shkula ato leshra e t'i dhashë në dorë.

E injoroi serish. Kishte mesuar se kur injoron injorantin , eshte njesoj sikur ta lesh te plasë me veten e tij.

U ul e mblodhi librat fuke i futur ne cante . Nuk ia hodhi fare syte Marias qe kishte mbetur ulur mbi banken e saj duke e veshtruar me shpresen se do mund te bente pakez sherr me vajzen e urte .
Hodhi canten ne njerin sup e doli nga klasa . Shkolla ishte shperqendrimi me i mire per te .
Pasi beri nje copëz rruge , e gjeti veten ne Pedonalen e qytetit . I gjithe vendi gumezhinte e ziente nga zerat . Lokalet anash rrugeve ishin te mbushur plot. Shikonte njerezit qe buzeqeshnin me njeri-tjetrin, shikonte njerez te shqetesuar , njerez te dashuruar... Po ajo? Ajo ishte e frikesuar nga babai i saj.

Nje shi vjeshtarak filloi te lage rruget e qytetit , te zbuse vapen pas nje vere perveluese . Ishte shiu i pare per kete vjeshte , thyerja e pare e agonise verore.

Veshtroi njerezit qe vraponin si te cmendur per te arritur ne shtepite e tyre se mos i lagte shiu. A thua do i treste? A thua shiu ishte problemi i tyre me i madh qe vraponin nga ai?
E ajo, ajo qendronte aty, mes shiut duke degjuar sesi shponte gjethet , duke pare sesi lagte rrugen e lante pluhurin. Ndjeu aromen t'i mbushte mushkerite . Per here te pare pas kaq kohesh ndjeu nje qetesi shpirterore te sundonte ne qenien e saj per disa sekonda.
Vjeshta ishte stina e saj e preferuar . I ngjante me veten e saj , e qete ne pamje te pare , por ne vetvete fsheh me qindra shira qe permbysin gjithesine nese shperthejne.

Ajo dite e bukur me diell tashme ishte zhdukur e ia kishte lene vendin zymtesise . Qielli ishte shnderruar ne nje gri te skajshme , Dielli ishte fshehur pas reve te zeza , e i gjithe vendi ishte boshatisur. Gjithe ato zera e ajo gumezhitje ia kishte lene vendin melodise se embel qe krijonin piklat e shiut kur preknin siperfaqen e rruges dhe te gjetheve te thata.

Ishte bere qull, teksa shikonte shiun te binte papushim e ulur ne nje stol ne fund te pedonales .
I pelqente gjendja e saj, sepse per nje cast mund ta largonte mendjen nga ajo cka e priste sapo te kthehej ne shtepi.

-Je mire? - degjoi nje ze mashkulli te fliste mbrapa saj. Ndjeu nje fryme te ngrohte t'i pervelonte qafen e u kthye menjehere nga ai . Para saj qendronte nje djale rreth te 18 me nje buzeqeshje ne fytyre . Nuk e lodhi veten te veshtonte me vemendje e te analizonte cdo tipar te tijin, por thjesht pohoi me koke dhe u ngrit nga stoli gati per te ikur.

Tashme shiu kishte mbaruar , rrugeve po u shtohej perseri ajo zhurma e meparshme e sjo vendosi te kthehej ne shtepi.

Do te humbiste ne univers, do te kerkonte ne galaktike per pak qetesi... Zemra e saj kerkonte qetesi...

Arriti ne lagjen e saj. Para se te hynte ne shtepi, u ul te guri i vendosur para portes se saj. Preku kalldremin e rruges, mbylli syte dhe oshetiu lehtas ! Ah sikur dhe ajo te ishte aq e forte sa te perballonte cdo gje , te lagej nga shiu gjithmone e jo nga lotet e saj, te shkelej nga te gjithe e te mos ndiente dhimbje apo çarje ne trupin e saj, te peshtyhej nga njerez e te pastrohej nga vete koha. Ajo ishte e kunderta . Ajo ishte teper e dobet. Ajo qendronte me shi per te fshehur lotet e saj, ajo shkelej nga babai i saj , nga te tjeret e ndiente dhimbjen t'i trazonte zemren, ajo ishte peshtyre nga fati e jeta e saj e koha nuk kishte mundur ta pastronte e t'i rikthehej realitetit.

-Sofkë, te keqen nena si je? Mamane , babin mire?
-Mire teta Dhimitra . Ti?
-Mire , mire . Po ç'kishit mbreme qe buçisnit ashtu me tu befsha? Cfare u be? Perse? - ia ku filloi me pyetesorin e perhershem ne kerkim per te marre vesh cdo gje qe ndodhte ne lagje

-Asgje, asgje. Me siguri ka qene televizori hapur . - i dha dhe nje buzeqeshje te fundit sa per te kaluar rradhen e hyri brenda ne shtepi.

