Pjesa 4.

1.9K 161 113
                                    

Ishte lodhur...Ishte lodhur kaq shume dreqi e marrte dhe jo nga vrapi i terbuar neper rruget e boshatisura e te bera qull nga shiu u vrazhde .
Ishte lodhur duke u marre cdo dite me babain e saj, duke jetuar e burgosur ne jeten e saj , ishte lodhur duke vuajtur.

Nuk e kishte kuptuar si, por pas nje lufte te gjate me veten e me lotet qe i kullonin çurkë te bera njesh me shiun e kishte gjetur veten te ulur perseri tek i njejti stol qe ishte ulur perpara se te shkonte ne shtepi, atje ne fund te pedonales se qytetit.
Ishte rikthyer ketu ndoshta per te perjetuar dhe njehere ate ndjenjen e qetesise e te clirimit qe kishte perjetuar . Te shijonte teksa lagej ne shi , te shijonte aromen e freskise, por kishte qene ndryshe. Sapo truri i  saj binte ne qetesi, ne mendje i shfaqej babai i saj, i neveritej.

Me kembet e kryqezuara e mbeshtjelle pas stolit te kuq ,kishte vene kufjet ne vesh pa vendosur nje kenge , koken e mbeshtetur mbi drrasen e njomë, floket kafe e me onde te bera qull e spicë i ishin ngjitur pas fytyres , qendronte e heshtur duke vezhguar henen e asaj nate qe duket sikur s'do te zhdukej kurre. E kishte zili henen. Ishte e qete , s'e ngacmonte kush, ishte unike dhe plot ndricim, ndryshe nga ajo ; nje femer e dobet e me nje shpirt te  rremujshem , me jeten qe i sulej cdo  dite gati per ta gllaberuar , e zbehur dhe e venitur nga dhimbja e vuajtja.

-Vajza e shiut! - degjoi nje ze te njohur per te dhe ndjeu nje shtullunge ajri te formohej nga i ftohti e t'i ngjitej pas qafes duke i shkaktuar disa dritherima rrengjethese per te .

Ajo nuk e beri qejfin qeder te kthehej e te shikonte personin qe po i fliste . E dinte se ishte nje nga ata djemtë hipokritë qe e ngacmonin me fjale me shpresen se mos gjenin atë që kerkonin , per te kaluar kohen e tyre te rendomtë me femra të rendomta.

U ngrit dhe beri të largohej pa e kthyer koken fare nga djali qe qendronte ende ne këmbë duke pritur nje pergjigje prej saj.

-Te lutem qendro një çikë aman.
U habit nga fjalet e tij. Nuk kishte perdorur ndonje fjale te pështirë qe djemve u dukej flirtuese. Çfarë mendje i benin yzmet njëherë?! Se me ato fjale do te benin per vete nje femer tjeter perpos nje kurve?

Kishte ndaluar së ecuri e qëndronte me shpine nga ai. Kishte mbyllur syte e shtrengonte grushtin duke ngrënë veten me dhembe e duke kafshuar buzen  se perse kishte ndaluar . Dreqi e marrte! Ai ishte nje i panjohur per te .

Shiu vazhdonte ende te binte . A thua sikur kjo nate te ishte e saja?

-Mos ik! - u degjua perseri zeri i tij. Ajo u habit. Perse nje i panjohur i kerkonte te qendronte? Cfare duhet te bente ajo? Mendja po i vlonte nga qindra mendime e po bente nje lufte te humbur me veten per t'u larguar.

-Te pashë në drekë. Ndërkohë që gjithë njerëzit e tjerë vraponin si te cmendur per te mos u lagur ti kerkoje shiun me kembengulje. Kerkoje te lagte cdo centimeter te trupit tend e gjeje paqe teksa perhumbeshe ne piklat e tij. Kerkoje te humbisje ne aromen e tij dehese , te zhysje e te pastroje mendjen tek ai. Kerkoje qe ai te ishte i joti e mos largohej kurre. E si për dreq shiu te degjonte vetem ty . Dukej sikur i bindej deshireses tende egoiste per te vjedhur ate dhe aromen e tij. Qe nga ai moment si nje ylber qe del pas shiut u vulose ne zemren time si vajza e shiut . Shiu eshte i joti vajze ! E ti je ylberi im...

