29

136 16 10
                                    

U kthye ne klase e bere qulle. Sona nuk kishte arritur ta bindte te futej ne cader. Ishte e pamundur te merreshe me Kendin.

- Ca je bere keshtu?! - i bertiti menjehere sapo e pa Rildi, shoku i Kendit.
- Jam mire ,- i tha Kendi.
- E shoh. Te ishe mire nuk ishe lagur ne shi.
- Eshte qejff. Provoje. Ta sugjeroj,- i kthehet Kendi duke qeshur.
- Hiqe xhupin dhe vish xhaketen time.
- Nuk ka nevoje.
- Nuk te pyeta. Thash hiqe dhe vish xhaketen,- i foli serioz Rildi.
Ne qofte se Rildi behej serioz, atehere nuk kishte njeri qe ta kundershtonte, as Kendi.
- Okj. Faleminderit,- i tha nderkohe qe vishte xhaketen.
- Edhe mos te te shoh me keshtu. Ne rregull?
- Kete nuk ta premtoj dot, por gjithsesi.
Rildi e pa shtrember. Nuk e dinte pse po kunder atij nuk dilte dot.
- Ne rregull. Do perpiqem.

-Nuk mu shqit as ky,-iu kthye Sones.
- Po e thote per te miren tende. Dhe po ta vesh re eshte miku me i mire qe kemi.
- E di.
- U kenaqe duke u lagur,- i thote Sona duke qeshur.
- Haha dhe ti ndenje si frikacake duke me pare.
- Une e dua veten.
- Edhe une. Mos dysho per kete.

- Pse u lage? - e pyeti Eri kur u Kendi u ul ne banke.
- Per qejf,- iu pergjigj Kendi serioze.
- Mos lendo veten per ate. Nuk ia vlen.
- Problemi im apo jo? Ti e bere tenden.

Kendi e kishte "ruajtur" miqesine me Erin. Ai ishte personi qe ishte perpjekur ta ruante nga genjeshtrat e Aldit, nese mund te thuhet keshtu. Sepse Kendi ende nuk e dinte te verteten dhe nuk dinte as kujt t'i besonte. I besonte Aldit me gjithe zemer, por prape kishte dicka qe nuk e kuptonte. Pse ia tha Eri gjithe ato gjera per Aldin?? Pse tradhtoi shokun e tij, megjithese kishte thene se Aldi ishte vetem nje shok kalimtar per te?? Pse vazhdonte Aldi te fliste me Erin kur e dinte se ai shpifi per te??
Ishin aq shume pyetje sa Kendi e kishte te pamundur t'u gjente pergjigjen.

Shkoi ne shtepi. Mori librat te mesonte. Ne mendje i vinin mijera pytje. Dyshimi po e vriste. Kush ishte e verteta?? Mori celularin. Sigurisht nje mesazh nga Eri, i cili nuk i ishte ndare qe kur ishte ndare me Aldin.

