28

141 15 9
                                    

- Mar nuk duhet ta kishe bere ate.
- As mua nuk me pelqen Aldi, por e bera per ty. Nuk dua te te shoh me keshtu.
- Por ishte gabimi im dhe tani duhet te vuaj pasojat.
- Me fal. Nuk munda te te ndihmoja,-i tha Mari.
- Bere mjaftueshem. Ai ne cdo bisede vazhdon te perserise qe nuk ndjen asgje per mua. Kjo me lendon. Nuk e ke idene se sa. Nuk do te me lendoje, por po e ben.

                            ***
Te nesermen ne shkolle, Kendit i duhej te perballej serish me te. Madje me shpesh se cdo here tjeter. Nuk e di nese ishte rastesi, por sa here qe dilte ne korridor gjendeshin perballe njeri tjetrit. Sa here shihte njeri, tjetri ulte syte dhe anasjelltas, keshtu qe syte e tyre nuk arrinin te takoheshin me njeri tjetrin.
I mungonte shume ai shikim, ata sy. Dhe sa here ai shmangej i dukej sikur nje thike i ngulej ne zemer. Tentonte t'i fliste, por ai largohej. Kjo e bente te humbiste durimin.
Kthehet ne shtepi teper e lodhur dhe i kujtoheshin largimet e tij. Nje lemsh iu krijua ne kraharor. Mezi e linte te merrte fryme.

Kendi: Kishe folur prape me Marin
Aldi: O Kend pse i hap prape keto muhabete? Ka marre fund. Pse s'e kupton?
Kendi: I hapet ju dhe po ju jap perfundimin.
Nuk te kam dashur kurre, se po te te doja s'do ta thoja aq lehte. Kam kohe qe e kam kuptuar, po ti e ke keqkuptuar sjelljen time.
(I dergon nje foto te vizatimit te grisur)
Kete vizatim kam kohe qe e kam grisur dhe per kete te betohem per shpirt te gjyshit. Aaa dhe kur e grisa nuk ndjeva asgje.
Te pata bere nje premtim ne qofte se te kujtohet. Do beja gjithcka ta fitoja serish besimin tend. Te te vertetoja qe une s'kam luajtur me ty. Vetem kete jam perpjekur te bej, asgje tjeter.
Aldi: Shume mire ke bere qe e ke grisur. Okj nqs te kam merzitur ose te bezdis me fal. Okj.. mirupafshim.
Kendi: Do doja shume te te thoja te kam falur, por nuk e bej dot. Une s'kam bere asgje per ta merituar kete sjellje. Megjithese per ty nuk ka shume rendesi ne te fal a jo. Qofsh sa me i lumtur Ald.

Dukej sikur i dha lamtumiren dhe serish u merzit me veten. E lendonte ajo sjellje, por ai i kerkoi falje. Sigurisht qe e fali, por nuk mund t'ia thoshte. Ajo e donte dhe ishte e gatshme te falte cdo sjellje te tille. Po vuante per gabimin e saj. Nuk donte te dorezohej, por ndihej e pafuqishme per te bere dicka.
Ia la kohes. Mendoi se ajo do mund ta zbehte ate dhimbje, por jo. Me kohen cdo gje behej edhe me keq. Largesa mes tyre shtohej gjithmone e me shume dhe kjo e vriste. 

- Shiko cfare shiu po bie!- tha Sona,- Si do dalim ne pushim?
- Me kembe,- iu pergjigj Kendi duke qeshur dhe filloi te zbriste shkallet me vrap. Sona e ndoqi pas me cader sigurisht. Kendi doli jashte shkolle dhe vazhdonte te vraponte duke mbajtur koken lart drejt qiellit. I adhuronte pikat e shiut qe i lagnin fytyren. E adhuronte shiun. Filloi te rrotullohej ne vend.

- Kendiii!! Cfare ben moj?? Do ftohesh. Eja futu ne cader,- bertiste duke e ndjekur pas Sona.

Kendi nuk degjonte asgje. Me sakte ne ato momente per te nuk ekzistonte asgje. Vetem ajo, qielli dhe lotet e tyre. Qielli me ne fund po qante bashke me te. Filloi te qeshte si e cmendur. Po ndihej e lire pas shume kohesh. Per nje moment edhe dhimbja vete po shijonte shiun. Degjonte kercitjen e pikave ne toke dhe shihte pellgjet e ujit qe krijoheshin duke shkelur mbi to. Donte te behej njesh me to. Donte te ishte nje prej atyre pikave dhe te rridhte lirshem drejt rruges se saj. Donte te perplaste kembet ne toke, ashtu sic perplaseshin pikat dhe te lagte njerezit. Te pakten keshtu do vinin re prezencen e saj. Nuk do ishte me e padukshme.

 Nuk do ishte me e padukshme

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Donte te ekzistonte. Jo me vetem si nje trup, por te merrte fryme. Mos te thithte me fjale vrasese qe i mbeteshin ne fyt. Mos te kishte me deshire te vendoste perde ne syte e saj per te mos pare sjellje qe e lendonin. Mos te ecte me si nje robot, por te vraponte e gjalle. Mos te kalonte me si nje fantazem mes njerezve, por tu dhuronte atyre pak nga dashuria e saj. Nuk donte te vriste, por te dhuronte jete. Donte te ekzistonte.

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now