Kishte degjuar keto fjale nga nje i panjohur e tashme i ishte kujtuar ,ishte djali qe e kishte pyetur nese ishte mire . Kishte degjuar keto fjale dhe kishte qeshur... Po, po ai e kishte bere te qeshte pas gjithckaje qe po kalonte , sepse disi ne ato fjale qe kishte thene ,
ai kishte kuptuar boten e saj vetem duke e vezhguar.

Nuk kishte perdorur komplimente apo fjale te medha per ta bere per vete , thjesht kishte treguar si ai e perfytyronte shpirtin e saj. E ne fakt ai mendonte se shpirti i saj ishte i paster si kristal, larg batakut helmues e llumit qe permbante kjo bote.

-Une jam vajza e shiut, por ty nuk te njeh shiu. Do te ftohesh. - i foli qete e me ne fund u kthye me fytyre nga ai duke i dhene nje imazh ylberit te tij.

-Nuk ftohem , pasi ylberi me jep gjithmone jete e ngrohtesi. Duket sikur vajza e shiut perdor atë per te fshehur shiun nga syte e saj.

E beri te buzeqeshte perseri e kesaj here te ulej perseri ne stoli ku qendronte para se te vinte ai.

-Ylberi qe ndodhet  para teje eshte pa ngjyra. Nuk mundet te te ngrohe. Eshte nje ylber i ftohte ,gjithmone i zbrazet nga gjithcka e i mbushur me lotë.

-Mua me pelqen te ngjyros e te heq zbrazetine. Te mbush nje ylber me gjithcka perpos shiut- ia ktheu ai duke iu referuar asaj dhe shpirtit te saj.

- Kurse mua me pelqen te qendroj bosh.

-Sepse nuk e ke idene si ndihesh kur je plot...- vazhdonte ai ende me tijen duke mos e ditur perse ajo femer qendronte bosh.

-Ndoshta sdua ta di kurre .

-Ndoshta dhe vajza e shiut ka ftohte ndonjehere .- tha ai dhe qeshi lehtas teksa pa ate te dridhej nga i ftohti. Ia kishin nisur nje bisede  ne mes te shiut, te dy te ulur ne stolin e kuq te bere qull ashtu sikur ata tashme. Ia kishin nisur nje bisede te pakuptimte ne pamje te pare, por qe ne vetvete tregonte jeten e boten e tyre . Ia kishin nisur nje bisede qe as ata nuk dinin se si do ta vazhdonin .

-Ndoshta vajza e shiut ka pare shume filma dhe ky eshte momenti kur ti me jep xhaketen tende .- qeshi perseri me fjalet qe kishte thene . Ai person e bente te ndihej e lire , te fliste pa komplekse, te ishte vetvetja , sepse dukej sikur e kuptonte .

Ai buzeqeshi nje copëz here teksa hoqi xhaketen per tia dhene asaj e duke mos ia ndare syte foli qete.

-Ndoshta djali me ylber ka pare filma gjithashtu dhe ky eshte momenti kur ty nuk te ngron mjaftueshem xhaketa.- ia ktheu embel buzeqeshjen duke bere te mundur te formoheshin dy gropeza ne faqet e tij , i dhuroi nje perqafim miqesor ne mes te shiut per t'i hequr sadopak ethet e te ftohtit qe e kishin ndjekur gjithe diten, friken qe mezi po e perballonte e vuajtjen qe i gerryente shpirtin.

Deshironte ta shmangte ate perqafim me nje te panjohur ne ate ore te vone te nates ,por nuk kishte force, ose ndoshta kishte nevoje per nje perqafim, sepse ne fund te fundit te gjithe kane nevoj per pakëz diell pas shiut .

I tille ishte ai perqafim per te. Ngrohtësi pas etheve
Buzëqeshje pas lotit
Ylber pas shiut...

E SkllavëruaraWhere stories live. Discover now