Vraponte si i çmendur ate mengjes.Dy dite kishin kaluar tashme.Larg saj ishin plot 48 ore.Djerset kishin mbuluar ballin e tij ,vraponte pakontrolluar ,sepse ashtu po nxirrte dufin qe kishte mbrenda vetes.Sepse vetem keshtu ndoshta do ta lendonte veten por jo ate.
Ndaloi ,frymarrja i'u veshtiresua ,duart i kaloi mbi gjunje dhe ashtu mundohej te qetsohej.
Gjithçka i rrotullohej ne ato momente,kujtimet ,mendimet kishin krijuar nje lemsh te madh ne koken e tij e i zinin edhe frymen.Gjithcka i paraqitej ne sekuenca te shkurtera ,e kaluara po linte gjurmet e saja perseri ne shpirtin e tij .Paraqitej ne momentin kur ai ishte aq i dobet per te luftuar ,prekte plaget ku ai ishte fort i lenduar,e s'mund te luftonte dot.
Qendroi disa minuta ne ate pozicion dhe u ngrit dhe kete here per te vrapuar perseri.
Pas pak mberriti ne shtepi ,hyri per ta bere nje dush dhe doli shpejt.
Per disa minuta u gjend perballe motorit te tij dhe u nis .Ndoshta diçka ndryshoi sepse u nis me i fort se kurre .U nis me vetbesim dhe kete e tregonte fytyra e tij.Asgje s'mund ta ndalonte ne keto momente ,sepse ai kish vendosur dhe do ta bente kete.Do ta thyente akullin ne te cilin e kaluara e kishte mbyllur ,ne akullin e te cilit ajo luante gjithmone me te.
Ishte betuar se asgje s'do ta ndalonte te shkonte pran saj ,largesia ndaj saj ishte e paperballueshme per te.
Zeri i saj ishte melodia e embel qe e qetsonte zemren e tij,prekjet e saj ishin ledhatimi dhe sherimi i plageve te tij ,kur ajo perqafonte i dukej sikur po perqafonte boten , floket e saj ishin mendafshi me i bute qe kish prekur ,aroma e saj ishte imitim i luleve me te bukura te botes dhe mbi te gjitha fytyra e saj ishte natyra me e bukur qe ai kishte pare ndonjehere.A nuk kjo e mjaftueshme per ti dhene emrin e te dashuruarit marrezishem?Kjo e bente ate te kuptonte se pa te ai ishte nje peshk qe kishte dale nga akuariumi.Rruga i dukej e gjate ...shume e gjate per tu hedhur nen perqafimin e saj dhe per kete as qe do ta pyeste sepse ai e dinte mjaft mire se sa shume i mungonin njeri-tjetrit.Kete here ajo duhej ta degjonte ,sepse nganjhere asgje nuk eshte ashtu sic duket.Kishte gabuar ,kete e dinte por ai ishte i vendosur qe kesaj here asgje nuk do nderhynte ne mes tyre dhe dashurise qe kishinper njeri-tjetrin..asgje!Mandje as flladi i lehte qe afronte vjeshten!.
Me fund u gjind pran deres se saj.Pran deres kur me qindra here kishte hyre duke e pare buzeqeshjen e saj dhe...shpresonte ,shume shpresonte qe sot ajo do ta hapte deren me te njejten buzeqeshje.
Trokiti per heren e trete tashme,por as nje levizje nga ana e saj.-Aya ,te lutem hape deren ,dua te bisedojm.-foli pas trokitjeve qe beri.
-Aya ,te lutem,ma mundeso kete te lutem ,a nuk meritoj asgje prej teje?
Te lutem hape!-qendroi per pak per ta degjuar ndoshta zerin e saj.-Aya!-bertiti pak kesaj here.Ndjeu nje dore ne krahror dhe koka furishem iu kthye nga ajo ane.
-Lisa!
-Aya s'eshte ketu Rei.-tha ajo.
-Çfare ?
-Ajo eshte larguar para dy ditesh.
-Eshte larguar!Ku?
-Ne qytetin e saj ,tha se do shkonte prane prinderve te saj.
