Kishte qënë ndryshe. Kishte qënë ndryshe nga meshkujt e tjerë, ose të paktën kështu i ishte dukur asaj.
Nuk ishte ndierë ashtu si shumica e vajzave thoshin, por të paktën nuk ishte ndierë më e ulët sesa ishte. Ishte treguar ndryshe me të, kur në fakt me gjithë femrat e tjera tregohej tepër i ashpër e ato e pëlqenin ashpërsinë e tij. Ishte kjo mania e femrave që pëlqenin djemtë e vrazhdë, djemtë që i lëndonin.
As vete nuk e kishte kuptuar përse, por nuk e kishte detyruar të bënte asgjë që ajo nuk donte. Madje, qejfi nuk ia kishte të bënte fare gjë me të, thjesht donte të dëgjonte ato që ajo i thoshte edhe pse fliste pak, por do të dukej sikur i dhimbsej dhe të tregonte se i vinte keq për një femër, qejfi nuk ia kishte aspak, kështu që kishte vazhduar atë për të cilën kishte shkuar te ai vend.E kishte lënë në gjumë të lodhur dhe ishte larguar. Asnjëherë nuk flinte me femrat, asnjëherë nuk bënte dashuri me to ,vetëm sa i pallonte ato për të shtyrë kohën, për të vërtetuar mendimin e tij se të gjitha femrat ishin njësoj.
Më parë, kishte filluar t'i quante kurva, por me kalimin e kohës kishte kuptuar se nuk janë të tilla,besnikëria, dashuria dhe ndjenjat janë për të dobëtit e as ai, as femrat nuk i kishin këto, ndaj i quante mace të gjitha,të lëpihen për të të vjedhur zemrën,të bëjnë t'i përkëdhelësh e në fund të marrin bukën që në dorë kishe. E kush do dalë i fituari në këtë mes?!
Dinakeria, sepse kjo botë është makth për të drejtët.
***
Mëngjesi kishte erdhur, e pas një dushi të nxehtë në ato ditë të ftohta dhjetori, qëndronte në dritare duke pirë një filxhan me çaj të nxehtë,por nuk ngrohej aspak.
Përsëri vëzhgonte borën e, çuditërisht bora i kujtoi atë, atë bisedë që kishin bërë një ditë më parë.Dëgjoi një trokitje të lehtë dere e me një zë të ngjirrur mëngjesi, dha aprovimin për të hyrë. Nuk u bë fare kurioze të shikonte kush do të ishte, por thjesht priti çfarë do i thoshin.
-Si t'u duk Enzo mbrëmë cagna?- e kuptoi menjëherë kush ishte dhe nuk e honepste dot.
-Bianka nuk kam nerva të merrem me ty sot.
-Pse kaq shumë të lodhi hamshori im?
-Bianka zhduku po të them!- ashpërsoi tonin e zërit. I neveritej ajo femër që nuk njihte veten. Ato ishin thjesht ca kuçka me të cilat meshkujt shfrynin epshet dhe nuk do i merrnin në shtëpi për të krijuar familje, nuk do të kalonin darka romantike duke bërë dashuri pranë oxhakut, nuk ishin femrat e tyre e as ata nuk ishin të asnjërës prej tyre dhe ajo pronorizonte ata që dëshironte sikur të ishin bashkëshortët apo të dashurit e saj.
Ndjeu që iu afrua pranë duke shkuar përballë saj. E pa thellë në sy dhe duke u munduar të bëhej sa më autoritare, i tha
-Azra apo si dreqin e ke emrin. Ke tre vite këtu dhe besoj se më ke njohur,askush nuk më kthen shpinën mua, askush nuk më merr burrat apo të ardhurat mua. Enzo është i imi dhe ti nuk ke për ta marrë.
I vinte të qeshte me fjalët e saj, por e mbajti veten.
-Unë mund ti kthej shpinën kujt të dua dhe nuk ke çfarë mutin të më bësh,sepse unë nuk jam askush, jam Azra e dashur, flaka që të përvëlon ty dhe ti s'e merr vesh hiç. Mbaji burrat e tu dhe bëni ndonjë orgji, mos ki merak nuk kam qejf të marr sidën që ke ti. Sa për Enzon a çfarë dreqin e ka emrin, nuk e thirra unë, ai erdhi vetë, në fund të fundit malli i vjetër del nga përdorimi.
-Kujt i thua mall i vjetër ti bushtër shqiptare?- kaq ishte dashur që fytyra e saj të skuqej e të hidhej në sulm. Kishte tentuar ta godiste me shuplakë, por i kishte mbetur thjesht një tentativë, pasi vetë e tha dhe ajo, ishte shqiptare për dreq, e shqiptarit nuk ia ha qeni shkopin aq kollaj.
Ia kishte kapur dorën duke ia përdredhur, që mos e përdorte fare për disa ditë, do e linte pa punë, kurse me dorën tjetër i kishte kapur flokët e gjata bjonde e duke e tërhequr e kishte pështyrë në fytyrë.
-Mos të të hajë më të kruhesh me mua, se të bëra ushqim për mizat, bushtër italiane e thatë.Ik pallohu andej, mos u kruaj me mua.
E shtyu tutje e ajo gati sa nuk ra, por e mblodhi veten dhe u largua si një qen i frikësuar që sapo e kishe bërë manës duke e rrahur. Do të shtrihej përsëri, po të mos kishte qënë për Xhovanën që hyri në derë.
-Të tha gjë ajo picirrukja?
-Më ke mësuar mirë të vetëmbrohem Xhov.
-Kjo është vajza ime! Ke një klient përsëri. Nëse je e lodhur, mund t'i sygjeroj ndonjë vajzë tjetër.
-Thuaji të vijë.
-Mirë patoke, ti e di.
U kthye menjëherë me shpinë nga dera e përsëri vështroi borën. Ah sa i ngjante! Ishin të dyja kaq të ftohta, të akullta, të acarta. Ngjanin se për dreq nuk ekzistonte ngrohtësia apo ndjenjat në qenien e tyre, por kishin një ndryshim, bora ishte e bardhë, kurse ajo ishte sterrë, katran e zezë.
Dëgjoi derën që u hap dhe përsëri nuk u kthye.
-Eja mbaro punë dhe zhduku!- foli përsëri me një ton moskokëçarës.
-Sofia?!
Foli me një ton moskokëçarës, por më pas shtangu në vend. Sa vite kishte pa e dëgjuar këtë emër dhe i erdhi keq, ndjeu mëshirë për Sofian. Nga ana tjetër ai zë, e çoi në qindra dallgë të vjetra, e përplasi njëherë vrikthi në tokë, i zgjoi qindra kujtime e momente të vjetra, por përsëri nuk ndjeu asgjë. Në fund të fundit Sofia kishte vdekur...
La filxhanin në komodinë e u kthye me fytyrë nga ai tepër e qetë, por në të njëjtën kohë kurioze, kurioze sesi kishte mundur ta gjente.
Nuk gabohej jo, ishte ai...Përballë saj, me një fytyrë të shqetësuar, por në të njëjtën kohë të habitur qëndronte ai...
أنت تقرأ
E Skllavëruara
روحانيات[+18] MATURE CONTENTED/SKENA PSIKOLOGJIKISHT TE RENDUARA/ LEXOJENI ME VETEDIJE TE PLOTE [COMPLETED] Ai u largua me fytyrën e shënjuar, me veshin e përgjysmuar,po ajo?! Ajo mbeti e shtrirë në shtrat, me trupin e mavijosur, me krahet e skuqura, e gja...