Eri: Me fal ne qofte se te kam merzitur.
Kendi: Pse kerkon falje?
Eri: Nuk dua te te shoh te merzitur. Ne qofte se ti do une mund te te lidh prape me Aldin.
Kendi: Si keshtu?
Eri: E di une.
Kendi: Nuk te kuptoj. A nuk me the ti 1000 te keqija per te, qe ai do me lendonte, me genjente, me perdorte?! Tani pse do te me kthesh me te??
Eri: Po qe mos te me mbetet faji mua.
Kendi: Nqs ke thene te verteten nuk ka pse te mbetet faji apo jo?
Eri: O Kend ti beso ca te duash. Une e bera per ty.
Kendi: Pse me flet akoma kur me the qe nqs do i tregoja per ato qe me ke thene per te nuk do flisje me me mua?
Eri: Okj me fal.
Kendi: Nuk fal fare. Po te bej pyetje dhe ti nuk pergjigjesh. Me pare sikur ishe i sigurt, ca ndodhi tani?
Eri: Nuk dua te hy mes jush.
Kendi: Nuk ke shance te hysh mes nesh. Une i besoj atij.
Eri: Po pra prandaj i kerkove te ktheheshit.
Kendi: Ai i mohoi ato qe me the ti
Eri: Normal. Cfare prisje ti?
O Kend e di ca .. leje fare. Une se kuptoj si lash shokun tim per nje femer si ty.
Kendi: Aldi ishte shoku yt kalimtar harrove??
Eri: Nuk do te te le te na percash.
Kendi: Une nuk bera asgje. I bere vete ti.
Eri: Mos harro qe kam shume gjera. Ju kam ne dore ty dhe Marin.
Kendi: Hahaha cfare do besh? Do postosh mesazhet?
Eri: Fotot e Marit mund te dalin padashje.
Kendi: S' ke guxim.
Eri: Nuk me njeh keshtu qe mos me provoko.
Kendi: As ti nuk me njeh. Mos harro qe edhe un kam ca msg.
Eri: Ca msg?
Kendi: "me fal qe po ta them po ajo goca je ti" ... i harrove lutjet e tua per t'u lidhur me mua?? Aldi mund te mos e kete bezdi, por klases do i duken interesante.
Eri: S'e ben.
Kendi: Mos u merr me mua.

"Guxim prej budallai. Mendon se me njeh. Nqs une nuk jam e sigurt, asnje nuk eshte. "

Kaluan ore dhe Kendit nuk i ikte inati qe kishte me Erin. Si guxoi?! Si guxoi ta kercenonte?! Ai mund edhe te mos luante bllofin. Mendimi se Mari mund te lendohej prej kesaj e acaronte. Gjeja e fundit qe donte ishte te perfshinte Marin ne kete teme.

Eri: o Kend te lutem me fal. Me fal. Me fal. Me fal. Me fal . Me fal. Nuk doja seriozisht. Une nuk do e beja kurre. Nuk e di pse e thashe. Te lutem me fal.

"Po tani kerkon falje. Ca dreqin do te arrish nuk e kuptoj! "

Kendi: Nuk ka vlere.
Eri: Ti e di qe s'do e beja.
Kendi: Nuk di me asgje.

Shkoi te takohej me Andrren dhe i tregoi per biseden me Erin.
- Po ai ca pati?- tha e habitur Andrra.
- Nuk e di. Nuk e di . Nuk e di. Nuk di me cfare te besoj.
- Ama edhe Aldi nuk beri asgje.
- Cfare te beje?? Te zihet me shokun me grushta. Aldi s'eshte i tille. Ai thjesht i largon pak nga pak nga jeta e tij njerezit qe s'i do.
- Po Kend po. Domethene kete po ben me ty .
- Ai mendon se une jam tallur me te me Erin. Gje qe eshte e pamundur. Sa here kam permendur Aldin ne muhabete me Erin ka qene per ta mbrojtur nga uljet e tij ose per te kundershtuar shpifjet e tij.
- Po me Erin flet akoma ai se
- Duhet ta kete nje arsye apo jo?
- Po pra jane te verteta.
- Nuk jane. Aldi me kerkoi qe ta ndihmoja Erin me mesimet se e dinte qe ai e mbante shok vetem se Aldi meson.
- Po pse i flet pra kur e di qe e mban per interes??
- Nuk e di Andrra. Nuk e di. Po do e marr vesh.
- Lere kete teme. Harroje gjithcka ndodhi.
- Nuk mundem. Jo pa marre vesh te verteten. Dyshimi me vret.
- Do shkaterrosh veten duke rendur pas kesaj "te vertete".
- Te pakten eshte nje arsye per te jetuar.
- Mos thuaj keshtu.
- Do e marr vesh te verteten. Ose te pakten do mbaj premtimin qe i dhash. Do e bej te kete serish besim te une.








Meqe jane pjeset e fundit, dua te falenderoj pafundesisht evoLMySmile per mbeshtetjen qe me dha per te shkruar kete liber. Pa ty ndoshta nuk do guxoja.
Faleminderit ❤😙

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now