4

247 25 9
                                    

Iu kujtua..
Syte iu mbushen me lote dhe filloi te vraponte drejt saj. Qendroi ne kembe per disa sekonda perpara nje varri dhe me pas rendshem u leshua ne toke duke mos i hequr syte nga fotografia. Sona qendronte pak me tutje duke e pare ate dhe duke mos mundur te bente asgje.
Askush nuk mundej. Askush nuk mund te ngjise dicka qe e ka thyer dikush tjeter. Askush nuk mund te sheroje plaget e krijuara nga dikush tjeter. Askush nuk mundej, as vete ajo.
Vazhdonte te shikonte ate foto. Sa e kishte marre malli!! Kishte kohe pa i pare ato floke te thinjura, syte e zinj, buzeqeshjen e paster. Kishte kohe pa ndier perkedhelje nga ato duar te buta, pa degjuar zerin e saj te embel. Kishte kohe pa e pare ate, gjyshen e saj, njeriun me te shtrenjte. Ate qe e bente gjithmone te qeshte kur ishte e vogel. Ne mendje i kalonin kujtimet e bukura. Filloi te fliste me te, sepse e ndjente qe ajo e degjonte.

- Nena erdha. Te kisha premtuar qe nje dite do te vija dhe ja tek jam. Po kerkoja gjyshin, por mesa duket ai deshi qe te vija te ti. Me ka marre shume malli per te dy. Nuk e ke idene se sa. Edhe gjyshi u bashkua me ty. Me late vetem, por une e di se gjithmone jeni me mua ne cdo hap timin. Ti me plotesove deshirat , me bere njeriun me te lumtur. Bere pjese te jetes sime nje person te mrekullueshem. Faleminderit ! Fale tij munda te buzeqesh lirisht, por nuk munda ta ruaja ate dhurate. Me fal!
Por une e di qe ti serish nuk do me lesh vetem, as ti as gjyshi. Ju dua shume te dyve!

Ajo leshoi lulet mbi varr dhe u largua me koken pas.

Kendi e kishte perjetuar shume keq humbjen e gjyshes se saj . Ajo kishte qene nje person shume i rendesishem per te dhe serish vazhdonte te ishte. Per te tjeret mund te dukej budallallek, por ajo vertete ndjente qe gjyshja e degjonte dhe cdo gje qe i kishte kerkuar deri me sot, si te gjitha gjyshet, ajo ia kishte plotesuar.

                               ***

U nis per ne shtepi, sigurisht duke e falenderuar pafundesisht Sonen qe kishte qendruar prane saj.
Rruges mori nje telefonate. Ishte Andrra.
- Kendi ku je ?
- Po shkoj per ne shtepi. Ti ?
- Edhe une ne shtepi.
- A ke mundesi te flasim pak, te kaloj nga ty ?
- Po patjeter. Je mire ? - pyeti Andrra e shqetesuar.
- Po po mire jam , pa merak. Ja se erdha dhe flasim.

Pas pak minutash mberri te Andrra. U ulen te dyja ne shkallet e shtepise, aty ku kalonin ore te tera duke biseduar.
- Cfare ndodhi ? Ku ishe ? - pyeti Andrra.
- Ne varreza , -i tha Kendi dhe vazhdoi t'i tregonte ngjarjen.
...
- Waww !! Kend ti je vertet me fat qe ke dy gjysher te tille. Shiko edhe atje ku jane ata te drejtojne ne jeten tende. Ti s' do te jesh asnjehere vetem.
- E di, - i tha Kendi.
- Mjaft tani! Harroje gjithcka qe te ndodhi. Mjaft e lendove veten per nje njeri qe nuk vlen. Si je ti dhe si eshte ai. Ai eshte i lumtur tani, ndersa ti.. ti vazhdon akoma te vrasesh mendjen per te. Boll Kend boll!!
- Andrra te lutem me kupto ti te pakten. Nuk mundem. Thjesht nuk mundem. Nuk e kontrolloj dot zemren s'e kupton. Ai ishte gjithcka per mua.
- Ai te ka genjyer. Ti ca s' kupton?! Te thash qe ne fillim mos. U perpoqa te te ndaloja dhe ti ca bere.. vazhdove me ate tenden. Shikoje veten tani. Je bere gjysem njeriu. Ai nuk eshte asgje per ty . Ti nuk je asgje per te.
- Por Andrra...
- Jo nuk ka me "por ". Pranoje dreqi ta haje. Ka marre fund. Mbaroiii. Dhe e di cfare?! Une dua shoqen time. Me kthe Kendin tim. - tha Andrra dhe u largua qe aty.
Kendin e lenduan ato fjale. E lenduan shume, por nuk mund te bente asgje. Perpjekjet e saj nuk vlenin. Nuk kishte me kontroll as ne mendjen dhe as ne zemren e saj. Cdo gje ishte Ai.

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now