1

687 38 20
                                    

Te gjithe syte e tyre ishin mbi mua. Valle cfare po ndodhte?! Pse te gjithe me shikonin ne ate menyre?! Ishin veshtrime te frikshme, dritheruese. Ata po habiteshin nga sjellja ime. Po me shikonin si te isha nje e cmendur qe s'arrinte dot te kontrollonte veten. Te gjithe me thonin te qetesohesha. Me kapnin e me shtrengonin fort njesoj si ajo bluza e forces ne cmendine. Por une isha mire. Nuk isha e cmendur.
Ajo isha une. Ajo qe kisha qene gjithmone, vetem se ata per here te pare po me njihnin vertet. Ata, per here te pare, me pane mua ne ate gjendje qe une e shoh cdo dite perpara pasqyres. Ne syte e tyre per here te pare pashe dhimbje. Nje person i dashur per ta e kishte humbur tashme toruan.

Me erdhi keq qe e pashe ate shikim, qe ata me pane ne ate gjendje. Deri me sot kisha arritur me se miri ta fshihja veten time, dhimbjen time, cmendurine time prej tyre. Por sot isha dorezuar. Nuk mundesha me te fshihja ndjenjat e mia. Doja te clirohesha, te bertisja me te madhe, te qaja e te mos me interesonte per asnje. Vetem te shpetoja nga ajo gjendje. Nuk e duroja me dot veten. Doja te ikja sa me larg. Larg te gjitheve, larg gjithckaje. Doja te shpetoja nga e gjithe bota qe deri ne ate moment e kisha kunder. Une luftoja e vetme ndaj te gjitheve ose me sakte ndaj asgjeje. Kjo ishte pjesa me e veshtire. Une ende nuk dija se kundrejt kujt po luftoja, por cfaredo te ishte eshte e sigurt qe ishte me e forte se une.

Ishte aq e forte sa tashme me kishte detyruar te qendroja e perulur, e pafuqishme dhe pa asnje fije shprese, pa asnje dore ku te mbahesha.
Te gjithe ishin aty , po une nuk arrija te shihja asnje. Duart e te gjitheve ishin te zgjatura nga une, por une nuk mund te kapja asnje. Jo sepse s'kisha besim, jo sepse deri me sot ato duar nuk ishin zgjatur asnjehere drejt meje, une gjithsesi do ta kisha pranuar ndihmen e tyre, por sepse nuk isha e sigurt se doren qe do te kapja nuk do ta terhiqja poshte ne humneren ku kisha rene.
Une kisha humbur gjithcka, por ate pjese te zemres time qe une ua kisha dhuruar atyre refuzoja ta humbisja. Nuk mund te humbisja te vetmen gje qe me lidhte me boten, me sakte te vetmen gje qe me mbante akoma te gjalle ne ate bote.. ata .. Familja ime ..vete jeta ime.

Tashme kisha arritur te shpetoja nga veshtrimet e tyre, por perballe kisha nje veshtrim akoma edhe me te dhimbshem.
Gjendesha e mbyllur ne dhomen time, gjithmone ne te njejtin vend, perballe pasqyres. Te shihje veten ne ate gjendje ishte vertete e tmerrshme, por vazhdoja te mos e largoja shikimin nga syte e saj.
Ajo vajza perpara pasqyres ndonjehere me dukej si dikush tjeter, si nje person qe une e kisha burgosur brenda trupit tim. Ajo ishte njeriu me i mire ne bote, me shikimin me te bukur, me syte me mahnites edhe pse gjithmone i shihja me lote. Por kesaj here .. kesaj here e pashe vertete te lodhur. Shikimi i saj me vinte si nje lutje e madhe per ndihme dhe une filloja te qaja akoma me shume ne pamundesi per ta ndihmuar.

Fillova, pavetedije, te perserisja te njejten fjale si gjithmone " Me fal !! "
I kerkoja falje asaj vajze qe s' mund ta liroja dot nga vetja. I kerkoja falje te gjithe atyre qe i kisha larguar nga vetja, te gjithe atyre qe ne perpjekje per t'i bere te lumtur i kisha lenduar. U kerkoja falje te gjithe atyre qe i doja, por qe dashuria ime i kishte vrare. Me pak fjale, i kerkoja falje te gjithe botes njesoj si te ishte faji im qe kisha ardhur ne kete bote dhe i kisha shqetesuar. Nuk ishte faji im, por une vazhdoja e vazhdoja te fajesoja veten thua se vetem kur dikush te me pergjigjej do ndaloja.
Nuk prisja asnje pergjigje pasi per vite me rradhe une kisha qendruar perpara asaj pasqyre duke kerkuar falje dhe askush asnjehere nuk me ishte pergjigjur.
Por kesaj here ... kesaj here ndodhi ndryshe. Degjova nje ze "Te fal! "
Po po , ai ze me tha "Te fal!".
Ishte ... ishte e pabesueshme. Te drishurat ndaluan, lotet ndaluan. Fillova te merrja fryme lirisht.
Po ndihesha .. po ndihesha e gjalle. Ishte vertet mahnitese. Asnjehere me pare nuk isha ndier keshtu. Ishte magjike.
Po nga erdhi ai ze ?? Ktheva koken, por nuk qe askush. Mendova se u cmenda vertet, por jo. Une po ndihesha e gjalle. Duhet patjeter te ishte dicka dhe une e di se cfare... NJE MREKULLI !!!




Pershendetje te gjitheve!!
Jam shume e lumtur qe jam pjese e wattpad-it dhe jam shume e emocionuar qe tashme nuk jam vetem nje lexuese, por po publikoj librin tim te pare. Shpresoj shume ta pelqeni 😊!

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now