-Pse nuk me lajmerove Lisa ?Pse!?
-Sepse ajo me detyroi te betohesha qe te mos te te tregoj .
-Po Rajan ?Ku eshte?
-Nuk e di ,se kam pare,mbase edhe ai...
-Edhe ai ka shkuar me te .Trapi.Sa ta shoh do ja thyej turinjt.
-Rei ,nuk eshte koha per xhelozi,nese e do ate ,shko ,shko dhe mos e lere me kurre,sepse edhe ajo te do ,por Rajani mund ta shfrytzoje rastin kur ti nuk je pran saj.-tha ajo duke mbajtur krahrorin e tij.
Ai pohoi me koke, nuk foli me teper ,dhe ajo qe menjehere i erdhi ne koke ishte te shkonte pas saj ,ne qytetin e tyre.
U nis shkalleve dhe degjoi :-Rei ,me lajmero-tha Lisa.
-E bëj -tha pa kthyer shikimin dhe pa ndalur.Sepse tani veprimi i vetem qe do bente ishte te shkonte pran saj ,asgje tjeter.
***
Errësire ishte para syve te saj.Kishte te ftohte sepse e ndjente se ishte nje ambient i madh e i mbyllur.
E ulur ishte ne nje sedilje,dhe mundohej ,sa shume perpjekje bente por nuk mund te bente asgje.Kemba e majte dhe duart e saja ishin te lidhura.Nuk e dinte as sa kohe kishte kaluar prej se ishte gjendur ketu ,thirrjet e saja nuk degjoheshin nga askush ,sikur gjindej ne mes te asgjekundit.Ishte kaq bosh dhe njekosisht ftohte.Zeri ishte çjerrur nga bertimat e shumta qe bente tash e disa ore vazhdimisht Por asgje nuk levizste ,asgje prej gjeje.
Kishte qajt ne fillim ,mandje shume por lotet nuk kryenin pune asgje,do duhej te kishte nje arsyje se perse ajo gjindej ketu.
Vetja iu duk sikur ne librat e shumte qe kish lexuar,por s'mumd ta paramendonte se kjo do ti ndodhte asaj ,sepse kurre si kishte kushtuar rendesi nese kjo do mund te ishte e vertet.Por ja qe kishte ndodhur dhe sa mundohej te gjente nje zgjidhje ,njelloj sikur personazhet qe kishin qene ne nje situat te tille.
Por nuk mundej dot ,sepse aty zgjidhja ishte e gatuar ,e ketu ne realitet zingjiri qe kish ne kembe nuk hiqej duke ferkuar si litar pas shpines e ulur ne karrike.Jo ,sepse ajo ishte e ulur ne toke.
Pa zgjidhje ishte ,dhe kur humbu shpresat degjoi nje ze.Dera u hap.Ndjente si dikush afrohej por nuk shihte dot.-Kush je ti?-beri pyetje qe s'mori pergjigjje.
-Kush je ti?A?-perseriti por perseri heshtje.
-Çfare kerkon nga une?-tha por askush spo fliste.-Pse nuk flet?Çfare llogarie ke ti me mua?
-Vertet deshiron ta dish?Te kujtohet letra qe gjete?-foli dikush dhe sikur gjithcka ndaloi ne çast.U shokua ,jo prej fjaleve por prej zerit.
Drita sikur i verboi syte ,dhe syte mezi i hapi kur largoi mbeshtjellsen qe i kishte mbyllur syt.
Dhe kur hapi ,sikur e ter bota iu rrotullua mbi koke.-Ti?!!-ishte fjala e veteme qe i foli me veshtiresi nga goja e tingelloi ne hapisren e madhe te erret.
P.S Asgje nuk eshte siç duket!
VodkaBambi per ty ❤
YOU ARE READING
"Lamtumirë e pathënë"
Spirituale-sepse humbja eshte ajo qe te mposht "-tha ajo dhe lotet pikonin ne faqen e saj te brisht. -Me beso humbje do te thote te refuzosh te ngritesh ,keshtu isha edhe une te kujtohet? Se bashku do ta mposhtim ne humbjen."-tha ai dhe mori guximin qe doren...