Fatmiresisht ai sishte ne shtepi e nena e saj kishte shkuar ne pune. Ishte rrobaqepese dhe rroga e saj ishte e vetmja qe i mbante gjalle per te ngrene nje kafshate bukë.

Shkoi ne dhomen e saj e ashtu pa u nderruar u shtri ne krevat. Nuk i benin pershtypje floket e lagura tashme te drejta, rrobat e lagura tashme te ngjitura pas trupit e ethet qe e kishin zaptuar te gjithen. Filloi te dridhej e buza i ishte bere mavi ,por nuk i interesonte asgje.
Deshironte te bertiste , te uleriste e te nxirrte dhimbjen qe i torturonte shpirtin,por e kishte te pamundur. Ajo nuk kishte më as zë , nuk kishte më as force. Merrte ende fryme, por ajo fryme ishte vrastare per te . Jeta e saj ishte kthyer ne nje ferr te vertete , ne nje rremuje te cuditshme qe e skllaveronte dita-dites e ajo nuk mund te bente asgje. Ajo kishte ngecur mes nje kufiri imagjinar : mes jetes dhe njerzve te gjalle e atyre te vdekurve.

Skishte dite qe ajo mos mbyllej ne dhome , mos derdhte lot teksa mendonte per batakun ne te cilin jetonte. E kishte te pamundur mos qante kur i kujtohej nena e saj dhe plaget pergjate gjithe trupir, kur kujtonte vellain e saj. I mungonte si dreqi!

Ishte zhytur perseri ne mendime teksa qendronte e bere kruspull e dridhej e gjitha nga i ftohti. Habi! Edhe pse dridhej ajo nuk kishte ftohte , edhe pse ishte e deshperuar ajo vazhdonte ende te jetonte . Habi me kete jetë!

Një e kercitur dere e beri te hidhej perpjete nga frika. Sapo pa fytyren e tij ngrit menjehere e u ngjit pas murit duke perqafuar veten .

-Ke frike nga une? - degjoi ate te leshonte keto fjale bashke me aromen e shemtuar te alkoolit.

-Dil jashte!- u mundua te dukej e forte, por zeri i doli me teper si nje lutje.

-Ja qe sdua. - pas cdo fjale bente dosa hapa me prane saj e ajo kisjte ngecur e ngjitur pas murit. Kishte frike e me afrimin e tij, zemra behej gati per te shperthyer nga vendi.

Ai ngriti doren e ajo mbylli syte e tromaksur . Po priste nga casti ne cast te ndiente dhimbjen ne fytyre ose trup, por ajo shuplake nuk erdhi kurre. Hapi syte dhe vezhgoi doren e tijte prekte supin e saj.

-B...babi? - foli e habitur nga veprimi i tij. Po fillonte te mendonte se ai po ndryshonte , por veprimi i tij i rradhes e zgjoi nga kjo enderr .

Afroi doren prane gjoksit te saj ne menyre provokative . Sapo kuptoi qellimin e tij te shemtuar iu neverit jeta , vetja dhe vete ai. Beri ta godiste me shuplake, por duart e tij e mberthyen pas murit .

S'mund te mendonte asgje. Nga ai mund te priste cdo gje perpos kesaj. Si mundet tia beje kete gje babai bijes se tij?

Ndjeu nje lemsh t'i ngacmonte fytin e nje rrebesh lotesh t'i ngarkonin syte . Ndjeu zemren te tallej e te qeshte me te , ndjeu nje tufan ne brendesi te trupit te saj. Ishte e tepert dreqi e marrte! Ishte e tepert per nje adoleshente 17-vjecare.

U largua nga mendimet dhe e veshtroi thelle ne sy shoqeruar nga lotet e saj. Iu shpif personi qe ndodhej para saj. Po perpiqej te zhyste gojen e tij te shemtuar ne qafen e saj kur ajo i dha mje te shtyre. Pija ia lehtesoi punen pasi e bente me te dobet .

Sapo beri te largohej mga dhoma , dora e tij e terhoqi dhe njehere duke e rrezuar poshte.

Beri te prekte serisht trupin e saj te pafajshem , por kesaj here e gjeti me te pergatitur. Rrembeu nje vazo prane komodines dhe e ngjiti me siperfaqen e kembes se tij.

Nuk donte te humbiste kohe, keshtu qe pa u menduar dy here doli nxitimthi jashte.

E gjeti veten perseri ne rruget e qytetit , te boshatisura , te lagura, te erreta. Vraponte si e cmendur duke mos ditur se ku po shkonte , duke lejuar qe lotet e saj te beheshin njesh me shiun e rrembyer qe kishte pushtuar vendin. Ato momente te shemtuara i silleshin ne mendje si nje makth i felliqur e nuk i largonte dot.

Perse?! Perse dhemb kaq shume te jetosh?!

E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now