6-Miku yt !

254 25 10
                                    

Hapi syte duke e lene prapa erresiren qe e kishta kapluar per me shume se 10 minuta.
Dhe u ndesh me shikimin e tij ,me syte qe qendronin mu ne fytyren e saj.
Ai universi i gjelber i syve te tij kishte marre nje pamje tjeter.
Ne ata sy shihej trishtim...thelle ne ta po..njesoj si ne syte e saj.
Trishtimi me trishtimin  nuk krijojne asgje tjeter perveq nje melankolie deshpruese.
Ajo e shihte thelle ne syte e tij nje  bovarizem te madh ,e ndoshta ky ishte edhe rezulati i sjelljeve qe bente ndonjehere.

Shikimi i tyre zgjati per fraksion minute ,sepse ai u nderprit  nga reagimi i Reit.

-Je mire?-pyeti ai i shqetsuar dhe kete verejti edhe ajo.

-Si duket 'Je mire' eshte fjala e pare qe thua kur  flet me mua-tha ajo dhe vuri buzen ne gaz ,edhe ai gjithashtu sepse me pare ai  kishte bere te njejten 'falimnderit' eshte fjala e pare qe thua kur flet.

-Epo ne gjendjen tende  nuk besoj qe thuhet tjeter fjale-tha ai dhe qeshi paksa.

Edhe ajo beri te njejten gje.Perhere te pare ata qeshen me njeri -tjetrin,per here te pare ata shkrin akujt  e bisedes.

-Ke filluar te privohesh nga ushqimi apo çfare?-pyeti Rei.
Ajo shikoi me habi.

-Kjo alivanosja jote kishte ardhur per shkak te "ushqimit te tepert"-ironizoi ai fjalin e fundit.

-Ne fakt ushqimin e spitalit s'mund ta haja dot ,dhe nuk isha ne gjendje per te dale jasht-tha ajo.

E ai ndjeu veten keq ,nuk e dinte sa te veshtire mund ta kishte pasur ajo.Te mos kesh dike qe kujdeset per te,dhe ne ato momente u pendua qe kishte vendosur te mos shkonte me pran saj.

-Une duhet te iku ,pasi tani u zgjove ,besoj qe se shpejti do te vije infermierja,para pak minutash ishte ketu dhe tha te prisja deri sa te zgjohesh -foli ai dhe u zgjua nga karrikja qe kishte vendosur perballe shtratit te saj.

-Faliminderit qe ishe ketu ,nuk e di nese do mund te ta kthej nje dite'-foli lehtazi Aya.

-Te lutem!Je amanet i nenes sime -tha ai ,dhe sikur ndryshoi nga çasti ne çast.

Ai mori drejtimin nga dalja ,dhe ndaloi sapo degjoi emrin e tij te thirrur nga ajo.Po,per here te pare ajo kishte thirrur emrin e tij.

Qendroi per nje çast ashtu ,dhe me pas drejtoi koken nga ajo.

-Do kerkoja nje gje te fundit ,nese mundem normal'-tha ajo me nje ze te çjerre.

-Natyrisht thuaje te lutem-tha ai

-Ne qoft se kishe mundur te shkoje ne polici ,ta di se çfare ka ndodhur me veturen time ,askush nuk me ka informuar asgje-foli ajo.

-Po mund ta beje

-Falimderit,vertet te jam bere barre per ty ,por ajo eshte e vetmja qe me ka mbetur nga babai -dhe ajo pa pritur filloi te qaj-sepse ai ka ikur ,une jam e vetme ,askush nuk eshte pran meje-dhe qarja e saj kaloi ne ngashrima.

Ne mes lotesh ndjeu nje dore qe i fali ngrohtesi.Ai perseri e kishte perqafuar dhe degjoi fjalet "Hej une jam ketu"qe ne ato momente ishin fjalet me mbeshtetse ne te gjithe boten.Ishin fjalet qe asnjehere se kishte pasur nga shoqeria e "mire"qe ajo e kishte konsideruar.Ishin pikerisht keto fjale qe i duheshin per ti degjuar.

-Une...me vjen shume keq...ngushllime -shprehu ai ,e ne fytyre ishte vrenjtur,dhe u ule ne nje qoshe te shtratit.

-Faleminderit-shqiptoi perseri mes te qarash.

-Eshte mjaft e veshtire te jetosh e vetme ,kete e kam kuptuar para 4 muajve-tha ajo duke e thyer heshtjen e para disa minutave,kur ai po e shikonte me keqardhje e ajo s'duronte dot.Ishte e veshtire te qash para nje mashkulli dhe per te ishte gje e ulet per nje femer te fort si ajo.
Por ne fakt ai qe e veshtronte teksa lotet e saj binin nder faqe dhe kalonin ne qafen e saj hollake ,donte ti fshihnte ..me doren e tij dhe ta prekte me butesi ate faqen e saj te brisht ,por ai nuk e beri ,s'pati guxim ,sepse ate e kishte humbur kohe me pare.

"Lamtumirë e pathënë"Where stories live. Discover now